Muslimania Ideale
СтатистикаKëtu do të gjeni shembuj nga gratë e selefit, fetwa nga dijetarët e dëshmuar në lidhje me çështjet e gruas, dispozita dhe këshilla të ndryshme të përkthyera nga dituria e bujshme e Selefit, dizajne dhe video profesionale etj. Shpërndaje kanalin! 🌸
- Последний пост
- 8 авг.
- Последнее чтение
- 15 авг.
- Постов за неделю
- 0
- Всего постов
- 20
- Тип
- открытый
- Язык
- итальянский
- Категория
- Новости и СМИ (по похожим)
- В каталоге с
- 13 авг.
- 1/24сутки в ленте
- 297
- 1/48двое суток
- 340
- 1/72трое суток
- 367
Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.
Посты
Shpërndaje me të tjerët! t.me/MuslimaniIdeal 🌙
https://youtu.be/tOKN7SvIBvQ?si=CZpwBDncter5qXE5
Shejhu Rashid El-Kajsi, Allahu e mëshiroftë, jetoi 128 vite, duke përfshirë një pjesë të periudhës Osmane dhe asaj Saudite. Dikush e pyeti atë disa vite para vdekjes: "Më trego ndonjë histori të vjetër që nuk mund ta gjej nëpër libra." Ai u përgjigj: "Trego këtë prej meje: para njëqind vitesh udhëtova drejt lindjes deri në Indi dhe drejt perëndimit deri në Marok, dhe nuk pashë asnjë grua muslimane me fytyrë të zbuluar." 📌 Përktheu: Eralb Havolli t.me/MuslimaniaIdeale 🌙
Poezi shumë emocionale e Bahaudin Zuhejrit, e interpretuar nga Haulan San'ani! Poeti këtë ja dedikon bashkshortes që i ka ndërruar jetë! 📌 Përktheu dhe përshtati: Eralb Havolli t.me/MuslimaniIdeal 🌙
🎊 Video e re | Seria e re! https://youtu.be/KMkw3xssKDw?feature=shared
🖇 "Nëse gruaja shtatzënë e ka të vështirë të agjërojë, i lejohet të mos agjërojë dhe më pas ta kompensojë duke agjëruar ditët e humbura më vonë; pra, nuk e ka detyrimin për të dhënë ushqim si shpagim." "Ky lehtësim vlen si për gruan shtatzënë ashtu edhe për atë që është në periudhën e gjidhënies. I Dërguari i Allahut ﷺ ka dhënë lehtësim për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji, duke iu lejuar të mos agjërojnë nëse ndiejnë vështirësi për veten apo për fëmijën e tyre.'' 📎 Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë! 📌 Përktheu: Eralb Havolli t.me/MuslimaniIdeal 🌙
..andaj e mësova Kuranin! t.me/MuslimaniaIdeale 🌸
Shpërndaje me të tjerët! t.me/MuslimaniaIdeale 🌸
Versioni i planerit për motra! Ramazani po ofron dhe bashkë me të vjen nevoja për t’u organizuar sa më mirë, që çdo sekondë e këtij muaji të jetë e begatë. POROSIT TANI: planifikuesi.com
📎 Ekzagjerime! "Vështirësitë që i përmendin disa motra lidhur me mbajtjen e nikabit janë ekzagjerime, sepse shumë motra që e mbajnë nikabin jetojnë dhe veprojnë krejt normalisht. Sa i përket të ngrënit në restorante, kjo nuk është domosdoshmëri; madje gruaja mund të gjejë ambiente familjare, ku mund ta heqë nikabin gjatë të ngrënit." "Ndërsa për pjesëmarrjen në gëzime (dasma vetëm për gra), nuk shihet asnjë problem: ajo mund ta heqë nikabin lirshëm (nëse aty nuk ka meshkuj)." 📖 Shejh Salih el-Munexhid në: "El-Islamu Sualun ue xhavabun" 📌 Përktheu: Eralb Havolli t.me/MuslimaniIdeal 🌙
Shpërndaje me të tjerët! t.me/MuslimaniIdeal 🌙
🖇 Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Gratë e sahabëve e donin shtëpinë e ahiretit dhe shpërblimin tek Allahu, dhe nuk e kishin synim dunjanë. Andaj, nuk shqetësoheshin për varfërinë apo vështirësitë e burrave të tyre, ngase edhe burrat e tyre ishin ashtu (e synonin ahiretin)." "Kurse gratë në kohën tonë ¹ martohen duke synuar dunjanë e burrit të tyre." ¹ Ibn Kajjimi po flet për kohën e tij, i cili ka jetuar nga viti 1292 deri 1350. E çka të themi për kohën tonë? 📖 Ibn Kajjimi në "Zadul Me'ad" 📌 Përktheu: Eralb Havolli t.me/MuslimaniIdeal 🌙
Bashkohuni në kanalin më të madh të muslimanëve: t.me/MuslimaniIdeal
🖇 Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sa i përket atij që pretendon se mbulesa sheriatike është vetëm mbulimi i kokës, qafës, krahëve dhe këmbëve, por lejon gruan të shfaqë fytyrën dhe duart e saj, kjo është prej thënieve më të çuditshme që ekzistojnë." "Kjo sepse është e ditur se objekti që ngjall epsh dhe fitne për burrat është fytyra. Si mund të thuhet se sheriati ndalon zbulimin e këmbës së gruas, ndërsa lejon shfaqjen e fytyrës së saj?! Kjo nuk mund të jetë në sheriatin madhështor, plot urtësi, i cili është i pastër nga çdo e metë dhe kontradiktë." "Për obligueshmërinë e mbulimit të fytyrës ka argumente nga Kurani dhe Suneti, si edhe nga fjalët e sahabëve dhe të dijetarëve të Islamit.” 📖 Mexhmuatu esiletin tehumul usratel muslimeh 📌 Përktheu: Eralb Havolli t.me/MuslimaniaIdeale 🌸
🌸 Aishja, radijAllahu anha, tregon për ngjarjen e njohur të shpifjes ndaj saj, ku ndër të tjera thotë: ‘(Kur u afrua Safuan ibn Muatil, më njohu), sepse më kishte parë para obligimit të mbulesës.’ 🌸 Në një transmetim tjetër thotë: ‘(Sapo e vërejta) e mbulova fytyrën me xhilbabin tim.’" 🖇 Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Fjala e Aishes, radijAllahu anha, ‘më kishte parë para obligimit të mbulesës’ dhe fjala e saj ‘e mbulova fytyrën me xhilbabin tim’ janë argument se gratë, pas zbritjes së ajetit për obligimin e mbulesës, u urdhëruan të mbulonin edhe fytyrat e tyre." 📖 Mexhmu'ul Fetava, Shejh Bin Baz 📌 Përktheu: Kanali Muslimani Ideal t.me/MuslimaniaIdeale 🌸
Udhëtimi pa mahrem! ‼️ 🖇 Në hadithin e transmetuar nga Ibn Abbasi, radijAllahu anhuma, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “..Mos të udhëtojë një grua përveçse në shoqëri të mahremit.” (Pas këtyre fjalëve), u ngrit një burrë dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, gruaja ime është nisur për në Haxh, kurse unë jam regjistruar për filan betejën." 📎 Atëherë i Dërguari ﷺ i tha: “Lëre këtë (betejën), nisu dhe kryeje Haxhin me gruan tënde (mos e lër vetëm).” (Buhariu dhe Muslimi) 📃 Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ nuk e pyeti atë: A është gruaja e re apo e moshuar? A udhëton e shoqëruar nga gra të tjera apo jo? A është udhëtimi i saj i sigurt apo i pasigurt? Përkundrazi, ai ﷺ i tha: ‘Lëre betejën, mos u merr me këtë, nisu dhe kryeje Haxhin me gruan tënde.’" 📖 Meukif el-muslim min el-fiten 📌 Përktheu: Kanali Muslimani Ideal t.me/MuslimaniaIdeale 🌸
🌸 Transmetohet nga Esma, bija e Ebu Bekrit, radijAllahu anhume, se ka thënë: "Ne i mbulonim fytyrat tona nga burrat gjatë Ihramit." (Ibn Huzejme dhe Hakimi) 🌸 Po ashtu, transmetohet nga Aishja, radijAllahu anha, se ka thënë: "Gjatë haxhit lamtumirës, kur burrat kalonin pranë, njëra prej nesh e lëshonte shamin nga koka dhe e mbulonte fytyrën deri sa ata të kalonin." 📃 Shejh Bin bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Kjo është argument për obligimin e mbulimit të fytyrës, qoftë gjatë gjendjes së ihramit, qoftë jashtë gjendjes së ihramit (por në Ihram mbulohet me diçka tjetër, jo me nikab)." 📖 Mexhmu'ul Fetava, Shejh Bin Baz 📌 Përktheu: Kanali Muslimani Ideal t.me/MuslimaniaIdeale 🌸
🌸 Transmetohet nga Enesi, radijAllahu anhu, se: “Në ditën e betejës së Hunejnit, Ummu Sulejm kishte marrë një shpatë. E pa Ebu Talha dhe i tha të Dërguarit të Allahut ﷺ: ‘O i Dërguari i Allahut, kjo është Ummu Sulejma dhe mban një shpatë me vete!’ I Dërguari i Allahut ﷺ e pyeti: ‘Për çfarë e ke këtë shpatë?’ Ajo u përgjigj: ‘E mora që, nëse më afrohet ndonjë prej mushrikëve, t’ia çaj barkun me të!’ (Posa e dëgjoi këtë), i Dërguari i Allahut ﷺ filloi të qeshte." ¹ 🖇 Shejh Salih el-Munexhid, Allahu e ruajtë, ka thënë: “Guximi i Ummu Sulejmit, mbajtja e shpatës dhe përgjigjja e saj ndaj të Dërguarit ﷺ se do t’i vriste mushrikët që afrohen tek ajo, e bëri të Dërguarin ﷺ të qeshte." 📖 ¹ Pjesë nga hadithi i Muslimit, ² Shejh Munexhidi në "Ahvalul Mustafa ﷺ" 📌 Përktheu: Kanali Muslimani Ideal t.me/MuslimaniIdeal 🌙
🌸 Hixhabi i grave të sahabëve dhe tabiinëve! 🖇 Shejh Abdulaziz et-Tarifi, Allahu e ruajtë, ka thënë: “Nuk di të ketë pasur nga sahabiket apo tabiinet ndonjë grua të lirë, të re dhe të njohur për gjendjen e saj, përveçse e ka mbuluar fytyrën. E nëse transmetohet ndonjë tekst se ndonjëra e ka zbuluar fytyrën, ai transmetohet vetëm për ndonjë grua të panjohur në gjendjen e saj, pa u sqaruar nëse ka qenë e moshuar apo e re, e lirë apo robëreshë." "Përndryshe, veprimi i të gjitha grave të sahabëve dhe tabiinëve ka qenë mbulimi i fytyrës. Për këtë kanë ardhur edhe shumë hadithe.” 📖 Shejh Tarifi, në librin "El-Hixhab fij esh-sheri' uel fitrah" 📌 Përktheu: Kanali Muslimani Ideal t.me/MuslimaniaIdeale 🌸
🌸 Allahu i Lartësuar, ka thënë për gratë: وَلَا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِن زِينَتِهِنَّ "Dhe mos t'i përplasin këmbët (për toke) për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve për stolitë e tyre të fshehta." (Nur: 31) 🖇 Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Nëse gratë e kanë të ndaluar t'i përplasin këmbët për tokë gjatë ecjes, për të mos shkaktuar fitne për burrat nga tingulli i stolive ose gjërave të ngjashme, atëherë çfarë të themi për fitnen që shkaktojnë ato që i zbulojnë fytyrat e tyre??!!" 📖 Risaleh el-Hixhab, Shejh Uthejmini 📌 Përktheu: Kanali Muslimani Ideal t.me/MuslimaniaIdeale 🌸