tgindex
Drita e zemrave

Drita e zemrave

Статистика

Përmbajtja e këtij Kanali: Ajete Kur'anore me tefsir, Thënie të Dijetarëve-Hoxhallarëve, Hadithe të sakta, Poezi, Dua, Tregime Islame, Kuiz, si dhe aktivitete të ndryshme!

Последний пост
11 авг.
Последнее чтение
13 авг.
Постов за неделю
1
Всего постов
20
Тип
открытый
Язык
und
В каталоге с
13 авг.
Подписчики
1 161
−2 за 4 дн.
Сутки
−1
−0,09%
Неделя
 
Месяц
 
Просмотров на пост
374
20 постов
Вовлечённость
32,2%
к подписчикам
Постов в день
0,1
всего 20
Упоминаний
1
каналов
Охват размещения
оценка
1/24сутки в ленте
139
1/48двое суток
159
1/72трое суток
171

Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.

Посты

  • “Vazhdo të ecësh në rrugën e drejtë, edhe kur je vetëm… Sepse rruga drejt Allahut nuk matet me sa veta ecin me ty, por me atë ku të çon.” t.me/dritaezemrave

  • 30 Ajete, 30 Reflektime Përzgjedhje nga secili xhuz me reflektime të zemrës ♡ Ajeti i përzgjedhur nga xhuzi i 17-të: Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi (një kokërr shumë e vogël). Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje. [El-Enbija: 47] Reflektim: SubhanAllah, ky ajet na bën të mendojmë për çdo gjë që bëjmë, qoftë të mirë apo të keqe. Kur bëjmë një vepër të mirë, të mos mërzitemi nëse njerëzit nuk e dinë apo nuk e vlerësojnë, sepse ajo është shkruar në regjistrin e veprave tona dhe do ta gjejmë atë në Ditën e Gjykimit. Po ashtu, nëse bëjmë ndonjë vepër të keqe, qoftë ndaj vetes apo ndaj njerëzve të tjerë, edhe ajo do të jetë e shënuar në regjistrin e veprave tona dhe do ta gjejmë në ditën kur do të japim llogari. Allahu na bëftë prej vepërmirëve. ✎𓂃 𝐸.𝑀 t.me/dritaezemrave

  • Tregim | Njeriu që mposhti kurthin e mbretit! Në një mbretëri të lashtë jetonte një burrë që ishte dënuar padrejtësisht me vdekje. Vendimi ishte shpallur dhe, sipas ligjeve të kohës, dukej se askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshonte fatin e tij. Por mbreti i asaj mbretërie nuk ishte si të tjerët. Ai njihej për lojërat e tij mendore, për kurthet e fshehura pas buzëqeshjes dhe për kënaqësinë që gjente duke vënë në provë zgjuarsinë e njerëzve. Një ditë, ai urdhëroi që i dënuari të sillej para fronit. "Do të të jap një mundësi të fundit," tha mbreti. "Në këtë kuti do të vendos dy fletë. Në njërën do të shkruhet fjala Jetë, në tjetrën Vdekje. Ti do të zgjedhësh njërën dhe fati yt do të vendoset nga ajo që është shkruar në të." Turma murmuriti. Disa menduan se mbreti po tregonte mëshirë. Të tjerë e dinin se pas fjalëve të tij fshihej gjithmonë një hile. Burri e shikoi drejt në sy. Në atë çast e kuptoi mashtrimin. Ai e njihte mirë mbretin dhe ishte i bindur se në të dyja fletët ishte shkruar e njëjta fjalë: Vdekje. Për një moment, heshtja mbuloi sallën. Shumë njerëz do të ishin dorëzuar përballë një padrejtësie të tillë. Të tjerë do të kishin protestuar ose do të kishin lutur për mëshirë. Por ai nuk bëri asnjërën. Qëndroi i qetë. Mendoi vetëm për disa sekonda dhe më pas buzëqeshi. U afrua te kutia, futi dorën brenda dhe zgjodhi një nga fletët. Të gjithë prisnin që ta hapte. Por, para se dikush të kuptonte çfarë po ndodhte, ai e futi fletën në gojë dhe e gëlltiti. Salla shpërtheu në habi. "Çfarë bëre?!" bërtiti mbreti, duke u ngritur nga froni. "Tani askush nuk mund ta dijë se çfarë shkruante në fletën që zgjodhe!" Burri nuk humbi qetësinë. "Përkundrazi, Madhëri," tha ai. "Është shumë e lehtë ta zbulojmë. Mjafton të shohim fletën që ka mbetur në kuti. Nëse ajo tregon Vdekje, atëherë fleta që zgjodha unë duhet të ketë qenë Jetë." Mbreti mbeti pa fjalë. I detyruar nga vetë rregullat që kishte shpallur, ai nxori fletën e mbetur. Në të shkruhej: Vdekje. Një valë pëshpërimash përshkoi sallën. Sipas logjikës së lojës, fleta e gëlltitur duhej të kishte shkruar Jetë. Mbreti e dinte të vërtetën. E dinte se kishte mashtruar. Por po ta pranonte, do të zbulonte padrejtësinë e tij para të gjithëve dhe do të humbte autoritetin që kishte ndërtuar mbi frikën. Kështu, me zemërim të fshehur pas krenarisë, ai nuk pati zgjidhje tjetër veçse ta lironte burrin. Historia e tij u përhap në të gjithë mbretërinë. Njerëzit nuk e kujtuan si njeriun që shpëtoi nga vdekja, por si njeriun që mposhti një kurth pa përdorur forcë. Ai fitoi jo sepse ishte më i fuqishëm se mbreti, por sepse ishte më i mençur. Kur të gjithë shihnin vetëm dy zgjedhje, ai krijoi një të tretë. Mësimi i tregimit: Ndonjëherë, kur gjithçka duket e humbur dhe rregullat janë kundër teje, mos e shpenzo energjinë duke luftuar brenda kufijve të tyre. Zgjuarsia e vërtetë nuk qëndron gjithmonë te fitimi i lojës, por te gjetja e një mënyre për ta ndryshuar vetë lojën. Huazim t.me/dritaezemrave

  • 30 Ajete, 30 Reflektime Përzgjedhje nga secili xhuz me reflektime të zemrës ♡ Ajeti i përzgjedhur nga xhuzi i 16-të: Ne e kemi bërë atë (Kuranin) të lehtë, në gjuhën tënde. [Merjem: 97] Reflektim: I Lartësuar qoftë Allahu! Sa shumë gjëra na kujton ky ajet. Shpesh kemi parë njerëz që ndoshta nuk dinë mirë as shkrim e lexim, por Kuranin e lexojnë shumë bukur dhe me përkushtim. Madje ka edhe të tillë që janë në moshë të shtyrë, por megjithatë përpiqen dhe e mësojnë Kuranin. Kjo është një mirësi dhe lehtësim i madh nga Allahu, sepse Ai e ka bërë Kuranin të lehtë për ta lexuar dhe për ta mësuar ✎𓂃 𝐸.𝑀 t.me/dritaezemrave

  • .Netët më ť'bukura me lutje ndriçohen, ti sinqerisht lutu nga Allahu t'pranohen! Dashurije Bajrami t.me/dritaezemrave

  • t.me/dritaezemrave

  • Lini një distancë të caktuar midis vetes dhe njerëzve, sepse jo çdo afërsi është dashuri, as çdo distancë nuk është e ftohtë... E huazuar t.me/dritaezemrave

  • 30 Ajete, 30 Reflektime Përzgjedhje nga secili xhuz me reflektime të zemrës ♡ Ajeti i përzgjedhur nga xhuzi i 15-të: Mos e shtrëngo dorën, as mos u bëj dorëshpuar e të mbetesh i qortuar dhe i mjerë.  [El-Isra: 29] Reflektim: SubhanAllah, sa qartë dhe bukur na i mëson Allahu gjërat! Por sa pak ndodh që t’i marrim ato si udhëzim në jetën tonë. Çdo gjë që Allahu na ka ndaluar dhe çdo gjë që na ka lejuar është për të mirën tonë. Allahu na bëftë prej atyre që nuk janë dorështrënguar, por as shpërdorues. ✎𓂃 𝐸.𝑀 t.me/dritaezemrave

  • Tregim motivues: Fara që guxon rritet Dy kokrra farash u gjendën pranë njëra-tjetrës në një tokë pjellore, në kohën e mbjelljeve të vjeshtës. Fara e parë tha: "Unë dua të rritem! Dua t'i shtrij rrënjët thellë në tokë dhe të forcohem, që një ditë filizi im të çajë sipërfaqen e dheut. Dua të nxjerr sythat e njomë si lajmëtarë të ardhjes së pranverës. Dua të ndiej ngrohtësinë e diellit dhe freskinë e vesës së mëngjesit mbi petalet e mia!" Dhe filloi të rritej. Fara e dytë tha: "Çfarë fati më ka gjetur! Kam frikë. Nëse i lëshoj rrënjët thellë në tokë, kush e di çfarë më pret në atë errësirë. Nëse përpiqem të dal mbi sipërfaqe, mund të dëmtoj filizat e mi të brishtë. Nëse nxjerr sythat, mund t'i shohë një kërmill dhe t'i hajë. Nëse çel lulet, mund të vijë një fëmijë dhe të më këpusë. Jo, do të pres një kohë më të sigurt." Dhe mbeti duke pritur. Në fillim të pranverës erdhi një pulë, e cila po gërmonte tokën në kërkim të ushqimit. Ajo gjeti farën që po priste dhe e gëlltiti. Mësimi i tregimit Problemet dhe sfidat tona janë shkallët drejt suksesit. Sfida e motorit të një anijeje është të mposhtë rezistencën e ujit, dhe pikërisht mposhtja e kësaj rezistence e vë anijen në lëvizje. Kështu është edhe me jetën tonë. Problemet nuk na ndalojnë; përkundrazi, kapërcimi i tyre na jep forcën për të ecur përpara, për t'u rritur dhe për të arritur suksesin. t.me/dritaezemrave

  • t.me/dritaezemrave

  • 30 Ajete, 30 Reflektime Përzgjedhje nga secili xhuz me reflektime të zemrës ♡ Ajeti i përzgjedhur nga xhuzi i 14-të: Dhe, kur ndonjëri prej tyre merr lajmin se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe i mbushet me mjerim.   [En-Nahl: 58] Reflektim: SubhanAllah… Ky ajet na kujton se edhe sot ekzistojnë njerëz të tillë, të cilëve u prishet qejfi kur u lind vajzë. Ata harrojnë se është Allahu Ai që jep: dikujt i jep vajza, dikujt djem, dikujt të dyja, e dikujt nuk i jep fëmijë fare. Çdo gjë është me urtësinë dhe caktimin e Tij. Harrojnë gjithashtu fjalën e Muhamedi ﷺ, i cili na ka mësuar se rritja e vajzave me drejtësi dhe dashuri është shkak për hyrjen e prindit në Xhenet. Allahu na faltë, na udhëzoftë dhe na vetëdijësoftë që të mos biem në mendime apo veprime të tilla, por ta pranojmë me zemër të hapur çdo dhuratë që Ai na jep. ✎𓂃 𝐸.𝑀 t.me/dritaezemrave

  • Gjith atyre që u thonë të mbuluarave shkoni në arabi, unẽ po ju them ju shkoni e dilni pak në europë e shihni a ka diku femra si ju? Dilni shihni a ka ndonjë nxënëse ose studente e cila shkon në shkollë, në punë, e është veshë si me shku nuse, dilni ecni botën dhe shifeni a del dikush të moderojë një program e të jetë e veshur sikur po del në plazhë?! Për fat të keq na është rritë bebza e syrit aq shumë pēr të kritikuar të mirën, e jemi bë qorr ndaj tẽ shëmtuarës! Emine Bajrami t.me/dritaezemrave

  • 30 Ajete, 30 Reflektime Përzgjedhje nga secili xhuz me reflektime të zemrës ♡ Ajeti i përzgjedhur nga xhuzi i 13-të: O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën, kur do të jepet llogari!” [Ibrahim: 41] Reflektim: Ne si njerëz jemi mëkatarë dhe kemi nevojë çdo herë të kërkojmë falje tek Allahu. Nuk duhet t’i anashkalojmë prindërit në lutjet tona, sepse ata kanë një pozitë të lartë dhe një hak të madh mbi ne. Po ashtu, është prej mirësisë së zemrës që të lutemi edhe për të gjithë besimtarët. Allahu mos na kurseftë nga lutjet drejtuar Atij dhe na bëftë prej atyre që pendohen dhe kërkojnë falje vazhdimisht. ✎𓂃 𝐸.𝑀 t.me/dritaezemrave

  • t.me/dritaezemrave

  • “Një nga shenjat e pjekurisë dhe fisnikërisë së njeriut është pakësimi i kureshtjes së panevojshme.” Një beduin tregonte: “Më edukoi një shërbëtore që mbante një enë të mbuluar. E pyeta: ‘Çfarë ka në enë?’ Ajo m’u përgjigj: ‘Po sikur të duhej të dihej, pse do ta kishim mbuluar?’” Mesazhi: Jo çdo gjë që e shohim duhet ta pyesim. Respektimi i privatësisë së të tjerëve dhe shmangia e kureshtjes së panevojshme janë shenja të edukatës, pjekurisë dhe moralit të mirë.       #p_f_i t.me/dritaezemrave

  • t.me/dritaezemrave

  • 30 Ajete, 30 Reflektime Përzgjedhje nga secili xhuz me reflektime të zemrës ♡ Ajeti i përzgjedhur nga xhuzi i 12-të: Ajo tha: “Ah! E mjera unë! A mos vallë, kështu plakë do të lind unë, ndërkohë që edhe burri im është plak! Me të vërtetë, kjo është diçka e jashtëzakonshme!”  [Hud: 72] Reflektim: Ky ajet na mëson sa e madhe është fuqia e Allahut. Kur Ai dëshiron diçka, i thotë “Bëhu!” dhe ajo bëhet. Në këtë rast përmendet Sara dhe Ibrahimi alejhi selam, të cilët ishin në moshë të shtyrë, por Allahu i furnizoi me fëmijë. Kjo tregon se asgjë nuk është e pamundur për Të. Andaj, për çdo gjë në jetën tonë, nuk duhet t’i humbim shpresat tek Allahu i Lartësuar. ✎𓂃 𝐸.𝑀 t.me/dritaezemrave

  • Pajtohu me caktimin e Allahut Subhanehu ue teala dhe rizkun e përcaktuar për ty, sepse gjithçka është nën caktimin e Tij. Pra lëre hutinë dhe pajtohu e kënaqu me tẽ. E huazuar t.me/dritaezemrave

  • t.me/dritaezemrave

  • “Vepro me dijen që mësove, sepse dija pa vepër është si trupi pa shpirt.” Imam Ebu Hanife Allahu e mëshiroftë t.me/dritaezemrave