Pasuesit E Sunetit
Статистика“Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi”. [[Dharijat: 55]]
- Последний пост
- 13 июн.
- Последнее чтение
- 15 авг.
- Постов за неделю
- 0
- Всего постов
- 22
- Тип
- открытый
- Язык
- und
- Категория
- Новости и СМИ (по похожим)
- В каталоге с
- 13 авг.
- 1/24сутки в ленте
- —
- 1/48двое суток
- —
- 1/72трое суток
- —
Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.
Посты
📹Shembulli i Besimtarit të vërtetë. Mos e shit Xhenetin për një epsh!
Elhamdulilah. Një lajm që na mbush zemrat me gëzim. Hamza, djali i dytë i hafiz Arben Idrizit, u bë hafiz i Kur’anit. Me këtë, të tre djemtë e tij tashmë janë hafizë të Librit të Allahut. Ky është një bekim i madh për familjen dhe një nder i veçantë të jesh bartës i fjalës së Allahut. Hamza e përfundoi hifzin në ditën e Arafatit, ndërsa në ditën e Kurban Bajramit u bë promovimi i tij si hafiz, ku u shpërnda edhe bakllavë për të pranishmit. Atmosfera ishte shumë e bukur dhe emocionuese. Krahas gëzimit të kësaj feste të madhe të sakrificës, u ndjenë edhe emocionet e promovimit të një hafizi të ri. Lusim Allahun ta ruajë, ta bekojë dhe ta bëjë prej atyre që e lexojnë, e kuptojnë dhe e zbatojnë Kur’anin, dhe ta shpërblejë familjen e tij për këtë mund e përkushtim. Amin. @akidjaehlisunnetit
Nesër (18 maj) është dita e parë e muajit Dhul-Hixheh. Dita e Arafatit - e martë (26 maj). Dita e Kurban Bajramit - e mërkurë (27 maj). ➡️ Muhammedi alejhi selam ka thënë: “Nuk ka ditë që punët e mira janë të dashura për Allahun më shumë se në këta 10 – të ditë”. I thanë: “As lufta në rrugën e Allahut?” Tha: “As lufta në rrugën e All-llahut, përpos ai i cili ka dalë me vetën dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre në shtëpi”. [[Hfz.Arben Idrizi]] t.me/rrugaendricuar
Kujt i janë shtuar mëkatet, le t'u japë (njerëzve) ujë për të pirë, sepse Allahu ia fali mëkatet atij që i dha ujë një qeni, e si mund të jetë atëherë për atë që i jep ujë një besimtari?! Imami Kurtubiju, Allahu e mëshiroftë 📖 Tefsir El-Kurtubij (7/215) t.me/pasuesitesunetit
✅️| Ai që kërkon kënaqësinë e Allahut nuk tronditet e as shqetësohet nga humbja e vlerësimit të krijesave. 🎯| "Të gjitha veprat (librat e shkrimet) e fekihut dhe gjuhëtarit Ahmed ibn Ali el-Sha'rawi (907 h.) u grabitën, por fytyra e tij nuk ndryshoi aspak (nuk u shqetësua)... Ai tha vetëm një fjalë: "Ne i kemi shkruar ato për hir të Allahut, andaj nuk na prish punë nëse njerëzit nuk na i atribuojnë neve." [[ الكواكب السائرة، ١٤١/١.]] Besnik Fekaj t.me/pasuesitesunetit
Eselamu Alejkum Sot me date 02.05.2026 mbas namazit te Akshamit dotë mbahet ligjerate nga dy Hoxhallarët Rifat Alioski dhe Bajram Beluli. Mesxhid "Nur" Gostivar Jeni të Mirse ardhur . @fejaeallahutt
Mund të jesh më i vjetri, por mund të jesh edhe më i pavleri. Mos e mashtro veten tënde me stazhin në xhemat, Ngase stazhi i mashtron vetëm ata që presin pensionin, dhe jo ata që janë të përmalluar për Allahun. t.me/pasuesitesunetit
VIDEO E RE ᴴᴰ Cikël ligjëratash mbi Teuhidin dhe Akiden Tema: Butësia dhe këshilla e mirë nuk nënkupton ndryshimin e sheriatit apo përshtatjen e sheriatit me epshet e njerëzve Hoxhë Bajram Beluli https://youtu.be/qpvXpmx-86E?si=iQhIRqx7BTmW4e2k
"O ju të cilët keni besuar ( o ju besimtarë), nëse u nënshtroheni jobesimtarëve (atyre që vazhdojnë në shirk dhe kufër), ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atëherë do të jeni të humbur (të devijuar nga besimi i pastër dhe i vërtetë)". #Ali Imran, 149
Kam lexuar në nëntëdhjetë vende në Kuran se Allahu ka caktuar dhe garantuar rizkun për krijesat e Tij, ndërsa vetëm në një vend kam lexuar se: "Shejtani ju frikëson me varfëri." Megjithatë, dyshuam në fjalën e të Vërtetit në nëntëdhjetë vende, e i besuam gënjeshtarit në një vend të vetëm! [[Hasan el-Basriu]] t.me/rrugaendricuar
Ibn El-Xheuzi رحمه الله ka thënë: Një person tha: "Unë e shikova një grua që nuk ishte e lejuar për mua ta shoh, Kështu që gruaja ime u pa nga kush nuk doja (nga një jomahrem, një i huaj).” 📚 Sayd al-Khātir | 346 t.me/pasuesitesunetit
Dhe sikur të mos ishin dhurata dhe mëshira e All-llahut ndaj jush (ju do të mbarojshit). Pa dyshim All-llahu pranon pendimin, është i gjithëdijshëm. #Nur, 10
#Agjëro prej nesër. "Vlera e 6 ditëve të Shevalit" Profeti ﷺ ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin e pastaj e pason me gjashtë ditë të Shevalit, është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin.” (Muslimi) Dijetarët shpjegojnë: - Ramazani = 10-fish → 30 ditë = 300 ditë - 6 ditë Sheval = 6 × 10 = 60 ditë 300 + 60 = 360 ditë → një vit i plotë me shpërblim Njerëzit që e duan adhurimin, nuk e lënë sapo mbaron Ramazani. Agjërimi i Shevalit tregon: Vazhdimësi, seriozitet dhe dashurinë tënde për Allahun e Lartësuar. t.me/pasuesitesunetit
Për hajr Fitr Bajramin! Allahu na i pranoftë veprat e mira, neve dhe juve. t.me/pasuesitesunetit
без подписи
Allahu Ekber. Ky Ramazan po na sjell gëzime të njëpasnjëshme. Vetëm para një jave u kurorëzua me titullin e lartë të hafizit Amir Idrizi., sot, me mirësinë e Allahut, këtë rrugë e përmbylli edhe vëllai i tij më i vogël, në moshën vetëm 13-vjeçare Hafiz Muhammed Idrizi. Që nga sot edhe ai i bashkohet familjes së nderuar të bartësve të Kuranit. Po në këtë ditë, titullin e hafizit e mori edhe hoxha i nderuar Bajram Beluli. Ky është një nder i madh, por njëkohësisht edhe një amanet i rëndë, që Kurani të ruhet jo vetëm në gjoks, por të reflektohet në jetë, në mësimdhënie dhe në shërbim të fesë. Mirënjohje e veçantë i takon edhe hafizit Arben Idrizi, i cili me përkushtim, durim dhe punë të palodhshme është bërë shkak që këta të lidhen me Librin e Allahut dhe të arrijnë këtë gradë të lartë. Allahu i ruajtë, i begatoftë me sinqeritet dhe e bëftë Kuranin udhërrëfyes të jetës së tyre dhe dritë për shoqërinë. @akidjaehlisunnetit
#Ramazan2026 𝟣𝟢-𝓈𝒽𝒾 𝒾 𝒻𝓊𝓃𝒹𝒾𝓉 𝒾 𝑅𝒶𝓂𝒶𝓏𝒶𝓃𝒾𝓉 Allahu na e pranoftë atë që ka kaluar... dhe na e mundësoftë ta arrijmë atë për të cilën u obligua agjërimi... ﴿لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ﴾ “...që të bëheni të devotshëm.” El-Bekare, 183 @dritaeteuhidit
Momente gëzimi pas përfundimit të hifzit nga Amir Idrizi Sot ishte një ditë e veçantë dhe plot gëzim. Prej sot, Amir Idrizi e mban titullin Hafiz. Të shohësh një të ri që lidhet me Librin e Allahut sjell krenari dhe lumturi për të gjithë. Momente të bukura, fytyra të buzëqeshura dhe lutje, çdo detaj tregon se Kur’ani është dritë në zemrat e besimtarëve. Allahu e ruajtë hafizin tonë të ri dhe e bëftë prej atyre që jetojnë me Kur’anin dhe përhapin mësimet e tij. Urime të përzemërta, Amir! Kjo ditë do të mbetet gjithmonë një kujtim i bukur. @akidjaehlisunnetit
Ma Shaa Allah😍, ElhamduliLah Shkupit ju shtua edhe një Hafiz, sot i biri i hafizit të nderuar Arben Idrizi u bë hafiz i Kur’anit. Është një gëzim i madh për familjen e tij, por edhe për të gjithë ne që e njohim. Nuk ka krenari më të madhe për një prind sesa kur fëmija i tij lidhet me librin e Allahut. Allahu e ruajtë Kur’anin në zemrën e tij, e bëftë prej atyre që veprojnë me të dhe ia shtoftë bereqetin familjes së tij. Urime nga zemra për këtë arritje kaq të madhe. t.me/pasuesitesunetit
Nëse kujdesemi për familjet tona vetëm që të kenë ushqim, rroba dhe rehati, por e lëmë pas dore edukimin e tyre në rrugën e Allahut, atëherë kemi humbur thelbin e përgjegjësisë sonë. Furnizimi mban trupin gjallë, ndërsa feja e mban zemrën gjallë. Hoxhë Bajram Beluli t.me/pasuesitesunetit