tgindex
Myrvete Allmeta

Myrvete Allmeta

Статистика

Ate qe dija nuk e le pa gjume me dite , do e lere injoranca zgjuar me vite.

Последний пост
14 авг.
Последнее чтение
15 авг.
Постов за неделю
5
Всего постов
23
Тип
открытый
Язык
und
Категория
Новости и СМИ (по похожим)
В каталоге с
13 авг.
Подписчики
1 050
−1 за 4 дн.
Сутки
0
0,00%
Неделя
 
Месяц
 
Просмотров на пост
267
23 постов
Вовлечённость
25,4%
к подписчикам
Постов в день
0,7
всего 23
Упоминаний
0
каналов
Охват размещения
оценка
1/24сутки в ленте
164
1/48двое суток
187
1/72трое суток
202

Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.

Посты

  • без подписи

  • Doja të të shihja luan, jo dhelpër të verbër Thuhet se një tregtar kishte një djalë të vetëm. Kur djali u rrit dhe arriti moshën e pjekurisë, filloi t’i shpërdoronte pasurinë. Merre dhe fute në punë, i thanë njerëzit e afërt tregtarit. Dhe ashtu bëri. E thirri në darkë djalin dhe i tha: Nesër bëhu gati se do jesh në krye të karvanit! Unë? - e pyeti djali i çuditur. - Po, po , ti ! - Po ku marr unë vesh nga tregtia o baba! - Do mësosh me kalimin e kohes, nuk ka lind njeri i mësuar. E kështu të nesërmen, i ati përgatiti ngarkesat me mallra të çmuara dhe i tha: Nisu! Të priftë e mbara! Ndërsa djali po udhëtonte me mallrat e tij dhe kishte arritur në mes të shkretëtirës, pa një dhelpër të plakur, e të dobësuar aq shumë, saqë nuk mund të ecte më dhe mund të dilte nga strofulla vetëm duke u zvarritur.Dhelpra ecte kuturu ngaqë ishte e verbër. Djali tha me vete: “Çfarë bën kjo dhelpër për të jetuar? Si mund të mbijetojë në këtë shkretëtirë të shkretë, kur nuk është në gjendje të gjuajë?” Ndërsa po mendonte kështu, papritur u shfaq një luan me një dash në gojë. Ai e vendosi prenë pranë dhelprës, hëngri pjesën që i duhej dhe pastaj u largua. Dhelpra u zvarrit drejt mbetjeve dhe hëngri atë që kishte lënë luani. Djali i tregtarit e pa të gjithë këtë dhe tha: “Subhanallah! Zoti ia sjell furnizimin dhelprës aty ku ndodhet, edhe pse ajo nuk mund të ecë. Ndërsa unë lodhem dhe udhëtoj për të siguruar jetesën!” Ndaleni karvanin dhe kthehuni! - i tha ndihmëtarëve të tij. Kur u kthye, ia tregoi të atit atë që kishte parë. I ati i tha: “Unë të dërgova të tregtosh dhe të lodhesh, që të bëhesh luan që ushqen të tjerët, jo t’i përngjash dhelprës që pret që dikush ta ushqejë.” Çfarë rezultojmë nga kjo histori? E para: Mos u bëj barrë për të tjerët, por përpiqu dhe kërko riskun tënd në tokë. E dyta: Duhet të largohemi nga bota e dëshirave dhe ëndrrave dhe të përballemi me jetën, sepse synimet e larta nuk arrihen vetëm me dëshira, por me sakrifica. Allahu e mëshiroftë poetin Ahmed Sheuki, i cili thotë: “Arritja e synimeve nuk bëhet vetëm me dëshira, por bota merret me përpjekje dhe vendosmëri.” E treta: Vlera e njeriut është në përpjesëtim me atë që ai jep dhe me atë që punon. Gjeje punën që të përshtatet dhe mos u shmang nga përgjegjësitë, që të mos bëhesh si struci, të cilit i thanë: “Mbaje dhe transportoje!” Ai tha: “Unë jam zog.” I thanë: “Atëherë fluturo dhe luaj!” Ai tha: “Unë jam deve!” E katërta: Vendosmëria, ambicia dhe vullneti. “Kush nuk dëshiron të ngjitet në male, do të jetojë gjithë jetën mes gropave.” Kush e humb vullnetin, ka humb karburantin që e çon përpara jetën e tij. Dhe kush e humb ambicien e lartë, ka humbur vetë jetën. Një poet arab ka thënë: “Vullneti është si shpata: neglizhenca e ndryshk atë, ndërsa goditjet dhe përballja me vështirësitë e mprehin.” Dhe Allahu i Madhëruar thotë: “E kur të vendosësh, mbështetu tek Allahu.” (Kurani, Ali Imran: 159) Nga ç’kam lexuar👆 Myrvete Allmeta

  • без подписи

  • без подписи

  • Historia e Murit të Madh të Kinës dhe rojes Kur kinezët e lashtë dëshironin të jetonin të sigurt, ndërtuan Murin e Madh të Kinës dhe besonin se, për shkak të lartësisë së tij, askush nuk do të mund ta kapërcente. Por gjatë 100 viteve të para pas ndërtimit të murit, Kina u pushtua tri herë. Dhe në asnjërën prej këtyre rasteve ushtritë pushtuese nuk kishin nevojë ta çanin apo ta ngjisnin murin. Ata thjesht i jepnin ryshfet rojes dhe kalonin përmes portës! Kinezët u përqendruan shumë në ndërtimin e murit, por harruan të ndërtonin rojen. Eh pra, ndërtimi i njeriut vjen para çdo gjëje tjetër. ❤️ Myrvete Allmeta

  • Pas dites se pare te marteses, shqiptari i thote goces: Hajt! Mos e kthe me kryet prapa! Nime nuk ke gje ketu. Linde ne shtepi te huaj e do shkosh ne shtepine tende! Kjo eshte fyese… e dhimbshme… Por gjëja e duhur për t'i thënë asaj është: "Sa herë që të kesh një hall, dije se: Shtëpiza jote është ende aty. Dhoma jote është ende aty. Përqafimi i babait tend është ende aty. Prehri i nënës tende eshte ende aty. Kopjen e çelësit te shtepise e ke brenda në pajë… Myrvete Allmeta

  • Nuk ngrihet një popull qe sheh veç interesin e pragut te vet. Ibn Ashur

  • Një burrë vdiq ndërsa ishte duke pirë alkool, ndërsa në të njëjtën kohë një grua i dha fund jetës së saj kur mësoi se ishte shtatzënë nga një marrëdhënie e palejuar. Të dyja xhenazet e tyre u bashkuan në të njëjtën xhami. Disa njerëz e pyetën imamin Ebu Hanifen en-Nu’manin: “A janë ata në Xhenet apo në Zjarr?” Ai mund të përgjigjej duke sjellë ajetet e kërcënimit dhe ndëshkimit; pirja e alkoolit është një mëkat i madh, ndërsa vrasja e vetes është një mëkat për të cilin Allahu ka paralajmëruar ndëshkim. Por Ebu Hanife e kuptoi se nuk ishte në pozitën për të gjykuar përfundimin e njerëzve. Ai nuk i kishte në dorë çelësat e Xhenetit dhe të Zjarrit dhe nuk e vendosi veten si gjykatës të qëllimeve dhe përfundimeve të njerëzve. Prandaj tha këto fjalë të bukura: “Për ta them atë që tha Ibrahimi, alejhi selam: ‘Kush më pason mua, është prej meje; ndërsa kush më kundërshton mua, Ti je Falës dhe Mëshirues.’ Dhe për ta them atë që tha Isai, alejhi selam: ‘Nëse i dënon, ata janë robërit e Tu; e nëse i fal, Ti je vërtet i Plotfuqishmi, i Urti.’ Dhe për ta them atë që tha Nuhu, alejhi selam: ‘Gjykimi i tyre është vetëm tek Zoti im, sikur ta kuptonit.’” Kështu, ai ia la çështjen Allahut, qëndroi brenda kufijve të robërisë ndaj Tij dhe nuk dha një gjykim të prerë për përfundimin e tyre. Ai nuk e mbylli derën e mëshirës së Allahut dhe nuk u soll sikur të ishte zot mbi krijesat. Një nga sprovat më të mëdha të njerëzve sot është që disa marrin përsipër të gjykojnë të tjerët, duke shpërndarë Xhenetin dhe Zjarrin sipas dëshirave të tyre dhe duke e vendosur veten si kujdestarë mbi mëshirën dhe drejtësinë e Allahut. Ky është një qëndrim larg frymës së Kuranit dhe i afërt me paditurinë, edhe nëse vishet me petkun e devotshmërisë. Kritiko sa të duash veprimet dhe idetë, por mos e përfshi veten në përcaktimin e fatit përfundimtar të njerëzve; sepse kjo i përket vetëm Allahut. Ai është Zotëruesi i Xhenetit dhe i Zjarrit. Ai është më i Mëshirshëm ndaj robërve të Tij se çdo kush tjetër. Ai vepron siç dëshiron, me urtësi dhe drejtësi. Ndërsa ne jemi robër të Tij; duhet të qëndrojmë në kufijtë tanë dhe të mos e tejkalojmë vendin që na takon. Andaj mos prisni bileta xheneti dhe xhehenemi! Myrvete Allmeta

  • без подписи

  • Zyrtarisht... Rusia do të prezantojë arabishten në shkolla duke filluar nga ky shtator 🇷🇺📚 Në një lëvizje që synon të prezantojë zyrtarisht arabishten në shkollat ​​ruse në fillim të vitit të ri akademik dhe të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet arsimore dhe kulturore midis Rusisë dhe botës arabe, Ministria Ruse e Arsimit njoftoi programin zyrtar për mësimdhënien e arabishtes në shkolla, i cili do të fillojë zbatimin në fillim të vitit të ri akademik këtë shtator. Ky program do t'u japë nxënësve mundësinë të mësojnë më shumë rreth gjuhës dhe kulturës arabe dhe zbatimi i tij pritet të fillojë në fillim të vitit të ri akademik, në një hap që forcon praninë e arabishtes në sistemin arsimor rus. Akoma ngurron te mesosh arabishten?! Eja na u bashkangjit ne mesimin e arbishtes më 1 tetor !

  • Kur zgjohen fëmijët dhe të rinjtë sot? Në 11 konsiderohet herët. Ndërkohë pas luftes se dyte biterore jeta në Japoni fillon në orën 4 të mëngjesit… në Gjermani ne oren 5… Maximumi ne oren 6 te gjithe jane zgjuar e kane filluar diten… Semundja e kohes se sotme eshte gjumi…femijet, te rinjte, te rejat nuk flene dhe kjo do te çoje ne nje katastrofe shendetesore, ekonomike dhe morale … Profeti alejhi selam na thote: “Bereqeti i ymetit tim eshte ne sabah” Profeti flinte heret dhe zgjohej heret… Pasi braktisem udherrefimin e profetit tone, jeta jone u be e çrregullt, pa sistem. Deri kur keshtu??? Jeta vrapon… veç kur ta shohim veten ne minutat e fundit te jetes… atehere do ta kuptojme cfare kemi humbur. Myrvete Allmeta

  • Rita Petro (Filipi) Jehona E Fjalëve ---------------------------- Ndonjërë si thikë lëndojnë Ndonjërë si barna shërojnë Ndonjërë janë parajsë, e ndonjëherë si gacë ngjajnë Ndonjëherë të hidhura si kripë, e ndonjëherë si mjaltë Fjalë e hidhur mund në shpirt si shigjetë të godas Fjalë e bukur mund të lumturoj pa masë Nëse nuk mundesh një fjalë të bukur të thuash Mos thuaj fjalë që ëndërrat e një shpirti ti shuash Herë me mbeturina krahasuar E herë sikur ari i hartuar Herë si shigjetë e mprehtë masakron E herë si një lule vere të zbukuron Aq shumë peshon Aq shumë dëmton Aq shumë ndërton Aq e fuqishme sa, herë pas herë njeriun rëzon. E huazuar

  • Ndonjëherë, peshojmë gabim. Mendojmë se nahet tona janë male që nuk lëvizin, e se një copë ceptove uke është një grimcë që tretet në ajër. Por Allahu i Madhërishëm ka një peshore që nuk gabon. Ka nga ata që kanë fjetur me dritën e sexhdes mbi ballë dhe janë zgjuar me hijen e gjynahut në zemër, e ka nga ata që kanë shpëtuar jo ngaqë ishin të përsosur, por sepse në një çast u kujtuan për dikë te varfer që kishte nevoje dhe ndanë bukën që kishin për vete dhe duke qenë vetë te uritur. Në Kuran, Zoti tregon për besimtarët e sinqertë: “Dhe ata e japin ushqimin, ndonëse kane nevoje vetë...” Nga ç’kam lexuar👆 Myrvete Allmeta

  • без подписи

  • O Allah, më bëj më të mirë sesa mendojnë njerëzit për mua, mbuloji të metat e mia që ata nuk i dinë dhe më fal në Ditën kur nuk do të bëjnë dobi as pasuria e as fëmijët, përveç atij që vjen tek Ti me një zemër të pastër. Prandaj, o Allah, më dhuro një zemër të pastër, që të vij me të para Teje në Ditën e Kiametit 🌺!!! ‏

  • Gëzimi me Kuran është adhurim. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Me mirësinë e Allahut dhe me mëshirën e Tij, le të gëzohen për këtë.” (Junus: 58) Es-Seadij , në tefsirin e fjalës së Allahut: “Me mirësinë e Allahut”, thotë: “Kjo miresi është Kurani; dhurata, mirësia dhe begatia më e madhe me të cilën Allahu i ka nderuar robërit e Tij.” Kam medituar mbi të gjitha llojet e gëzimeve dhe nuk kam gjetur asnjë gëzim që të barazohet me gëzimin e përfundimit të memorizimit të një sureje, të një xhuzi apo të dy xhuzeve. Gëzimi me Kuran ka një ndikim krejt të veçantë ne zemer. Perkthim: Myrvete Allmeta

  • Pse vajzat tona nuk po e admirojne hixhabin? Pse e shohin mbulesen si “privues karriere”? Pse ato qe e mbajne ne koke ende i kane nenat e frikesuara: O bobo, jam ne hall se vajza nuk po ka qendrueshmeri dhe nga dita ne dite mund ta heqe mbulesen? Pse zhveshja eshte bere aq tunduese per gocat tona? Pse gjithe keto vite qe pane familjaret e tyre nuk e lane ate gjurmen qe duhej ne zemrat e Tyre te brishta per dasht me shpirt kete dispozite qe e zbriti Zoti prej shtate qiejve?

  • без подписи

  • без подписи

  • без подписи