tgindex
"Perla diturie"

"Perla diturie"

Статистика

¤ ﷽ ¤ وَقُل رَّبِّ زِدۡنِي عِلۡمٗا "Thuaj! O Zoti im, ma shto diturinë" (20:114) ______________________________ Mësojeni diturinë, pastaj memorizojeni atë, pastaj punoni sipas saj dhe në fund: përhapeni atë. |Sufjan Eth Theuri|

Последний пост
14 авг.
Последнее чтение
15 авг.
Постов за неделю
27
Всего постов
56
Тип
открытый
Язык
und
Категория
Новости и СМИ (по похожим)
В каталоге с
13 авг.
Подписчики
2 079
+2 за 4 дн.
Сутки
0
0,00%
Неделя
 
Месяц
 
Просмотров на пост
196
40 постов
Вовлечённость
9,4%
к подписчикам
Постов в день
3,9
всего 56
Упоминаний
1
каналов
Охват размещения
оценка
1/24сутки в ленте
185
1/48двое суток
212
1/72трое суток
228

Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.

Посты

  • Çfarë i detyrohet gruas që e ka shkaktuar qëllimisht hedhjen e fetusit (abort)? Nëse shtatzënia ka arritur në fazën kur i është fryrë shpirti foshnjës (pra pas 4 muajsh) dhe bebja ka filluar të lëvizë, pastaj gruaja e ka ndërprerë qëllimisht shtatzëninë dhe fëmija ka vdekur, atëherë ajo konsiderohet sikur ka vrarë një njeri. Për këtë arsye, ajo ka për detyrë të bëjë kafaren, e cila është: Kafara (shlyerja e gjynahut): 1. Çlirimi i një robi (nëse ka mundësi). 2. Nëse nuk gjen, atëherë duhet të agjërojë dy muaj rresht pa ndërprerje. Kjo është e detyrueshme nëse shtatzënia ka arritur 4 muaj dhe më shumë. Pikat kryesore: • Pas fryrjes së shpirtit (pas 4 muajve) → aborti i qëllimshëm konsiderohet vrasje e një njeriu. • Detyrimi fetar → kafara (çlirimi i një robi ose agjërimi i dy muajve rradhazi). • Kjo është pjesë e pendimit ndaj Allahut. Burimi: Islam Question and Answer @IslamQAcom

  • Udha drejt Kuranit App - App Store https://apps.apple.com/us/app/udha-drejt-kuranit/id6796440689

  • 14 авг.1606из udhaebesimtareve

    7 llojet e litarëve: 1- Litari më i dobishëm: kordoni i kërthizës që mban gjallë fetusin. 2- Litari më i trishtë: Litari i dënimit me Vdekje. 3- Litari më i hollë: litari i mendimeve që ndërpriten nga një fjalë. 4- Litari më i shkurtër: litari i gënjeshtrës. 5- Litari më i fortë: litari i dashurisë dhe afrimitetit. 6- Më i afërti: Vena e qafës së njeriut - "dhe Ne jemi më afër tij sesa vena e qafës". 7- Litari më i fuqishëm është: Dhe mbahuni fort për litarin e Zotit që të gjithë (Kuranin dhe Sunetin).

  • 🏵 Ka thënë i Dërguari i Allahut -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-: "Allahu ka engjëj të shpërndarë nëpër tokë, të cilët më përcjellin selamin (përshëndetjen) nga ummeti (populli) im." 📚 Transmeton imam Nesai, Hakimi dhe e ka bërë të Saktë imam Albani -Allahu i mëshiroftë-! 🤲 ALLAHUMME SAL-LI UE SEL-LIM ALA NEBIJJINA MUHAMMED! 📨 @hoxhebrulindcallari

  • без подписи

  • Shejh Hasen Buhari (Allahu e ruajttë!) Dëgjimi i Kuranit është adhurim. Disa njerëzve u shpëton vëmendja ndaj këtij kuptimi dhe mendojnë se shpërblimi, sevapi, mirësia dhe nderimi që lidhen me Kuranin, kanë të bëjnë vetëm me atë që e lexon Kuranin. Disa mendje janë përqendruar vetëm te shpërblimi, vlera, sevapi, nderimi, gradat e larta, Xheneti dhe begatitë që lidhen me leximin e Kuranit. Po, leximi i Kuranit është adhurim, por mënyrat e adhurimit me Kuran janë të shumta. Kjo, së pari, është prej mirësisë së madhe të Allahut dhe, së dyti, prej nderimit të madh që Allahu u ka dhënë njerëzve të Librit të Tij. Allahu ka dashur të nderojë çdo njeri që i afrohet sofrës së Kuranit. Prandaj, kushdo që e lexon atë, e dëgjon, mediton mbi të, mendon thellë rreth tij, i shërben atij, ua mëson të tjerëve ose e mëson vetë, së bashku me format e ndryshme të adhurimit që lidhen me Kuranin, Allahu i Lartësuar i cakton përmes tij shpërblim, nderim dhe sevap. ​Pra, dëgjimi i Kuranit është adhurim për të cilin shpërblehesh dhe me këtë ti ndjek rrugën e të Dërguarit të Allahut alejhis-selam. E di se çfarë do të thotë kjo? D.m.th. se mund të ndodhë që të jesh në një gjendje ku s'mund të lexosh Kuran, ose s'ke energji apo vullnet, ose s'e ke memorizuar atë që do të lexosh. A e di se nëse ndez radion dhe dëgjon një lexues që lexon, ose në celularin apo makinën tënde dhe dëgjon me qëllim dhe vetëdije që të adhurosh Allahun, ti shpërblehesh? ​Sepse Allahu thotë: "Dhe kur lexohet Kurani dëgjoni atë dhe heshtni, që të mëshiroheni." Disa prej dijetarëve kanë thënë: Sa pranë është mëshira e Allahut ndaj Kuranit dhe njerëzve të tij! Vetëm me dëgjimin e tij të përfshin mëshira e Allahut; e si do të jetë gjendja kur ti e lexon atë?! E si do të jetë kur merresh me të, i kushton kohën tënde, jetën tënde dhe gjithë ekzistencën tënde?! Mëshira e Allahut është e madhe dhe gjendet brenda Librit të Tij madhështor. Përktheu: Unejs Sheme https://t.me/islamiautentik

  • "Perla diturie" pinned a photo

  • без подписи

  • Aishja رضي الله عنها ka thënë: “Pejgamberi ﷺ hante shalqi me hurma të freskëta. Dhe thoshte: Nxehtësia e njërës thyhet nga freskia e tjetrës dhe freskia e njërës nga nxehtësia e tjetrës. 📖 Sahih ebu Davud رحمه الله Nr 3836

  • PROGRAMI I HIFZIT PËR TË RRITUR Akademia e Hifzit ELITA hap regjistrimet për një rrugëtim të veçantë drejt Hifzit të Kur’anit. ✨ Programi përfshin: • Hifzin e tërë Kur’anit • Texhvid • Tertil • Tefsir • Urtësi Kur’anore 🏆 29 Hafize e kanë përfunduar Hifzin në qendrën e Kur’anit Akademia e Hifzit Elita 👤 Mosha: 14–25 vjeç 📚 Leximi i Kur’anit: i domosdoshëm 👥 Vetëm 10 veta për klasë 🗓️ E hënë – e premte | 14:00–17:00 Regjistrohu në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/dyKdnqY5sbVqEwBA6 📞 +383 49 665 404 📧 akademiaehifzitelita@gmail.com 📍 Rr. Jashar Salihu, Mahalla e Muhaxherëve (në ambientet e STEM Academy)

  • Mbulesa eshte mbrojtje! 🧕

  • Umer Ibn Abdul-Azijz All-llahu e mëshiroftë ka thënë: Kush e di se për të folurën ka shpërblim dhe ndëshkim, atij i pakësohën fjalët e tij përveçse në atë çfarë i përket atij. 📙بهـجة ﺍﻟﻤـﺠـﺎﻟﺲ ٤٨٨ / ٤ 🖋️Përktheu: Xh.Kastrati

  • Në ezanin e sabahut thuhet: Namazi është më i dobishëm se gjumi. Prej kur agon mëngjesi e deri sa të lindë dielli, gjumi është shumë i rrezikshëm. Mjekësia vërteton se, nëse jemi fjetur mund të prekemi nga sëmundje të ndryshme. Zoti ynë, na ruaj! Dr. Zekerija Bajrami

  • Dije se koha nuk qëndron kurrë në një gjendje, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe këto ditë Ne i vëmë në qarkullim mes njerëzve.” Herë do të vijë varfëri, e herë pasuri; herë krenari, herë poshtërim; herë do të gëzohen miqtë, e herë do të kënaqen armiqtë. I lumtur është ai që mbahet fort pas një themeli të vetëm në çdo gjendje, e ajo është devotshmëria ndaj Allahut të Madhëruar. Sepse, nëse personi është i pasur, ajo e zbukuron; nëse është i varfër, i hap dyert e durimit; nëse është i shëndoshë, ia plotëson begatinë; e nëse sprovohet, ajo e mban të fortë. Më pas nuk e dëmton e ngriti koha apo e zbriti. — Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë!

  • Njerëz të mirë! #Eklipsi nuk është moment për kureshtje por për reflektim e pendim. Hoxha Muhamed bin Salih Uthejmini thoshte se “eklipsi është paralajmërim nga Allahu për një ndëshkim shkaqet për të cilin janë plotësuar.” Në vend të shuarjes së kureshtjes, shfrytëzojeni kohën për #pendim e #namaz. Jo rastësisht jemi mësuar që, kur të ndodhë eklipsi i diellit apo hënës, të falim namaz. — Hoxhë Dr. Sedat Islami

  • Thuhet se Xhelaluddin el-Mahalliu, gjatë netëve të ftohta dhe me shi, dilte dhe kalonte nëpër shtëpitë e të moshuarve të lagjes, dhe i pyeste: “A keni ndonjë nevojë nga tregu?” Pastaj shkonte dhe ua kryente nevojat e tyre. 🤍 ━━━━━━━━━━━━━━━━━━ ⚡️Ndonjëherë mendojmë se adhurimi është vetëm namazi, agjërimi, leximi i Kuranit dhe dhikri. 🪴Por adhurim është edhe t'i lehtësosh barrën dikujt, të blesh diçka për një të moshuar, të ndihmosh një familje, të kryesh një nevojë, të kujdesesh për dikë që nuk ka kush ta ndihmojë... 📩Mos e nënvlerëso asnjë mirësi vetëm sepse të duket e vogël. 📍Ndoshta një qese me ushqime që ia çove dikujt në momentin që kishte nevojë, një derë në të cilën trokite për të pyetur “A keni nevojë për diçka?”, apo një hall që ia lehtësove dikujt... ➡️...është pikërisht ajo vepër që do të gjesh para vetes në Ditën kur do të kesh më shumë nevojë për të. 🤲🏻 #bëjmirë Flutura Gurra

  • Çfarë është e ligjësuar të bëhet gjatë eklipsit të diellit ose hënës Falënderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Tij. Ajo që është e ligjësuar të bëhet gjatë eklipsit të diellit ose hënës kur të shihet dhe të bëhet i qartë, janë dhjetë gjëra të preferuara (sunete): 1. Namazi i eklipsit. 2. Sadakaja. 3. Lirimi robërve, që është pjesë e sadakasë, pra diçka e veçantë nga ajo e përgjithshmja. 4. Përmendja e Allahut (dhikri). 5. Tekbiri (fjala: “Allahu Ekber”), që është pjesë e dhikrit, pra diçka e veçantë nga ajo e përgjithshmja 6. Lutja (duaja). 7. Frika dhe përulësia (para Allahut të Lartësuar). 8. Kërkimfalja (istigfari), që kur përmendet (në tekstet fetare), përfshin edhe pendimin, e rezultat i saj është frika dhe përulësia. 9. Këshilla (hutbeja) e imamit pas namazit, që njerëzit ta dëgjojnë. 10. Kthimi tek Allahu i Lartësuar me adhurime e nënshtrim dhe afrimi tek Ai me vepra të mira. Ajo që duket në pamje të jashtme është se hadithet përmendin shembuj të veprave të mira, kësisoj ato janë më parësore të veprohen, meqë tekstualisht janë përmendur. Por këtu tërheqim vërejtjen se të gjithë veprat e mira bëjnë pjesë këtu. Kthimi tek Allahu me adhurim dhe nënshtrim, largimi nga kjo botë dhe mëkatet për hir të kënaqësisë së Allahut të Lartësuar. Dijetarët tanë të fikhut e kanë sqaruar këtë. Në librin el Mugni thuhet: “Pëlqehet përmendja e Allahut të Lartësuar, lutja, tekbiri, kërkimfalja, sadakaja, lirimi i robërve dhe afrimi tek Allahu me çfarëdo vepre të mirë që mundet.” (“El Mugni”, 2/316) Ndërsa në librin el Ikna dhe shpjegimin e tij thuhet: “Pëlqehet përmendja e Allahut, lutja, kërkimfalja, tekbiri, sadakaja, lirimi i robërve dhe afrimi tek Allahu me çfarëdo vepre të mirë që mundet.” Shejh Abdurrahman Uedan Deuseriu Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj

  • https://youtu.be/8kcWzm6CDr0?si=axV-nNAhmJQ5KZuD

  • حين تصبح المتعة غاية لا وسيلة، ويضيع وقت الشباب بين اللهو بلا هدف وتتراجع قيم العمل والعلم والانضباط يبدأ المجتمع بفقدان توازنه خطوةً بعد أخرى. فالأمم لا تنهار بسبب الترفيه ذاته، بل حين يتحول الترفيه إلى بديل عن الوعي والطموح والإنتاج. (د هاني الجبالي) Kur argëtimi bëhet qëllim e jo mjet, dhe koha e rinisë humbet në dëfrim pa synim, ndërsa zbehen vlerat e punës, dijes dhe disiplinës, shoqëria fillon ta humbasë ekuilibrin hap pas hapi. Kombet nuk shemben për shkak të argëtimit në vetvete, por atëherë kur argëtimi shndërrohet në zëvendësim të vetëdijes, ambicies dhe prodhimit. ✍️🏻 (Dr. Hani el-Xhebeli)

  • без подписи