Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
СтатистикаKëtu mund të lexoni thënie, këshilla, urtësi e perla të fushave të ndryshme nga dijetari i madh i hadithit Shejh Abdulaziz Et-Tarifi.
- Последний пост
- 14 авг.
- Последнее чтение
- 15 авг.
- Постов за неделю
- 3
- Всего постов
- 22
- Тип
- открытый
- Язык
- und
- Категория
- Новости и СМИ (по похожим)
- В каталоге с
- 13 авг.
- 1/24сутки в ленте
- 282
- 1/48двое суток
- 323
- 1/72трое суток
- 348
Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.
Посты
Shpirti ndien dhimbje për shkak të shumë gjërave të kota, por mendimi i tepërt rreth tyre e shuan ambicien dhe i hap rrugën dështimit. “Ti mos e shqetëso veten deri në shkatërrim për humbjen e tyre!” (Fatir, 8) Prandaj, njeriu duhet të përqendrohet te puna dhe të mos e lodhë veten me brengat për rezultatet. Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Me gjithë ato sprova e kriza që përjetuan Profeti ﷺ dhe shokët e tij, ata nuk i bënë parimet e pandryshueshme të fesë objekt diskutimi apo kompromisi. Ata dialogonin me kundërshtarët - qofshin luftëtarë, aleatë me marrëveshje apo hipokritë - në çështjet e kësaj bote, jo në çështjet e fesë. Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Eklipsi është mjet me të cilin Zoti i frikëson robërit e Tij; Ai që mund ta mbulojë diellin dhe hënën përkohësisht, mund t'i mbulojë përgjithmonë, dhe Ai që mund ta ndryshojë gjendjen e një planeti, mund ta ndryshojë edhe gjendjen e gjallesave në atë planet. Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Kush afrohet me Krijuesin, nuk rëndohet më nga shqetësimet e krijesave. Njeriu ndihet i sigurt kur është pranë njerëzve të mëdhenj e të fuqishëm; e si mund të jetë siguria e atij që afrohet me Zotin e njerëzimit?! Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Ai që e lidh zemrën e tij me njerëzit, do të vuajë sa herë që dyert e tyre i gjen të mbyllura ose kur ata nuk kanë mundësi t'ia plotësojnë nevojën. Ndërsa ai që e lidh zemrën me Allahun, gjen qetësi, sepse dera e Tij nuk mbyllet kurrë dhe asnjë nevojë nuk është e pamundur për Të. Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Sa më shumë të shtohet në zemër dashuria për lavdërimet e njerëzve, aq më shumë pakësohet sinqeriteti. Shejh Abdulaziz et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Të gëzohesh dhe të krenohesh me bërjen e mëkatit është më e rëndë se vetë rënia në mëkat. Sepse ndjenja e keqardhjes për mëkatin është një nimet (mirësi) që tregon se zemra ende është e gjallë dhe se në të ka iman. Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Lumturia gjendet në bindjen ndaj Allahut. Kush e mbush zemrën e tij me përkujdesjen për botën tjetër (ahiretin), Allahu e bën të kënaqet edhe me pak. Ndërsa kush e mbush zemrën me dashurinë për këtë botë (dunjanë), sa herë që i mbushen duart, zemra e tij do të ndiejë gjithmonë e më shumë varfëri. Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Fitnja (sprova) më e madhe është të devijosh nga rruga, duke menduar se je në të vërtetën. "Për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin vepra të mira!" (El Kehf, 104) Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Përparimi i gruas qëndron te mbulesa e saj, ndërsa civilizimi i saj qëndron te dëlirësia morale. Prapambeturia qëndron në zhveshje, sado që të ndryshohen standardet e vlerësimit. Allahu i Lartësuar e ka quajtur zhveshjen xhahiljet në Kuran: "... Dhe mos i shfaqni bukuritë tuaja ashtu siç shfaqeshin në kohën e injorancës së parë (xhahiljetit)!" (El Ahzab, 33:33) Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Stabiliteti nuk arrihet duke dëgjuar shumë këshilla e ligjërata, por duke vepruar sipas tyre. Allahu i Lartësuar thotë: "Sikur ta zbatonin atë me të cilën këshilloheshin, do të ishte më mirë për ta dhe do t'i përforconte më shumë." (En Nisa, 66) Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Në kohë trazirash, përçarjesh dhe sprovash, duhet t'i kthehemi Allahut. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në kohën e luftërave kundër renegatëve (ehlu'r-ridde), bënte kunut dhe lutej për veten e tij: "O Allah, mos lejo që zemrat tona të devijojnë nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar." Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Shkruesi i paguar – argati i shitur, nuk krijon ide, nuk ruan vatan, nuk mbron gjë, e as që i fut frikë armikut! Ai shkruan varësisht frikës dhe lakmisë, e i kthehet mbrapsht punëdhënësit të vet atëherë kur të rahatohet, e të ngopet! Shejh Abdulaziz Et-Tarifi 🖇 https://t.me/ShejhTarifi
Është pyetur shejh Abdulaziz Et-Tarifi se si t'i identifikojmë se kush është nga munafikët? Tha: Kur feja Islame sulmohet, ata heshtin, ndërsa kur muslimanët gabojnë, ata e ngritin zërin kundër muslimanëve. https://t.me/ShejhTarifi
Është një ligj i pandryshueshëm: sa herë që një musliman ndjek rrugën e ithtarëve të Librit, ai përfundon i poshtëruar. Kjo ndodh sepse Allahu ia tërheq ndihmën e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: "E nëse ti ndjek dëshirat e tyre, pasi të ka ardhur dija, nuk do të kesh prej Allahut as mbrojtës e as ndihmës." (El Bekare, 120) Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Lëmosha është një prej veprave më të çmuara dhe më të pastra, që shpreson i vdekuri besimtar po të kthehej në dynja e të jep lëmoshë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshën dhe do të bëhesha ndër të mirët!” (El Munafikun, 10) Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Paanshmëria e vërtetë kërkon që të dëgjohen të gjitha palët. I Dërguari ﷺ ka thënë: "Mos gjyko mes dy kundërshtarëve derisa ta dëgjosh tjetrin, ashtu siç e dëgjove të parin; sepse kur ta bësh këtë, do të të bëhet i qartë gjykimi." Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
I sinqerti dallohet nga brenga që e mban në zemër. Ai dëshiron që njerëzit ta njohin të vërtetën, edhe nëse ata nuk e njohin atë vetë. Ndërsa hipokriti (mynafiku) dëshiron që njerëzit ta njohin atë, më shumë sesa dëshiron që ata ta njohin të vërtetën. Shejh Abdulaziz et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
#Muhamedi_ﷺ_mbrojtja_e_tij 1. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nëse ju nuk e ndihmoni atë, Allahu tashmë e ka ndihmuar.” (Tevbe: 40). Allahu ka garantuar se do ta ndihmojë Pejgamberin e Tij, por gjithashtu ua ka tërhequr vërejtjen njerëzve nga braktisja e ndihmës ndaj tij, në mënyrë që umeti i tillë të mos ndëshkohet si umet braktisës, e rrjedhimisht, Allahu të sjellë njerëz të tjerë që e ndihmojnë atë në vend të këtyre. 2. Nuk ndodh që Pejgamberi të fyhet në një umet, vetëm se Allahu do ta nënçmojë atë. 3. Pejgamberi ﷺ nuk ka nevojë për mbrojtje nga dikush, mirëpo secili ka nevojë për ta mbrojtur atë, në mënyrë që të vërtetohet besimi i tij. 4. Kush nuk e ndihmon fenë e Allahut, të mos presë ndihmën e Allahut. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nëse e ndihmoni Allahun (çështjen e Tij), edhe Ai do t’ju ndihmojë.” (Muhamed, 7) 5. Kush sheh prestigjin e fesë tek po cenohet ndërsa nuk reagon nga frika për prestigjin dhe pozitën e vet, Allahu do ta përul atë tek njerëzit për aq sa ka lejuar të përulet feja, sepse, shpërblimi është sipas llojit të veprës. 6. Hadithi tregon se: “Kush ndihmon një musliman, atë e ndihmon Allahu”, e, si qëndron për atë që e ndihmon Pejgamberin e Tij ﷺ kur njolloset nderi i tij?! Ndihma e Pejgamberit konsiderohet shkak për krenarinë e të poshtëruarit, për fuqinë e të pafuqishmit dhe për ndihmën e atij që i është bërë padrejtësi. 7. Hadithi tregon se: “Kush e braktis (nuk e mbështet) një musliman, atë e braktis Allahu”, e, si qëndron për atë që ka braktisur Pejgamberin ﷺ kur përdhoset nderi i tij, ndërkohë ka mundësi ta ndihmojë atë?! Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi
Pak dituri e shoqëruar me vepra është më e mirë se shumë dituri pa vepra. Adhurimi e drejton mendimin e dijetarit, me të cilin ai arrin ta qëllojë të vërtetën, qoftë edhe me një argument të vetëm. Ndërsa, nëse pakësohet adhurimi, ai privohet nga e vërteta, edhe nëse posedon shumë argumente. Shejh Abdulaziz Et-Tarifi https://t.me/ShejhTarifi