Dobi nga derset
СтатистикаTranskriptimet e postuara merren nga derset e hoxhallareve te Qendres Udhezimi.
- Последний пост
- 13 авг.
- Последнее чтение
- 13 авг.
- Постов за неделю
- 2
- Всего постов
- 21
- Тип
- открытый
- Язык
- турецкий
- В каталоге с
- 13 авг.
- 1/24сутки в ленте
- 76
- 1/48двое суток
- 87
- 1/72трое суток
- 93
Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.
Посты
без подписи
Allahu thotë për ithtarët e Librit: "Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur.” Hadid 16. Zemrat e tyre u ngurtësuan sepse nuk e lexuan me meditim e përulje Librin që ua kishte zbritur Allahu. Hoxhë Lulzim Perçuku 🎤🎙️Transkriptim
Allahu ka qortuar besimtarët të cilët kur e dëgjojnë Kuranin, nuk tregojnë përulje, dhe ka paralajmëruar që të mos u ngjasojnë jobesimtarëve (nga ithtarët e Librit) tek të cilët nuk kishte ndikim Shpallja e Allahut (sepse zemrat e tyre ishin të ngurtësuara). Hoxhë Lulzim Perçuku 🎤🎙️Transkriptim
Allahu ka urdhëruar dhe nxitur vazhdimisht robërit e Tij që të meditojnë në Kuran. Hoxhë Lulzim Perçuku 🎤🎙️Transkriptim
Allahu na ka treguar se Kurani ua shton besimtarëve besimin me kusht që ta lexojnë dhe të meditojnë në vargjet e tij. Hoxhë Lulzim Perçuku 🎤🎙️Transkriptim
Allahu thotë: “Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh.” Isra 9.
Transmetohet te Buhariu se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Më i miri në mesin tuaj është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.”
Transmetohet tek imam Ahmedi, Nesaiu dhe ibn Maxhe se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu ka disa njerëz të përzgjedhur në mesin e njerëzve.” E kanë pyetur: “O i Dërguar i Allahut, kush janë ata?” Është përgjigjur: “Ata janë njerëzit e Kuranit.”
Në mexhliset (ndejat) e këshillimit, është jeta e zemrave. Në to zgjohen zemrat e njerëzve. Hoxhë Lulzim Perçuku 🎤🎙️Transkriptim
Zemra e besimtarit nuk duhet të jetë e lidhur me atë pasuri apo me ato gjëra të cilat janë nën posedimin e të tjerëve. 🎙Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim
Rruga kryesore përmes së cilës e arrijmë dashurinë e Tij është pasimi i sunetit. Allahu thotë: “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua...” Ali Imran 31. 🎙Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim
Ai që e fiton dashurinë e Allahut është ai që vepron me vepra me të cilat Ai është i kënaqur. 🎙Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim
Arritja e dashurisë së Allahut është synimi kryesor, të cilin duhet ta ketë çdo besimtar. Ajo arrihet kur plotësojmë të drejtat e Allahut ndaj nesh. 🎙Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim
Ai që është asket, të mirat e kësaj bote i konsideron se i ka në dorën e tij, e jo në zemrën e tij. Në këtë mënyrë, besimtari çdo vepër që kryen pastaj, përmes saj ka synim që të arrijë dobi në botën tjetër. 🎙Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim
Qëllimi me moslakminë ndaj jetës së kësaj bote është që dunjaja në zemrën tënde të jetë e pavlerë, andaj dhe për këtë nuk i kushton rëndësi. 🎙Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim
Dashuria e Allahut arrihet përmes veprave, e jo siç thonë shumica e njerëzve: “Mjafton ajo që ke në zemër”, apo “Mjafton të kesh zemër të mirë”. 🎙Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim
Allahu thotë: “Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.” Huxhurat 13. Kjo është ajo që të ngrehë e të dallon prej të tjerëve. 🎙Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: "Allahu është në ndihmë të robit të Tij kur ai e ndihmon vëllain e tij." Këtu përfshihet edhe ndihma më e thjeshtë, si: ofrimi i këpucëve, ndihma të hipë në makinë, ofrimi i shtrojës etj. Hoxhë Lulzim Perçuku 🎬 Transkriptim
Lehtësimi i vështirësisë së borxhit është prej virtyteve të larta dhe lëmoshave madhështore. Hoxhë Lulzim Perçuku 🎬 Transkriptim
Umeri radijAllahu anhu ka thënë: “Dije se, e gjithë mirësia qëndron në të qenët i kënaqur me Caktimin e Allahut. Nëse ke mundësi, gjithmonë ji i kënaqur me Caktimin e Allahut, përndryshe tregohu i durueshëm.” 🎬 Transkriptim