tgindex
✏️ dobifikh

✏️ dobifikh

Статистика

Ky kanal i bazuar në Kur'an dhe Sunet synon ardhjen në ndihmë të mësimit të dispozitave dhe dobive të Fikhut ne çështje që hasim çdo ditë.

Последний пост
12 авг.
Последнее чтение
15 авг.
Постов за неделю
3
Всего постов
20
Тип
открытый
Язык
und
Категория
Новости и СМИ (по похожим)
В каталоге с
15 авг.
Подписчики
911
0 за 1 дн.
Сутки
0
0,00%
Неделя
 
Месяц
 
Просмотров на пост
238
20 постов
Вовлечённость
26,1%
к подписчикам
Постов в день
0,4
всего 20
Упоминаний
0
каналов
Охват размещения
оценка
1/24сутки в ленте
88
1/48двое суток
100
1/72трое суток
108

Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.

Посты

  • без подписи

  • 🍃 Adhurimet që bëhen me rastin e eklipsit 🌗 Është gjë e pëlqyeshme kur ndodh eklipsi i diellit apo i hënës: 🔹 mbështetja tek Allahu me namaz, 🔹 është sunet që imami pas namazit të mbajë një hutbe ku i përkujton të pranishmit me Ditën e Gjykimit, Xhennetin e Zjarrin dhe i paralajmëron prej shkaqeve që çojnë në dënimin e Allahut, 🔹 duaja dhe përgjërimi ndaj Allahut të Lartësuar, 🔹 tekbiri, 🔹 sadakaja, 🔹 përmendja e Allahut dhe kërkimi i faljes, 🔹 kërkimi i mbrojtjes prej Allahut nga dënimi i varrit, 🔹 afrimi tek Allahu me ç'ka mundësi, derisa eklipsi të mbarojë. 🌱 Kanë ardhur disa transmetime të sakta për këto punë: 🔸 Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë për diellin dhe hënën: "Ato të dyja janë shenja të Allahut, nuk eklipsohen për vdekjen a jetën e ndonjërit. Prandaj nëse e shikoni mbështetjuni Allahut me namaz" [Buhariu e Muslimi], 🔸e në një transmetim: "Nëse e shikoni këtë gjë bëjini dua Allahut, tekbir, faluni dhe jepni sadaka" [Buhariu e Muslimi], 🔸 e në një transmetim: "Pastaj i urdhëroi të kërkonin mbrojtje prej ndëshkimit të varrit" [Buhariu]. 🔸 Në hadithin e Esmasë: "Profeti (salallahu alejhi ue selem) urdhëroi me lirimin e robërve kur u bë eklipsi i diellit" [Buhariu]. Eklipsi i diellit është një rast i mirë për ringjalljen e adhurimit të frikës ndaj Allahut të Lartësuar. E lusim Allahun e Lartësuar të na japë sukses për atë që Ai e pëlqen dhe do. ✍🏻Përgatiti: Stafi drejtues i kanalit: http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

  • 💫 A bën duá për zemrën tënde? 🍃Me rregullimin e zemrës rregullohet i gjithë trupi, Profeti (salallahu alejhi ue selem) thotë: "Vërtetë që në trup ndodhet një copë mishi që nëse ajo rregullohet rregullohet i gjithë trupi e nëse prishet prishet i gjithë trupi …". 🍃Ne Kur'an dhe Sunet ka shume duá për zemren: Fjala e të Lartësuarit: "Zoti ynë! Mos na i shtrembëro zemrat pasi na i drejtove", Fjala e të Lartësuarit: "Mos na vendos ne zemrat tona urrejtje e cmirë për ata që kanë besuar …", Fjala e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem): "Besimi mund të tretet në zemrën e ndonjërit prej jush ashtu sikurse tretet rroba, ndaj luteni Allahun që tua ripërtërisë besimin në zemrat tuaja", e saktëson Albani. Një nga duátë e tij (salallahu alejhi ue selem) ishte: "Zoti im! Ma prano pendimin, laje gjunahun tim, përgjigjju duásë sime, forcoje argumentim tim, udhëzoje zemrën time, drejtoje gjuhën time dhe largoje nga zemra ime urrejtjen dhe cmirën" e transmeton ibnu Hibani ne Sahih. Telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

  • 🌴 Koha e duasë së pranuar ditën e Xhuma: Dijetarët kanë dhënë mendime për kohën e pranimit te duasë ditën e xhuma, mendimet më të forta janë dy: 🔸 1) koha nga ulja e hatibit në minber e deri në mbarimin e namazit të xhumasë, siç ka ardhur ne Sahihun e Muslimit. Sipas kësaj bën dua pas ezanit te xhumasë deri pa filluar imami hytben, në pushimin mes dy hytbeve, gjatë namazit në sexhde, si dhe pas teshehudit para selamit. 🔸 2) koha nga ikindia ne aksham e sidimos pjesa kohore e fundit para akshamit. Fjala ساعة e ardhur ne hadith nuk ka të beje me 60 min e njohur sot, se atëherë nuk kanë qenë këto njësi matëse. Në të gjitha kohët ditën e xhuma shpresohet pranimi i duasë, por në këto të dyja shpresohet më shumë. Allahu e di me së miri. http://telegram.me/Dobifikh https://instagram.com/dobi_fikh?igshid=ycjtkokgosis https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

  • 🔹*Dispozita rreth udhëtimit* 🔸Udhëtari përfiton nga lehtësimet e udhëtimit që nga momenti kur del jashtë kufijve të zonës së banuar të vendit të tij. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. (Shih: El-Istidhkar, 6/77). Prandaj, nëse aeroporti ndodhet jashtë kufijve të qytetit, atij i lejohet të përfitojë nga këto lehtësime që aty. ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

  • 🍃Gjykimi rreth pastrimit te rrobave me avull: 📌 Disa prej dijetarëve kanë thënë: Nuk arrihet pastrimi i papastërtisë vetëm se me ujë duke u bazuar ne hadithin e Profetit ( salallahu alejhi ue selem ) kur ka urdhëruar me hedhjen e koves së ujit mbi urinën e njeriut që urinoi ne xhami. Transmetuar nga Buhariu ne kapitullin e abdesit me nr (220,221)dhe Muslimi në kapitullin e pastërtisë me nr (284). Ashtu sikurse jane argumentuar dijetarët e këtij mendimi me hadithe të tjera qe tregojnë për urdhërimin e pastrimit të papastërtive me ujë, duke thënë se urdhëri e bën të domosdoshëm detyrueshmërinë, e cila tregon se papastërtinë nuk e pastron ndonjë pastrues tjetër përveç ujit. 📌Ndërsa disa dijetarë të tjerë janë të mendimit se papastërtia nëse hiqet me çfarëdo lloj pastruesi qoftë me ujë, dhe, ose me lënien në diell, erë, kruarjen, fshirjen apo pastrues të tjerë përveç këtyre që u përmendën, atëherë vendi që ishte i pisët konsiderohet i pastruar. Për këte jane argumentuar se papastërtia është nje esencë e pisët që nëse hiqet me çdo lloj pastruesi quhet e pastruar. Gjithashtu jane argumentuar me hadithet që tregojnë për pastrimin e disa gjërave pa ujë, siç jane hadithet që tregojne për pastrimin nga kryerja e nevojave personale me gurë, e të ngjashme me to, apo hadithet që tregojnë per pastrimin e këpucëve me dhe nëse shkel nje pisllëk. Dhe ky mendim është më afër së vërtetës. 📌 Kështu që larja e rrobave me avull (vendosja e disa kimikateve tek rrobat që duam të lajmë për të hequr pisllëkun dhe pastaj bëhet larje e plotë me avull uji) i pastron rrobat prej papastërtive. 📚 Shkëputur nga libri: Shpjegimi i bazave te Fikhut i Shejh Xhibrinit (Allahu e mëshiroftë ) 1/8,9. ✍🏻 Përgatiti : Stafi drejtues I kanalit. Telegram.me/Dobifikh

  • без подписи

  • 💢 Thënie të dobishme 💢 💫 "Nxënësi i dijes duhet të dijë si ta kuptojë dijen që merr, nuk duhet të mashtrohet nga kërkimi i informacioneve të shumta por që nuk i kupton. Dija e dobishme është ajo që kuptohet edhe nëse është e vogël. Nëse ekziston kuptimi, edhe nëse është dije e pakët, njeriu furnizohet me dije. Ndërsa të dhënat e shumta pa kuptimin e duhur e çojnë njeriun në rrugën e gabuar". 📚 Shejh Salih Usejmi (Allahu e ruajt) në një nga mësimet e tij http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

  • Bëhu dhe ti pjesë e përhapjes së të mirës në shpërndarjen e adresës Dobifikh Në telegram: http://telegram.me/Dobifikh në facebook: https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks 🔸 Ky kanal i cili bazohet në Kur'an dhe Sunet, synon ardhjen në ndihmë të mësimit të normave dhe dobive të Fikhut islam në çështje që hasim çdo ditë, duke u munduar t'ua përcjellim lexuesve në mënyrën më të mirë dhe të kuptueshme. {Bashkëpunoni në mirësi e devotshmëri e mos bashkëpunoni në gjynahe e padrejtësi} [Maide:2]. ✍🏻 Stafi drejtues i kanalit:

  • http://telegram.me/Dobifikh

  • http://telegram.me/Dobifikh

  • 💢 Thënie të dobishme 💢 💫 Ibnul Kajimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: "Çdo lavdërim për robin në Kur'an është si fryt i dijes dhe çdo qortim për robin në të është si fryt i injorancës". 📚 Miftahu daris-seaade, ibnul Kajim 📚 http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

  • Telegram.me/Dobifikh

  • 🌴 Moskalimi i kufirit në dua 🔸 Pyetje e ardhur në adresën e Dobifikh: Cili është kuptimi i tejkalimit të cakut në dua dhe çfarë dëmi ka kjo nëse ekziston? 🔹 Përgjigje: Falënderimi është për Allahun, lavdërimi, shpëtimi e paqja e Tij qofshin për Profetin tonë Muhamed. Duaja është një nga format më të mira dhe madhështore të adhurimit. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Duaja është adhurim", pastaj lexoi: {Zoti juaj ka thënë: Mu lutni Mua t'ju përgjigjem. Ata të cilët tregojnë mendjemadhësi ndaj adhurimit Tim do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar} [hadith i saktë]. Por duaja ka etikën e saj dhe disa rregulla, prej të cilave është moskalimi i cakut në dua, që do të thotë: të mos tejkalohen kufinjtë e vendosura prej Allahut gjatë bërjes së duasë. Ibnul Kajimi ka thënë: "Çdo lutje që kundërshton Urtësinë e Allahut, apo përmban të kundërtën e fesë dhe çështjes së Tij, apo përmban të kundërtën e asaj me të cilën ka lajmëruar, ajo është tejkalim që Allahu nuk e do atë dhe atë që lutet" [Bedaiu el feuaid]. Në hadithin e saktë përcillet se Abdullah ibnu Mugaffel dëgjoi djalin e tij që po thoshte: "O Allah, të kërkoj kështjellën e bardhë në të djathtë të Xhenetit nëse hyj në të". I tha: "Djalosh! Kërkoji Allahut Xhenetin dhe kërko mbrojte tek Ai prej zjarrit, sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: "Do të ketë në ummetin tim njerëz që e tejkalojnë cakun në pastrim dhe dua". Ky tejkalim i cakut në dua shfaqet në forma të ndryshme, herë shfaqet në mënyrën e kryerjes së duasë e herë tjetër në shprehjet e fjalët e përdorura, prej tyre: ta lusë Allahun e Lartësuar për atë që nuk lejohet fetarisht, siç është: bërja e gjynaheve, ndërprerja e lidhjeve farefisnore, ose të kërkojë që Zoti ta shkatërrojë filanin apo pasurinë e tij në mënyrë të padrejtë, etj. Ose të kërkojë diçka që është në kundërshtim me ligjet fizike që Allahu ka vendosur në jetën e kësaj bote, si psh: të kërkojë që të jetë i pavdekshëm. Disa dijetarë kanë futur në këtë tejkalim ngritjen e zërit atëherë kur nuk ngrihet zëri në dua, si psh: në sexhde, mes dy sexhdeve, në fund të etehijatit, etj. Allahu i Lartësuar thotë: {Lutjuni Zotit tuaj të përulur dhe me zë të ulët. Ai nuk i do ata që e tejkalojnë cakun}. Nga format më të rrezikshme që janë pjesë e tejkalimit te kufinjve në dua është që ajo të përmbajë shirk. Shejhul Islam ibnu Tejmije ka thënë: "Kalimi i kufinjve në dua ndonjëherë bëhet duke kërkuar atë që nuk i lejohet ta kërkojë siç është ndihma për të arritur të ndaluarat, ndonjëherë duke kërkuar atë që Allahu nuk e bën, si psh: të kërkojë të jetë i pavdekshëm deri në Ditën e Kijametit, apo të kërkojë t'ia heqë ato gjëra që njerëzit i kanë të domosdoshme si ngrënia e pirja, apo të kërkojë që t'ia shfaqë të fshehtën, apo ta bëjë të pagabueshëm, apo t'i japë fëmijë pa patur grua, e të tjera si këto lutja për të cilat është tejkalim që Allahu nuk e do" [Mexhmuu el fetaua]. http://telegram.me/Dobifikh https://instagram.com/dobi_fikh?igshid=ycjtkokgosis

  • http://telegram.me/Dobifikh

  • 💢 Thënie të dobishme 💢 💫 "Nxënësi i dijes duhet të dijë si ta kuptojë dijen që merr, nuk duhet të mashtrohet nga kërkimi i informacioneve të shumta por që nuk i kupton. Dija e dobishme është ajo që kuptohet edhe nëse është e vogël. Nëse ekziston kuptimi, edhe nëse është dije e pakët, njeriu furnizohet me dije. Ndërsa të dhënat e shumta pa kuptimin e duhur e çojnë njeriun në rrugën e gabuar". 📚 Shejh Salih Usejmi (Allahu e ruajt) në një nga mësimet e tij http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

  • http://telegram.me/Dobifikh

  • http://telegram.me/Dobifikh

  • ☘️ Prej ditëve më madhështore e me më shumë vlerë është dita e xhuma. ✨ Në Sahihun e Muslimit përcillet se ajo është dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli, ndaj duhet treguar kujdes për kohën e saj. 🌱 Prej suneteve të pëlqyeshme në të janë: 🍂 shtimi i duasë, veçanërisht që nga koha e hyrjes së hatibit e deri në mbarimin e namazit të xhumasë, si dhe në fundin e kohës së xhumasë. 🍂 shtimi i namazit nafile para namazit të xhumasë. 💫 Ibnu Tejmije ka thënë: "Prej sahabëve është përcjellur se kur vinin në xhami ditën e xhuma faleshin sa të mundnin që kur hynin; kishte që falnin dhjetë rekate, kishte që falnin dymbëdhjetë rekate, kishte prej tyre që falnin tetë rekate e kishte që falnin më pak se kaq". 📚 Mexhmuul fetaua (24/189) ✨ Në Sahihun e Buhariut përcillet thënia e tij (salallahu alejhi ue selem): "Kush lahet ditën e xhuma, pastrohet aq sa ka mundësi, më pas përdor vajra apo parfum, më pas shkon duke mos ndarë mes dy vetave, falet aq sa është shkruar për të, më pas kur del imami hesht, atij i falen gjynahet nga ajo xhuma deri në xhumanë tjetër". http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

  • 💢 Thënie të dobishme 💢 💫 "Duhet që njeriu gjithmonë t'i kërkojë me këmbëngulje Zotit të tij përforcimin e besimit, t'ia përmbyllë më së miri jetën, t'ia bëjë ditët më të mira fundin e tyre dhe punët më të mira përfundimet e tyre, sepse Allahu është Bujar Mëshirues". 📚 Tejsirul-Latifil Mennan fi hulasati tefsiril Kur'an, shejh Sadi 📚 http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks