tgindex
EhlusSunneh

《“Kush është ai o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Janë ata që ecin sipas asaj që jam unë dhe shokët e mi.”》

Последний пост
12 авг.
Последнее чтение
14 авг.
Постов за неделю
1
Всего постов
20
Тип
открытый
Язык
und
В каталоге с
13 авг.
Подписчики
174
0 за 2 дн.
Сутки
0
0,00%
Неделя
 
Месяц
 
Просмотров на пост
141
19 постов
Вовлечённость
81,0%
к подписчикам
Постов в день
0,1
всего 20
Упоминаний
1
каналов
Охват размещения
оценка
1/24сутки в ленте
75
1/48двое суток
85
1/72трое суток
92

Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.

Посты

  • #Tre_Themelet_Thirrja_për_tek_Ajo

  • “Dhe nëse ti i bindesh shumicës së atyre që janë në tokë, ata do të të devijojnë nga rruga e Allahut. Ata ndjekin vetëm hamendësime dhe nuk kanë tjetër veçse gënjejnë (ndaj Allahut).” [El-En’am: 116]

  • без подписи

  • без подписи

  • 28 июл.352из xhemal_j

    без подписи

  • #fvSp7v

  • 【Flamujt e valëvitur të Sunnetit】 ✍️ Dijetar Kolosal Hafidh elHakemi Allahu I Lartësuar e mëshiroftë: Pyetja : 6 Cila është shenja se robi ka dashuri ndaj Zotit të Tij të Lartësuar? Përgjigjja: Shenja e saj është: Që robi ta dojë atë që e do Allahu…

  • 13 июл.362из MiraathAL

    без подписи

  • 【Flamujt e valëvitur të Sunnetit】 ✍️ Dijetar Kolosal Hafidh elHakemi Allahu e mëshiroftë: Pyetja 8: Cilët janë kushtet e ibadetit? Përgjigjja: Kushtet e ibadetit janë tre: I pari: Vendosmëria e vërtetë - dhe ky është kusht që ibadeti të ndodhë. I dyti: Përkushtimi i sinqertë i nijetit (për Allahun). I treti: lbadeti të jetë në përputhshmëri me Sheriatin, të cilit Allahu ka urdhëruar njerëzit t'i nënshtrohen. Këta dy janë kusht për pranimin e ibadetit. 🔖 أعلام السنة المنشورة، لاعتقاد الطائفة الناجية المنصورة ٦ ✍️ Përktheu: أ. Xhemal Jakupi حفظه الله #FvSp8 🛡https://t.me/EhlusSunneh

  • #FvSp5v

  • EhlusSunneh pinned a video

  • #Dhikri_i_mëngjesit_dhe_mbrëmjes

  • 27 июн.893из xhemal_j

    💎 Shejh Rabi ibën Hadi #elMedkhali, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 #Selefiu i sinqertë dhe i përkushtuar ndaj Allahut e analizon çdo vepër dhe çdo besim, pastaj i vlerëson ato sipas Librit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit të Allahut ﷺ. 🔸 Selefijtë i luftojnë epshet, bidatet dhe devijimet. Ata e ngrenë flamurin e Sunnetit, i këshillojnë muslimanët, ua sqarojnë të vërtetën, ua bëjnë të qartë rrugën e udhëzimit që të dallohet nga rruga e devijimit dhe ua sqarojnë atë që u sjell lumturi në Dynja dhe në Ahiret. 🔸 Allahu i Lartësuar e ka lëvduar këtë Ummet, sepse urdhëron për të mira dhe ndalon nga të këqijat. Gjithashtu, e ka lëvduar sepse, pasi kishte qenë i përçarë, u bashkua rreth Librit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit të Allahut ﷺ, u afrua mes vete mbi këtë bazë dhe u bë Ummeti më i mirë që është nxjerrë për njerëzit, sepse urdhëron për të mira dhe ndalon nga të këqijat. 📚 Sherh Akideti es-Selef As'hab el-Hadith / el-Mexhmuë, vëll. 2, fq. 240–241 ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j

  • без подписи

  • 30 мая16171из Selefijjeh

    Shikoni këtë luginë! Kjo është një luginë e ngushtë, e rrethuar me kodra nga të gjitha anët. Quhet Mina. Është një nga vendet më të bekuara në Tokë. Pikërisht këtu haxhilerët kalojnë pjesën më të madhe të kohës gjatë kryerjes së riteve të haxhit. Për vetëm gjashtë ditë në vit, kjo luginë shndërrohet në një qytet me rreth dy milionë banorë. Dy milionë njerëz në një luginë të rrethuar nga kodra në të gjitha anët. Gjatë këtyre ditëve, ajo bëhet një vendbanim i pajisur me çdo element të nevojshëm të infrastrukturës dhe shërbimeve: rrugë, tunele, ura, sistem modern të ujësjellësit, kanalizimeve dhe energjisë elektrike, si dhe shërbime të pastrimit, higjienës publike, shëndetësisë, sigurisë, mbrojtjes, transportit dhe furnizimit me ushqim. Për asnjë çast nuk ndërpritet energjia elektrike për këta dy milionë banorë. Asnjë moment nuk bie tensioni i ujit në këtë shkretëtirë pa burime natyrore ujore. Mbeturinat pastrohen vazhdimisht dhe rrugët mbeten të pastra. E gjithë kjo funksionon me një përpikëri mahnitëse për gjashtë ditë. Pastaj, për pjesën tjetër të vitit, pothuajse nuk ka banorë. Rrallëherë kalon dikush nëpër të. Megjithatë, mirëmbajtja vazhdon dhe zhvillimi nuk ndalet. Asnjë pëllëmbë e kësaj lugine të bekuar nuk shitet. Askush nuk mund të bëhet pronar i tokës së saj, sepse ajo është pronë e përbashkët e Ummetit musliman. Nuk ka investitorë që kërkojnë fitime nga pronësia e saj, sepse askujt nuk i lejohet ta përvetësojë. Megjithatë, vitin e ardhshëm, në të njëjtat gjashtë ditë, gjithçka do të jetë sërish gati dhe do të funksionojë me të njëjtin rregull e përsosmëri. Ky është një nga bekimet dhe shenjat e dukshme të Allahut. Sot përmbyllet haxhi dhe këta dy milionë njerëz nisen drejt vendeve të tyre. Allahu ua pranoftë haxhin atyre që e kryen dhe na mundësoftë edhe neve ta vizitojmë shpesh Shtëpinë e Tij të Shenjtë, duke e madhëruar dhe adhuruar Atë! ✍️Shkroi: أ. Xhemal Jakupi حفظه الله 🔗https://www.facebook.com/share/1CmPiGwXBD/

  • 【Flamujt e valëvitur të Sunnetit】 ✍️ Dijetar Kolosal Hafidh elHakemi Allahu e mëshiroftë: Pyetja 7: Si e kuptojnë robërit se çka do dhe çka pëlqen Allahu? Përgjigjja: Ata e dinë këtë nga ajo që Allahu i ka dërguar të dërguarit dhe i ka zbritur librat, përmes të cilëve e urdhëron atë që e do dhe e ndalon atë që e urren dhe e refuzon. Me këtë është realizuar argumenti i qartë dhe është shfaqur urtësia madhështore e Allahut. Allahu i Lartësuar thotë: ﴿ رُسُلًا مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللَّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ ۚ ﴾ "...(Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira dhe kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve." (enNisa': 165);Dhe i Lartësuar thotë: ﴿ قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ (31) ﴾ "Thuaju (o Muhammed): 'Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do ťju dojë dhe ťjua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirues." (Ali Imran: 31). 🔖 أعلام السنة المنشورة، لاعتقاد الطائفة الناجية المنصورة /٦ ✍️Përktheu: أ. Xhemal Jakupi  حفظه الله #FvSp7 🛡https://t.me/EhlusSunneh

  • #fvsp3v

  • 25 мая892из Selefijjeh

    #fvsp2

  • #fvsp1v

  • 【Flamujt e valëvitur të Sunnetit】 ✍️ Dijetar Kolosal Hafidh elHakemi Allahu I Lartësuar e mëshiroftë: Pyetja : 6 Cila është shenja se robi ka dashuri ndaj Zotit të Tij të Lartësuar? Përgjigjja: Shenja e saj është: Që robi ta dojë atë që e do Allahu i Lartësuar dhe ta urrejë atë që e urren Ai, kështu t'i zbatojë urdhrat e Tij dhe të shmanget nga ndalesat e Tij, ti miqësojë miqtë e Tij dhe t'i armiqësojë armiqtë e Tij. Për këtë iliku më i fortë i imanit është dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut. 📚 أعلام السنة المنشورة، لاعتقاد الطائفة الناجية المنصورة /6 ✍️Përktheu: أ. Xhemal Jakupi  حفظه الله #FvSp6 🛡https://t.me/EhlusSunneh