Ehlu Sunnah
СтатистикаÇdo Muwahid (njësues i Allahut) është adhurues i Allahut, por jo çdo adhurues i Allahut është një Muwahid.
- Последний пост
- 12 авг.
- Последнее чтение
- 15 авг.
- Постов за неделю
- 2
- Всего постов
- 20
- Тип
- открытый
- Язык
- und
- Категория
- Новости и СМИ (по похожим)
- В каталоге с
- 13 авг.
- 1/24сутки в ленте
- 152
- 1/48двое суток
- 174
- 1/72трое суток
- 187
Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.
Посты
Rri i Qetë!!! Nuk është detyrë e së vërtetës të bindë çdo njeri që e dëgjon. Ka njerëz që nuk kërkojnë të vërtetën; kërkojnë vetëm diçka që ta mbështesë atë që kanë vendosur tashmë të besojnë. Prandaj, mos e harxho qetësinë tënde duke u përpjekur të hapësh një derë që dikush e ka mbyllur nga brenda. Allahu thotë: وَقُلْ جَاءَ الْحَقُّ وَزَهَقَ الْبَاطِلُ ۚ إِنَّ الْبَاطِلَ كَانَ زَهُوقًا “Dhe thuaj: Erdhi e vërteta dhe u zhduk e kota. Vërtet, e kota është e destinuar të zhduket.” — El-Isra, 17:81 Ti nuk ke për detyrë ta detyrosh askënd të të besojë. Detyra jote është të mos e tradhtosh të vërtetën vetëm sepse të tjerët nuk duan ta pranojnë. Edhe nëse sot flasin, nesër harrojnë; edhe nëse sot dyshojnë, nesër heshtin. E vërteta nuk ndryshon sipas numrit të njerëzve që e besojnë. Dhe kur njeriu e di se çfarë ka bërë, çfarë ka thënë dhe para Kujt do të qëndrojë, atëherë mjafton kjo: إِنَّ اللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ “Vërtet, Allahu nuk e humb shpërblimin e bamirësve.” — Et-Teube, 9:120 Le të flasë koha për atë që ne nuk kemi nevojë ta shpjegojmë pafund. Sepse ka një drejtësi që nuk ka nevojë për dëshmitarë njerëzorë. Allahu i sheh të gjitha. Dhe kjo duhet të jetë e mjaftueshme.
Profeti ﷺ tha: Pra, kur ta shihni eklipsin, kujtoni Allahun dhe thoni Tekbir, lutuni dhe jepni sadaka Sahih el-Buhari, Hadithi 1044 🌘 Fillon: rreth 19:28–19:29 🌑 Maksimumi: rreth 19:37–19:41, varësisht nga vendi 🌅 Përfundon: rreth 19:45 Në Prishtinë: maksimumi është rreth 19:38
﴿وَعَسَىٰ أَن تَكْرَهُوا شَيْـًٔا وَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ ۖ وَعَسَىٰ أَن تُحِبُّوا شَيْـًٔا وَهُوَ شَرٌّ لَّكُمْ ۗ وَاللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ﴾ “Ju mund ta urreni një gjë, ndërsa ajo është e mirë për ju; dhe mund ta doni një gjë, ndërsa ajo është e keqe për ju. Allahu e di, kurse ju nuk e dini.” (Kuran, El-Bekare, 2:216)
'Do të ketë fitne' - tha pejgamberi ynë alejhissalatu uesselam. 'Cila është rrugëdalja prej tyre?' - e pyeti Aliu radijallahu anhu. 'Libri i Allahut!' - i tha i dashtuni ynë.
Një njeri i tha Ibni Mes'udit: Ua kemi lakmi që besuat dhe e shoqëruat të Dërguarin (sal'Allahu alejhi ue selem). Ky i tha: Ndërsa ne ua kemi lakmi që i besuat atij pa e parë. اللَّهُمَّ صَلِّ وَسَلِّمْ وَبَارِكْ عَلَى نَبِيِّنَا مُحَمَّدٍ، وَعَلَى آلِهِ وَصَحْبِهِ أَجْمَعِينَ. O Allah, dërgo salavate, paqe dhe bekime mbi Pejgamberin tonë Muhammed, si dhe mbi familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.
“A nuk e dini se nevoja që njerëzit kanë për ju është një begati (dhuratë) nga Allahu për ju?” ~Fudajl ibn Ijadi
Kur një besimtar mbushet me gjynahe dhe lodhet shpirtërisht, pastaj shkon në një mexhlis ku përmendet Allahu, ai del prej atij mexhlisi i falur (me lejen e Allahut) dhe i mbushur me ëmbëlsinë e imanit. Kjo është shumë e rëndë për shejtanin, i cili ka harxhuar mund e përpjekje të mëdha për ta futur në ato gjynahe. Prandaj ai mundohet me çdo kusht që të të largojë nga xhemati dhe nga mexhliset ku përmendet Allahu. Mos ia plotëso dëshirën — qëndro pranë xhematit dhe mos i lë mexhliset e Allahut. 📜 Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ulen disa njerëz në një mexhlis ku përmendet Allahu, veçse i mbulojnë engjëjt, i përfshin mëshira, u zbret qetësia dhe Allahu i përmend ata te ata që janë tek Ai.” (Muslim).
An-Nur 24:44 يُقَلِّبُ ٱللَّهُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبۡرَةٗ لِّأُوْلِي ٱلۡأَبۡصَٰرِ Allahu ndërron ditën dhe natën. Me të vërtetë, në këto (dukuri natyrore) ka mësime për ata që kanë mend.
Nga Ebu Nexhih El-Irbad ibn Sarijeh [radijallahu anhu], transmetohet të ketë thënë: Na ka këshilluar i Dërguari i Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], me këshillë nga e cila zemrat na janë frikësuar dhe sytë përlotur. Atëherë i thamë: "O i Dërguar i Allahut, sikur të jetë këshillë lamtumirëse, na porosit". Tha: “U porosis për devotshmëri ndaj Allahut të Lartëmadhëruar, për dëgjueshmëri dhe nënshtrueshmëri ndaj emirit (kryetarit), edhe sikur ai të ishte rob. Vërtetë, gjatë jetës suaj do të përjetoni shumë divergjenca. Ju jeni të obliguar që të kapeni për Sunnetin tim dhe Sunnetin e halifëve të drejtë. Kapuni për to me dhëmballët tuaj. Ruanu prej risive (bid'ateve), sepse çdo risi është lajthitje". Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, "Hadhithi i 28 në 40 Hadithet e Imam Neveviut".
"Dynjaja është koha e mbjelljes, ndërsa Ahireti është koha e korrjes." (Medarixh es-Salikin)
без подписи
Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Nëse njeriu shpenzon për familjen e tij, e për këtë llogarit shpërblimin e Zotit, atëherë kjo konsiderohet lëmoshë për të." ( Buhariu )
Nuur_alhijab – Hijab store 🌙 Veshje islame vetëm për motra Bëhu pjesë në Telegram 🌸 https://t.me/nuur_alhijab ose na ndiq në Instagram: https://www.instagram.com/nuur_alhijab
Ibn Kajimi thotë:"Kur mongolët e burgosën mësuesin tim Ibn Tejmijen, shkova dhe e vizitova në burg. Kur e pash në burg fillova të qaj. Por ai më tha: "A po qan mbi gjendjen time?" -Po i thashë. "Jo për Zotin më tha - nuk jam unë i burgosur dhe i zënë rob. I burgosur është ai që e ka burgosur zemrën ndaj njohjes së Zotit. Dhe i zënë rob është ai që është rob i epsheve të tij."
Nëse ndonjëherë ndjen se bota është kundër teje, mbaje lidhjen tënde me All-llahun dhe kujto: “Dhe deshën t'i ngrinin një kurth atij, por Ne i bëmë ata më të poshtëruarit”. (Surja Es-Saffat, Ajeti 98) Shejh Ahmed Xhibrīl (حفظه الله تعالى)
💠 Ka thebe shejkh Muhammed Ibën 'Abdil-Uehhab, Allahu e mëshiroftë: "Agjërimi në muajin Muharram është sunet, e më e mira është që të agjërohet dita e nëntë dhe e dhjetë. Çdo gjë që është thënë për ditën e Ashures, se duhet të bëhen vepra të tjera përveç agjërimit, nuk kanë asnjë bazë, përkundrazi ato janë bidat."
Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është agjërimi në muajin e Allahut, Muharrem." (Sahih Muslim) Dijetarët kanë thënë se quhet "muaji i Allahut" për shkak të nderit dhe vlerës së tij. Nga Ibn Abbas transmetohet: Kur Profeti ﷺ erdhi në Medine, pa hebrenjtë duke agjëruar ditën e Ashurasë. Ata thanë: "Kjo është dita kur Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij, ndërsa e fundosi Faraonin." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Ne kemi më shumë të drejtë ndaj Musait se ju", dhe e agjëroi atë ditë dhe urdhëroi agjërimin e saj. (Sahih Buhari dhe Muslim) Nga Abu Qatadah al-Ansari: "Agjërimi i ditës së Ashurasë, shpresoj nga Allahu që të shlyejë mëkatet e vitit të kaluar." (Sahih Muslim) Kjo ka të bëjë me mëkatet e vogla; mëkatet e mëdha kërkojnë pendim të veçantë. Agjërimi i 9 dhe 10 Muharremit Nga Ibn Abbas: Profeti ﷺ tha: "Nëse jetoj deri vitin e ardhshëm, do ta agjëroj edhe ditën e nëntë." (Sahih Muslim)
"Vërtetë, munafiket janë në shkallën më të ulët të Xhehnnemit" (En-Nisa, 145
Ibn Kajjimi “Më i mjeri nga krijesat është ai që e njohu rrugën për tek Allahu dhe pastaj u largua prej saj.” Sepse humbja më e madhe nuk është të mos e njohësh rrugën, por ta njohësh dhe ta braktisësh.
Al-A'raf 7:151 قَالَ رَبِّ ٱغۡفِرۡ لِى وَلِأَخِى وَأَدۡخِلۡنَا فِى رَحۡمَتِكَۖ وَأَنتَ أَرۡحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ (Musai) Tha: “Zoti im, më falë mua dhe vëllain tim dhe na dhuro mëshirën Tënde, se Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve”.