tgindex
DritëMbiDritë☀️

DritëMbiDritë☀️

Статистика

"Dhe të gjeti të Paudhëzuar e Ai të Udhëzoi." [93:7]

Последний пост
12 авг.
Последнее чтение
15 авг.
Постов за неделю
1
Всего постов
21
Тип
открытый
Язык
und
Категория
Новости и СМИ (по похожим)
В каталоге с
13 авг.
Подписчики
1 110
−1 за 4 дн.
Сутки
0
0,00%
Неделя
 
Месяц
 
Просмотров на пост
404
21 постов
Вовлечённость
36,4%
к подписчикам
Постов в день
0,1
всего 21
Упоминаний
0
каналов
Охват размещения
оценка
1/24сутки в ленте
116
1/48двое суток
132
1/72трое суток
143

Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.

Посты

  • Jeta ecën pa u ndalur dhe, me çdo ditë që kalon, merr me vete një copëz prej nesh që nuk kthehet më. Orët ikin në heshtje, derisa një ditë njeriu kthen kokën pas dhe kupton se vite të tëra janë shndërruar në kujtime, ndërsa shumë prej atyre gjërave për të cilat dikur tha: “Do t’i bëj nesër”, mbetën peng i një të nesërmeje që nuk erdhi kurrë. Prandaj, mos prit që gjithçka të bëhet e përsosur për të filluar. Fillo me atë që ke dhe prej aty ku je. Lexoje atë që prej kohësh e ke lënë mënjanë; mëso atë që të sjell dobi; ndreq atë që ende mund të ndreqet; rilidhi lidhjet farefisnore që koha i ka ftohur; pendohu për mëkatin që ta rëndon zemrën dhe mbill mes teje dhe Allahut një vepër të mirë që rritet çdo ditë. Sepse një hap i vogël i hedhur sot vlen më shumë se një rrugë e madhe që ekziston vetëm në mendjen tënde. Profeti ﷺ ka thënë: “Nuk do të lëvizin këmbët e robit Ditën e Kiametit derisa të pyetet për jetën e tij se ku e kaloi…” Transmeton Tirmidhiu. Jeta, pra, nuk është vetëm numër ditësh që kalojnë. Është amanet që pakësohet me çdo agim dhe për të cilin një ditë do të pyetemi: Ku e çuam? Me çfarë e mbushëm? Dhe çfarë prej saj dërguam përpara tek Allahu? Hasan el-Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “O biri i Ademit! Ti je veçse një numër ditësh; sa herë që ikën një ditë, ikën edhe një pjesë prej teje.” Prandaj, merre si këshillë prej dikujt që ta dëshiron të mirën: mos e ndërto jetën mbi fjalën “nesër”. Bëje sot atë që mundesh, sepse dhimbja më e madhe në fund nuk është për atë që nuk mundëm ta bënim, por për atë që mundëm — dhe e shtymë derisa koha na e mori mundësinë. Ruaje ditën tënde, sepse në të vërtetë po ruan jetën tënde; jeta nuk është tjetër veçse ditë që ikin, e asnjë ditë që ikën nuk e njeh më rrugën e kthimit.

  • без подписи

  • без подписи

  • 3 авг.31721из jetabashkeshortore

    Martohu me një grua të devotshme nëse dëshiron lumturinë, dhe martohu me një burrë të devotshëm nëse dëshiron suksesin. Një nga dyert më të mëdha të suksesit është zgjedhja e mirë e bashkëshortit ose bashkëshortes. Burri i devotshëm e ndihmon gruan e tij në bindjen ndaj Allahut dhe e udhëheq familjen drejt qëndrueshmërisë në fe. Gruaja e devotshme e ndihmon burrin e saj drejt mirësisë, e ruan fenë dhe familjen e tij, dhe i edukon fëmijët në besim. Nëse të dy bashkëshortët janë prej njerëzve të dijes, ose të thirrjes islame, ata bëhen ndihmës të njëri-tjetrit në kërkimin e dijes, përhapjen e saj dhe në thirrjen tek Allahu. Ata bëhen partnerë në ndërtimin e një familjeje të bekuar, në shërbim të fesë, në dobi të umetit dhe në edukimin e një brezi të mirë që e mbart këtë fe. Prandaj, martesa nuk është thjesht një mjet për shfryrjen e epshit, por një partneritet në adhurimin e Allahut dhe në ndërtimin e një familjeje që bëhet një tullë e fortë në përmirësimin e umetit. Profeti ﷺ ka thënë: “Zgjidhe atë (femër) që është fetare, të lumshin duart!” (Buhariu dhe Muslimi) Dhe ka thënë ﷺ: “Kur t’ju vijë dikush me fenë dhe moralin e të cilit jeni të kënaqur, atëherë martojeni (vajzën tuaj) me të.” (Tirmidhiu) Bëje këtë kriterin tënd! Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

  • 1 авг.289114

    Surja Nuh i ka 1000 shkronja pa 50, ashtu siç Allahu i Lartësuar thotë: "Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata një mijë pa pesëdhjetë vjet.." (Ankebut, 14)

  • Sprovohesh, pastaj sprovohesh e sprovohesh, derisa këmbët e tua të shkelin në Xhenet. Atëherë zhytesh në të vetëm një herë dhe thua: 'Pasha Allahun, nuk kam parë kurrë vuajtje.' "...po atë nuk mund ta arrijë kush përveç të durueshmëve!" (Kasas, 80)

  • LUTU PËR QËNDRUESHMËRI NË FE Nëse ti lutesh natën në sexhde, ose me duar të ngritura, ose në ndonjë rast tjetër që Allahu të ta mundësojë të vazhdosh në rrugën e Tij, të të forcojë më besim aktiv dhe të ta mbajë zemrën të lidhur me fenë e Tij, do ta përjetosh me siguri ndihmën e Allahut në këtë. Kur njeriu harron Allahun dhe mbështetet në forcat e veta, dobësimi i vjen natyrshëm atij. Shumë njerëz fillojnë mirë, por ndalen rrugës pasi harrojnë burimin e vërtetë të forcës së tyre. Njeriu, në të vërtetë, ecën me ndihmën e Allahut, jo me forcën e vet. Allahu na mëson në Kuran të themi: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”. Ne duhet ta adhurojmë Allahun dhe për këtë kemi nevojë për ndihmën e Tij. Pa udhëzimin, forcën dhe mëshirën që Allahu na jep, nuk vazhdojmë dot përpara. Prandaj lut Allahun sinqerisht. Kërko prej Tij të ta mbajë zemrën të qëndrueshme. Pejgamberi ﷺ, megjithëse ishte i mbrojtur dhe i përkrahur nga Allahu, më së shpeshti bënte duanë: “O Ti që rrotullon zemrat, ma forco zemrën në fenë Tënde”. Pra, ai ﷺ kërkonte qëndrueshmëri në besim dhe vazhdimësi në adhurim. Atëherë, nëse pejgamberi ﷺ kërkonte me ngulm këtë prej Allahut, s’do mend se ne duhet të jemi edhe më të zellshëm në këtë kërkesë. Hoxhë Enis Rama

  • Nuk ka si ta braktisë Kuranin ai që ia ka njohur vërtet vlerën. Mendo vetëm: për çdo shkronjë që lexon, shpërblehesh me dhjetë të mira. Kur je i bindur, me besim të palëkundur, se leximi i shpeshtë i Kuranit është shkak për fitimin e kënaqësisë së Allahut, si mund të largohesh prej tij? E nuk ka asgjë më të madhe se kënaqësia e Allahut: “Por kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh.” (Teube, 72) Rruga më madhështore drejt kënaqësisë së Allahut është Kurani. Prandaj, vendose si rregull: “Nuk do të gjesh asgjë më të madhe që të shpie drejt kënaqësisë së Allahut sesa Libri i Allahut të Lartësuar — Kurani fisnik.” Shejh Muhamed el-Muhtarr esh-Shenkiti

  • 📢 Njoftim me rëndesi Instituti i Kuranit Kerim në Tiranë, njofton hapjen e regjistrimeve për djemtë që dëshirojnë të mësojnë Kur’anin përmendësh, gjuhën arabe dhe lëndët fetare. 🕌 Periudha mësimore zgjat 3 vite dhe zhvillohet fizikisht në Institutin e Kur’anit në Tiranë. ✨ Mundësi e mirë edhe për ata që duan të vazhdojnë shkollën 9-vjeçare dhe shkollën e mesme. - Për nxënësit e shkollës 9-vjeçare që bëhen hafiza dhe përfundojnë me sukses programin trevjeçar, Instituti jep edhe mundësinë e vazhdimit në shkollë të mesme dhe regjistrimit në një program tjetër të përparuar në dijen fetare. 🔹 Kriteret e pranimit: • Mosha: 12–23 vjeç. • Të ketë lejen e prindit. • Të ketë dashuri për fenë dhe dijen fetare. 📅 Regjistrimet vazhdojnë deri më 15 shtator. 📞 Të interesuarit të kontaktojnë në këto numra: ➡️ +355 67 341 2712 ➡️ +355 67 471 0440

  • без подписи

  • Banorët e shpellës nuk e imagjinonin se ndihma e tyre do të vinte përgjatë kohës së gjumit! Allahu është ai që i rregullon gjërat. Fli qetë!

  • 8 июл.52581из akademiadritembidrite

    🌾🍃 Çdokush që e bart në zemrën e tij Kuranin (përmendsh), atëherë le ta dijë se me të vërtetë Allahu i ka dhënë një dhunti të madhe. Në Ditën e Gjykimit, recituesit të Kuranit do t'i thuhet: “Lexo! Ngjitu (në shkallët e Xhenetit) dhe lexoje Kuranin ngadalë dhe qartë siç e lexoje në dunja, sepse me të vërtetë pozita jote do të jetë tek ajeti i fundit që do ta lexosh.” Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. https://t.me/akademiadritembidrite

  • NUK DIHET EDHE SA KA MBETUR Nuk dihet sa të ka mbetur nga jeta. Mund të jetë shumë, por me siguri është më pak se ajo që ka kaluar. Prandaj shfrytëzo fuqishëm, me zell. Në atë që të ka mbetur nga jeta, mundohu ta plotësosh të kaluarën duke shtuar punë të mira, duke punuar me përkushtim më të madh. Pasha Allahun, edhe po të të mbetej vetëm një ditë në dynja, një ditë e vetme me pendim të sinqertë dhe me përkushtim të vërtetë mjafton që Allahu t’i mbulojë të metat e së kaluarës. Ai e pranon kthimin e robit edhe në fundin e jetës së tij, nëse kthimi është i sinqertë. Kjo është prej mëshirës dhe mirësisë së Tij. Prandaj shfrytëzo sa të ka mbetur - një ditë, dy, një muaj, një vit. Mos lër kohën të kalojë pa ndryshuar për të mirë. Bëhu më i fortë se në të kaluarën, më i vendosur në të vërtetën, më i përkushtuar në punët e mira. T’ia dëshmosh Allahut se ndihesh keq për atë që ka kaluar jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Të tregosh se je penduar, përnjëmend je kthyer, je bërë i vetëdijshëm për atë që ke bërë dhe për atë që të pret. Ky është edhe këndvështrimi i atij që nuk agjëron vetëm me uri e etje, por me zemër të kthyer nga Allahu, me pendim, me keqardhje për gjynahet, me punë të mira dhe vazhdimësi në tërë këtë deri në fitore - faljen nga Allahu i madhërishëm. Hoxhë Enis Rama

  • BESIMI NUK GARANTON REHATI NË DYNJA Këtë jetë do të kalojmë pashmangshmërisht me vështirësi e sprova. Nëse nga jeta kërkojmë vetëm përkëdhelje, të kuptuarit e saj do të na dalë huq i madh. Shumë njerëz humbin besimin nga bindja e gabuar se, si të bëhen muslimanë, do të gëzojnë patjetër shëndet, rehati në jetë, dashuri nga njerëzit, sukses në biznes. Besimi nuk sjell medoemos rehati në jetë. Në fakt, shpesh ndodh e kundërta. Mënyra se si i erdhi shpallja Muhamedit ﷺ nënkupton diçka. Allahu ka mundur të bёjё që Xhibrili t’i vijë Muhamedit ﷺ në një ambient të rehatshëm, me një tryezë me fruta prej Xheneti, të shoqëruar me melaike, pastaj, gradualisht e pa vështirësi, të fillojë t’ia zbresë Shpalljen. Por nuk ndodhi kështu. Shpallja i erdhi pejgamberit ﷺ me frikë e me tronditje, duke qenë ai i vetëm në shpellë. Allahu e ka sqaruar këtë realitet në Kuran: إِنَّا سَنُلْقِي عَلَيْكَ قَوْلًا ثَقِيلًا “Ne do të të shpallim ty një fjalë të rëndë”. (el-Muzzemmil, 5) Pra, kjo fjalë (Shpallja) është e rëndë. Nuk erdhi me lehtësi e për të ta rehatuar jetën, por erdhi që të sjellë përgjegjësi dhe sprova që duhet t’i përballësh me durim. Kjo është natyra e kësaj jete. Kushdo që e kupton këtë, nuk do tё befasohet e as dëshpërohet nga sprovat e jetës. Kushdo që nuk e kupton, do të tronditet nga çdo sprovë. Besimi nuk garanton rehati në këtë jetë, por garanton udhëzim në të dhe shpëtim në Ahiret. Hoxhë Enis Rama

  • 21 июн.41441из akademiadritembidrite

    🌱يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَتْكُمْ مَوْعِظَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لِمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. Junus 57 https://t.me/akademiadritembidrite

  • https://youtu.be/p2FyxQhMnpg?is=vyD0dLUsNEJlm42c

  • 12 июн.4863из ShejhTarifi

    Kujdesu për fenë dhe dynjanë tënde bashkë. Por kur rrugët e tyre të kryqëzohen në kundërshti, vendose dynjanë në shërbim të fesë dhe vazhdo udhëtimin tënd drejt Allahut. Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi

  • 2 июн.65141из akademiadritembidrite

    ✨ Me lejen e Allahut, Akademia “Dritë Mbi Dritë” hap regjistrimet për mësim të Kuranit për femra dhe fëmijë. 🌸 Grupe për femra 🌼 Grupe për fëmijë (djem deri ne moshen 10 vjeç) 📖 Abetare • Tilaue • Texhvid • Memorizim 🤍 Ambient edukues, i qetë dhe me përkushtim 🎥 Mësimet mbahen Online në ZOOM ‼️Regjistrimet janë të hapura deri me 10.06.2026 📩 Për informata dhe regjistrim na kontaktoni: +49 163 2008476 🧕Mësuese M. Osmani Neziri

  • 29 мая51642из akademiadritembidrite

    🤍Vlera e mësimit të Kur’anit💜 1. Othman ibn Affani-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’anin dhe ia mëson atë dikujt ”.(Transmeton Buhariu) 2. Ebu Umame-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “ Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet ”. (Transmeton Muslimi) 3. Omer ibn Hattabi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë se i Dërguarit i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “ Vërtet Allahu me këtë Libër do t’i ngrejë disa popuj, ndërsa disa të tjerë do t’i degradojë”. (Transmeton Muslimi) Mëso Kuranin me ne Akademia Dritë Mbi Dritë 📩 Na shkruani për informata

  • 26 мая431111из Followthesunnah1

    والأمنياتُ كبيرةٌ، واللهُ أكبرُ. Dëshirat janë të mëdha, kurse Allahu është më i madh.