tgindex
Aishe Pone

Do të largohemi, por gjurmët tona do të mbeten...

Последний пост
14 авг.
Последнее чтение
15 авг.
Постов за неделю
4
Всего постов
23
Тип
открытый
Язык
испанский
Категория
Новости и СМИ (по похожим)
В каталоге с
13 авг.
Подписчики
813
−2 за 2 дн.
Сутки
0
0,00%
Неделя
 
Месяц
 
Просмотров на пост
345
23 постов
Вовлечённость
42,4%
к подписчикам
Постов в день
0,6
всего 23
Упоминаний
0
каналов
Охват размещения
оценка
1/24сутки в ленте
117
1/48двое суток
134
1/72трое суток
144

Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.

Посты

  • “Nuk ka dyshim se bashkëshortja e mirë dhe e devotshme është një pasuri e madhe. Ajo është një mirësi me të cilën njeriu përgëzohet që në këtë botë dhe një prej shenjave të lumturisë së tij.” — Nga hutbja: “Familja – prehje dhe dashuri” Shejh Muhamed ibn Seid Raslan – Allahu e ruajttë. https://t.me/aishepone

  • “Shtëpia ku vajza edukohet me turp, dëlirësi dhe me mbulesën është një shtëpi prej së cilës shpresohet të dalë një brez që do ta mbështesë dhe do ta ndihmojë fenë.” — Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë. https://t.me/aishepone

  • без подписи

  • без подписи

  • Ilaçi për zhurmën e dynjasë..

  • ✨ Edukimi dhe formimi i mirë i gruas janë garanci për mbrojtjen e shoqërisë nga prishja morale dhe një fortesë që e ruan atë nga të këqijat. https://t.me/aishepone

  • ‏Shfrytëzimi i pushimeve verore për të mësuar përmendësh Librin e Allahut-Kuranin. Arabia Saudite. Xhamia e shenjtë-Meke.

  • "Njeriu, nëse nuk merr pjesë në tubimet e dijes, nuk i dëgjon hutbet dhe nuk kujdeset për atë që përcillet nga dijetarët, atëherë pakujdesia e tij shtohet. Madje, zemra e tij mund të ngurtësohet derisa t'i vuloset dhe t'i mbyllet, e kështu bëhet prej të shkujdesurve." Shejh Ibn Bazi – Allahu e mëshiroftë. https://t.me/aishepone

  • Sot, me lejen e Allahut, zhvillohet mësimi i fundit i shpjegimit të librit "Shkaqet e dobishme për një jetë të lumtur" të Shejh: Abdurrahman es-Sa'di (Allahu e mëshiroftë). Një rrugëtim i mbushur me këshilla të vyera, udhëzime të dobishme dhe ilaçe për zemrën, të nxjerra nga Kurani dhe Suneti. Mos e humbni këtë mbyllje të bukur, e cila përmbledh mësimet dhe dobitë më të rëndësishme të këtij libri të çmuar. Sot 🕘 Ora 21:00 🤲 Ftoni edhe motrat tuaja dhe përfitoni së bashku nga ky mexhlis dijeje. Lusim Allahun e Madhëruar ta bëjë këtë mësim të sinqertë për Fytyrën e Tij, ta bëjë të dobishëm për ne dhe ta pranojë prej nesh. Amin.

  • ✨ Sado që të kërkosh, të punosh e të përpiqesh, do të gjesh shumë gjëra në këtë botë: pasuri, famë, pozitë, kënaqësi të përkohshme e rehati materiale. Por lumturinë e vërtetë, qetësinë e zemrës dhe sigurinë shpirtërore nuk mund t'i gjesh larg Zotit. Sepse këto janë dhurata që i jep vetëm Allahu atyre që e njohin, e besojnë dhe e adhurojnë Atë. Ai i ka ligjësuar shkaqet e tyre nëpërmjet Islamit. Prandaj, kush kërkon lumturinë larg udhëzimit hyjnor, është si ai që kërkon ujë në shkretëtirë: vrapon shumë, por mbetet i etur. Ndërsa ai që e bën Allahun synimin e jetës së tij, do të gjejë qetësi edhe në sprova, shpresë edhe në vështirësi dhe lumturi që nuk blihet me asnjë pasuri të kësaj bote. https://t.me/aishepone

  • ✨ Kjo është një kohë e çuditshme, e mbushur me dyshime, e zhytur në epshe, me risi të shumta në fe dhe përçarje. I lumtur dhe i suksesshëm është ai që kujdeset për ruajtjen e teuhidit të tij, e mbron zemrën nga të gjitha dyshimet dhe sëmundjet shpirtërore, e ruan kohën nga humbja duke mos u zhytur në ndjekjen e vazhdueshme të faqeve dhe llogarive në rrjetet sociale, bën durim dhe qëndron i palëkundur në devotshmëri ndaj Allahut. Besoj se ai që tregohet i kujdesshëm në këtë rrugë, shpresohet të shpërblehet me shpërblimin e pesëdhjetë sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta. 🖋 Shejh:Sulejman Er-Ruhejli. https://t.me/aishepone

  • ✨ Ka thënë Shejh Abdulselam esh-Shuuej'ir: "Kur të të ngushtohet dynjaja dhe të të rëndohet gjoksi, drejtohu vendit të faljes. Shtoje lutjen ndaj Allahut të Lartësuar, lexo sa më shumë Fjalën e Tij dhe madhëroje-lartësoje Atë. Drejtohu Allahut me zemër të sinqertë. Betohem në Allahun se atëherë nuk do të gjesh veçse atë me të cilën Allahu i Lartësuar do ta zgjerojë gjoksin tënd dhe do ta qetësojë zemrën tënde." https://t.me/aishepone

  • ✨ Lehtësoje zemrën tënde. Mos mendo se kjo botë është ngushtuar vetëm për ty, apo se pesha e saj ka rënë vetëm mbi ty. Kjo është natyra e saj dhe çdo njeri ka pjesën e vet nga lodhjet e sprovat e saj. Mësoje veten ta pranojë këtë, kapu fort pas kënaqësisë me caktimin e Allahut dhe mos e humb shpresën. Qetësoje zemrën tënde. Ndoshta vështirësia në të cilën je sot fsheh pas vetes një lehtësim të afërt. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë. 🤍 https://t.me/aishepone

  • Ka thënë Ibn Kajjimi-Allahu e mëshiroftë: "E gjithë lumturia gjendet në bindjen ndaj Allahut. Të gjitha fitimet dhe sukseset janë në marrëdhënien me Të. Ndërsa të gjitha fatkeqësitë dhe sprovat janë pasojë e gjynahut-mëkatit dhe kundërshtimit ndaj Tij. Prandaj, nuk ka gjë më të dobishme për robin sesa falënderimi ndaj Allahut dhe pendimi tek Ai. إِنَّ رَبَّنَا لَغَفُورٞ شَكُورٌ Vërtet, Zoti ynë është Falës i Madh dhe Falenderues." Fatir:34 📚 Uddetu's-Sabirin-fq:546. https://t.me/aishepone

  • без подписи

  • "Kush e neglizhon edukimin e fëmijës së tij duke mos i mësuar atë që i bën dobi dhe e lë pas dore, i ka bërë padrejtësinë më të madhe. Shumica e prishjes së fëmijëve e ka burimin te prindërit, për shkak të neglizhencës së tyre ndaj tyre dhe moskujdesit për t'u mësuar detyrimet e fesë dhe sunetet e saj." — Ibn Kajjim el-Xheuzijje - Allahu e mëshiroftë. https://t.me/aishepone

  • Ndaje një pjesë të kohës tënde për të mësuar: Mëso rreth dispozitave të familjes dhe artit të edukimit të drejtë të fëmijëve. Ndoshta ti do të jesh mësuesja e parë e fëmijëve të tu, udhërrëfyesja, edukatorja dhe shoqëruesja e tyre më e mirë, duke rritur një brez të edukuar në bindje ndaj Allahut. Lexo, zgjero dijen tënde, mëso përmendësh nga Kurani aq sa të kesh mundësi, dhe mëso nga Suneti i Profetit ﷺ gjithçka që ta fisnikëron shpirtin dhe ta përmirëson zemrën. Bëje gjithmonë nijetin që shtëpia jote të jetë një vatër qetësie, përkujtimi të Allahut dhe mëshire, si edhe një shkollë besimi dhe edukimi. https://t.me/aishepone

  • Dashuria për Medinën nuk është veçse një dhuratë që Allahu e vendosi në zemrën time.🤍

  • Trupi i burrit dobësohet dhe sëmuret kur mësohet me rehati të vazhdueshme dhe dembeli, ndërsa trupi i gruas dobësohet e sëmuret kur rëndohet me mundim dhe lodhje të tepërt. Burri është krijuar për përpjekje dhe punë; ai kërkon furnizimin dhe përballon vështirësitë, që kjo të jetë prehje për atë që Allahu e ka bërë strehë dhe qetësi për të. Ndërsa gruaja është krijuar që të jetë burim ngushëllimi dhe qetësie për atë që lodhet, si dhe prehje për një zemër që është rënduar nga përpjekjet dhe sfidat e jetës. ☆ Kur rolet përzihen dhe natyrshmëria e krijimit përmbyset, prishet ekuilibri, çrregullohet rendi dhe njerëzit humbasin shumë prej atyre gjërave mbi të cilat mbështetet mbarëvajtja e jetës së tyre.☆ https://t.me/aishepone

  • 📌 Fjala e Allahut të Lartësuar: { Vërtet, namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.} (En-Nisa: 103) 💡 Pesë namazet ditore janë caktuar në kohë të veçanta, që t'u kujtojnë të gjithë besimtarëve Zotin e tyre në periudha të ndryshme të ditës. Kjo bëhet që pakujdesia të mos i çojë në kryerjen e të këqijave ose në neglizhimin e veprave të mira. Fjala e Allahut -{مَوْقُوتًا}-(në kohë të caktuar) tregon se ruajtja e kohës së namazit ka përparësi ndaj të gjitha kushteve të tjera. Prandaj, Allahu i Lartësuar, pasi përmendi namazin në gjendje frike dhe më pas namazin në gjendje sigurie, sqaroi se kjo është për shkak të rëndësisë së ruajtjes së kohës së namazit. Pra, koha e namazit ka përparësi ndaj kushteve të tjera. Për këtë arsye: • Nëse nuk gjen ujë, merr tejemum që ta falësh namazin brenda kohës së tij. • Madje, nëse nuk gjen as ujë dhe as dhe për të bërë tejemum, falu sipas mundësisë dhe gjendjes që ke, duke mos e nxjerrë namazin jashtë kohës së tij. 📚 Et-Tefsir el-Muharrar – Ed-Durer es-Sunijje. https://t.me/aishepone