tgindex
Последний пост
14 авг.
Последнее чтение
15 авг.
Постов за неделю
12
Всего постов
26
Тип
открытый
Язык
und
Категория
Новости и СМИ (по похожим)
В каталоге с
13 авг.
Подписчики
1 276
−1 за 5 дн.
Сутки
+1
+0,08%
Неделя
 
Месяц
 
Просмотров на пост
191
26 постов
Вовлечённость
15,0%
к подписчикам
Постов в день
1,7
всего 26
Упоминаний
1
каналов
Охват размещения
оценка
1/24сутки в ленте
139
1/48двое суток
159
1/72трое суток
171

Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.

Посты

  • без подписи

  • Pyetje: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: Dërgoni sa më shumë salavate për mua ditën e xhuma. Çfarë do të thotë kjo? Shejh Salih Sindi (Allahu e ruajttë!): Do të thotë që të dërgosh sa më shumë salavate për të sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ky është kuptimi i saj. Pra, të thuash sa më shumë “Allahume sali ala Muhamedin” ose “Allahumme sali ala Muhamedin ue ala Ali Muhamed…” (të thuash) salavatet ibrahimije. Ose të thuash çdo lloj forme (salavati) e cila transmetohet në Sunet dhe etheret. Të dërgosh (sa më shumë) salavate për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sepse ti në thënien e tyre (salavateve) ke shpërblim të madh. Shkëputur nga shpjegimi i librit “Tri parimet” Përktheu: Unejs Sheme https://t.me/islamiautentik

  • Nga veprat më të lehta me të cilat robi mund të fitojë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar: Profeti ﷺ ka thënë: “Misvaku është pastrues për gojën dhe kënaqësi për Zotin.” Ahmedi. Dijetari i madh Ibën el-Mulekkin (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Për të janë transmetuar më shumë se njëqind hadithe. Sa e çuditshme! Një sunet i vetëm për të cilin janë transmetuar kaq shumë hadithe, e megjithatë shumë njerëz, madje edhe shumë fukaha, e lënë pas dore. Kjo është vërtet një humbje e madhe!” El-Bedrul-Munir. Ndër veprimet e fundit të Profetit ﷺ para se të ndërronte jetë ishte përdorimi i misvakut, siç transmetohet në hadithin e Aishes radijAllahu anha, të përcjellë nga Muslimi. Ky është një sunet që kryhet me një lëvizje të thjeshtë, në pak çaste, ndërsa shpërblimi i tij është i madh. Prandaj, mos e neglizho. https://t.me/islamiautentik

  • без подписи

  • Pyetja: A është transmetuar ndonjë hadith lidhur me vlerën e muajit Rabi‘? Përgjigjja: Nuk dimë aspak për ndonjë gjë të tillë. Vetëm muajt e shenjtë, muaji i Ramazanit dhe muajt e haxhit kanë vlerë të caktuara. Ndërsa dy muajt Rabi‘ dhe dy muajt Xhumada nuk kanë ndonjë veçanti në asnjë prej adhurimeve; nuk kanë ndonjë veçanti në asnjë prej adhurimeve. Madje, Rabi‘u el-Evvel është bërë vend i bidateve, vend i bidatit të Mevludit. Shejh Abdurrahman el-Berrak (Allahu e ruajttë!) Përktheu: Unejs Sheme https://t.me/islamiautentik

  • Kemi arritur - dhe falënderimi dhe mirësia i përkasin Allahut - një grup ripërtëritës. E kjo mund të ndryshojë nga personi në person. Shejh Ibën Baz thoshte: ‘El-Muxheddidi (ripërtëritësi) në teuhid në këtë kohë është Muhamed Tekiuddin El-Hilali, ndërsa në hadith është shejh Albani." Shejh Mesh'hur Al Selman (Allahu e ruajttë!) Përktheu: Unejs Sheme https://t.me/islamiautentik

  • без подписи

  • 5. Pastaj imami ngrihet dhe u mban fjalim njerëzve duke falënderuar Allahun dhe duke i përkujtuar njerëzve fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Dielli dhe hëna janë dy prova (mrekulli) prej provave të Allahut të Madhëruar dhe ato nuk mbulohen (nga eklipsi) për vdekjen e ndokujt apo për jetën e tij. Nëse i shihni eklipset e tyre, atëherë drejtohuni namazit”. Mutefekun alejhi. Shënim: Prej Sunetit është që namazi të zgjasë derisa të mbarojë dhe eklipsi. Transmetohet nga Abdullah bin Amër radijAllahu anhu se ka thënë: “…I Dërguari i Allahut ﷺ bëri dy ruku në një rekat, pastaj u ngrit dhe bëri përsëri dy ruku në një rekat. Pastaj dielli u zbulua”. Aishja thotë: “Kurrë nuk kam bërë ruku dhe as sexhde më të gjata se ato”. Mutefekun alejhi Unejs Sheme https://t.me/islamiautentik

  • Forma e namazit të ekplisit (te diellit/henes) siç transmetohet në Sunetin autentik. Falënderimet i përkasin vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë. Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe mbi të gjithë shokë e tij të nderuar. Dielli dhe hëna janë dy argumenta prej argumentave të Allahut Transmetohet nga Mahmud bin Lebid radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Dielli dhe hëna janë dy shenja prej shenjave (argumentave) të Allahut dhe ato nuk mbulohen për vdekjen e ndokujt apo për jetën e tij. Kur t'i shihni ato në këtë gjendje, atëherë drejtohuni namazit" Hadith autentik. Ahmedi. Transmetohet nga El Mugira radijAllahu anhu se ka thënë: U bë eklipsi i diellit në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, në ditën që vdiq Ibrahimi (djali i Profetit ﷺ ) dhe njerëzit thanë: Dielli u mbulua nga vdekja e Ibrahimit. Por i Dërguari i Allahut ﷺ tha: "Dielli dhe hëna janë dy prova (mrekulli) prej provave të Allahut të Madhëruar dhe ato nuk mbulohen për vdekjen e ndokujt apo për lindjen e tij. Kur t'i shihni ato, luteni Allahun e Lartësuar dhe falni namaz deri sa të zbulohen" Mutefekun alejhi. Namazi i eklipsit është me dy rekate 1. Në momentin kur të shihet shenja e eklipsit të diellit apo hënës thirret “Es Salatu Xhamiah”. Transmetohet nga Abdullah bin Amër radijAllahu anhu se ka thënë: "Kur u mbulua dielli në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ u thirr me zë të lartë për faljen e namazit me kolektiv…” Hadithi. Muttefekun alejhi. Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: "Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ u bë eklipsi i diellit dhe ai urdhëroi dikë që të thërriste: "Kemi namaz me xhemat…” Hadithi. Mutefekun alejhi. Shënim: Ajo që veprohet nga disa muslimanë, të cilët paracaktojnë orarë (madje dhe një ditë para) për faljen e namazit të eklipsit duke u bazuar në parashikimet shkencore nuk ka bazë, sepse Profeti ﷺ e fillonte namazin në momentin kur shihte eklipsin. Dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Profetit ﷺ. 2. Njerëzit rreshtohen për faljen e namazit të eklipsit ashtu siç rreshtohen dhe drejtohen për namazet e tjera. Imami duhet t’ia kujtojë xhematit që të tregojnë kujdes në drejtim e rreshtit dhe mos të lënë hapësira mes tyre. Rekati i parë: 3. Imami merr tekbir, duke thënë “Allahu Ekber” dhe po ashtu njerëzit marrin tekbir pas tij. 4. Imami në rekatin e parë lexon suren “El Fatiha” dhe një sure tjetër nga Kurani. Pëlqehet që të jetë nga suret e gjata. Leximi bëhet me zë. Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se: "I Dërguari i Allahut lexoi me zë në namazin e eklipsit. Ai fali dy rekate me katër ruku dhe me katër sexhde" . Buhariu dhe Muslimi. 5. Pastaj imami thotë “Allahu Ekber” shkon në ruku duke e zgjatur qëndrimin në të. 6. Pastaj ngrihet nga rukuja duke thënë “SemiAllahu limen hamideh - Rabena ue lekel hamd” dhe e zgjat qëndrimin në këmbë (el kijam). 7. Dhe lexon suren “El Fatiha” dhe një sure nga Kurani por jo të njëjtën sure që lexoi më herët. 8. Pastaj shkon në ruku duke thënë “Allahu Ekber” dhe e zgjat qëndrimin në ruku por jo sa rukuja e parë. 9. Pastaj ngrihet nga rukuja duke thënë “SemiAllahu limen hamideh –Rabena ue lekel hamd” dhe e zgjat qëndrimin në këmbë (el kijam) por jo sa qëndrimi i parë. 10 Pastaj thotë “Allahu Ekber” dhe shkon në sexhde duke e zgjatur qëndrimin në të sa gjatësia e rukusë. 11. Pastaj thotë “Allahu Ekber” dhe e ngre kokë prej sexhdes dhe ulet (ulja e pushimit) duke e zgjatur uljen. 12. Pastaj thotë “Allahu Ekber” dhe bie në sexhden e dytë dhe nuk e zgjatë sa e para. Rekati dytë: 1. Pastaj imami thotë “Allahu Ekber” dhe ngrihet (nga sexhdja) dhe qëndron në këmbë (el kijam) duke mos e zgjatur qëndrimin në të ashtu siç veproi në rekatin e parë. Kështu vepron dhe me rukunë. 2. Në rekatin e dytë përsëriten të njëjta veprime që u bënë në rekatin e parë. 3. Pastaj ulet për teshehud. 4. Pastaj jep selam

  • Shkaqet e mosmarrjes mësim (përkujtim) nga eklipset (hënore dhe diellore) - Shkujdesja dhe shpërqendrimi. - Mëkatet dhe shkeljet e urdhërave të Zotit. - Njoftimi në mediat për datën e eklipsit para se të ndodhë; sepse njoftimi për eklipsin bën që njerëzit ta shohin atë si një ngjarje të zakonshme, dhe nuk nxjerrin mësim prej tij dhe nuk e marrin seriozisht. Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Në të kaluarën kur ndodhte eklipsi i hënës, tek njerëzit lindte frikë e madhe dhe pasiguri dhe shumë burra dhe gra shkonin në xhami; falej namazi, qanin dhe ndienin frikë. Unë e kam parë këtë. Por tani nuk sheh më asgjë të tillë; përkundrazi, ky shikon një këngë në televizor, e ai tjetri dëgjon një këngë në radio. Tefsiri i Sures “Esh-Shu’ara” (fq. 237) Unejs Sheme https://t.me/islamiautentik

  • Allahu i Madhëruar thotë: "Nuk vonoi shumë e ajo (pupëza) erdhi dhe tha: “Kam marrë vesh diçka që ti nuk e ke ditur dhe të kam sjellë lajme të vërteta prej (qytetit të) Sebës." En-Neml, 22. Pupëza ishte e përpiktë në përcjelljen e lajmeve. Ajo nuk tha: “Kam dëgjuar” ose “Thonë”, por tha: “të kam sjellë lajme të vërteta prej (qytetit të) Sebës." Megjithatë, Sulejmani alejhis-selam nuk u ngut, siç bëjmë ne sot me “copy-paste”, edhe pse e dinte se pupëza nuk do të guxonte të gënjente para tij. Përkundrazi, tha: “Do të shohim se a thua të vërtetën apo je gënjeshtar.” En-Neml, 27 Verifikimi dhe bindja përpara se të përcjellim një lajm, janë kërkesë fetare dhe metodë e profetëve. Prandaj, mos e shpërnda diçka pa u siguruar më parë për vërtetësinë e saj. Përktheu: Unejs Sheme https://t.me/islamiautentik

  • Shumë po shkrujnë për gra, e unë kësaj here po shkruj për burra: Ka burra që dalin prej shpisë herët në mëngjes e kthehen në kohë të darkës. Krejt ditën janë në luftë me punën, hallet, përgjegjësitë, njerëzit e problemet e ndryshme. E kur kthehen në shtëpi, mos pritni gjithmonë me ardhë me buzëqeshje e me disponim. Nganjëherë kthehen veç me një dëshirë: me pasë pak qetësi. Mos e merrni heshtjen e tij si mospërfillje, as lodhjen si mungesë dashnie. Ka burra që nuk dinë me tregu çka kanë brenda, sepse janë mësu me i mbajtë problemet mbi shpinë e me vazhdu jetën përpara. Ai që duket i fortë nga jashtë, shpesh ka nevojë për më së shumti butësi brenda shpisë. Mos harroni: bota jashtë nuk e kursen askënd. Prandaj shtëpia le të jetë vendi ku burri nuk ka nevojë me u mbrojtë, me u dëshmu apo me u shtirë se është mirë. Le të jetë vendi ku gjen respekt, qetësi dhe njerëz që ia kuptojnë lodhjen edhe kur ai nuk flet. Se ndonjëherë, pas një burri që hesht e duket i rëndë, fshihet një njeri që krejt ditën ka luftu vetëm që familja e tij me qenë mirë. Usame Morina https://t.me/islamiautentik

  • без подписи

  • Shejh Mukbili (Allahu e meshirofte!): Duhet qe ne dyert e spitaleve te shkruhet fjala e Allahut te Lartesuar "Dhe mos iu afroni imoralitetit, se ajo eshte veper e shemtuar dhe rruge shume e keqe." El-Xhamiu el- Kebir vell. 2 Perktheu: Unejs Sheme https://t.me/islamiautentik

  • без подписи

  • I thashë vetes Dy gjëra janë thelbësore; kujdesu t'i kesh me vete në çdo kohë që të kesh sukses në jetën tënde, të përmirësosh marrëdhëniet e tua dhe të qetësosh shpirtin tënd: 1. ​Një peshore me të cilën peshon mendimet e tua, qëllimet e tua, qëndrimet e tua, fjalët e tua dhe shikimet e tua. 2. ​Një gomë fshirëse me të cilën fshin kujtimet e trishtuara, ngjarjet e dhimbshme dhe fjalët me të cilat të kanë lënduar të tjerët. "i thashë vetes..." https://t.me/islamiautentik

  • без подписи

  • Shejh Abdurrahman el-Umejsan (Allahu e ruajttë!) Kujdes, o vëllezër, sepse ky është një gabim i përhapur te shumë njerëz, përveç atyre që Allahu i ka mëshiruar; ata nuk rreshtohen në namazin e xhenazes ashtu siç rreshtohen në namazin farz. E ky veprim është gabim. I sheh njerëzit që nuk i kushtojnë rëndësi rreshtave. Ai tha: “dhe u rreshtuam pas tij.” Në një transmetim tjetër: “u rreshtuam pas tij ashtu siç rreshtohemi për namaz.” Pra, e sakta është që rreshtat tanë në namazin e xhenazes të jenë si rreshtat tanë në namazin e detyrueshëm. Kjo është e sakta. Ndërsa që një person të jetë përpara, një tjetër prapa, një tjetër kështu... kjo nuk është e saktë; ky është gabim! Kjo është në kundërshtim me udhëzimin e Profetit ﷺ dhe me atë që vepronin sahabët, radijAllahu anhum. Ai tha: “dhe u rreshtuam pas tij… rreshta. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ ia fali namazin e xhenazes, ndërsa ne ishim të rreshtuar.” Por imami nuk thotë: “Drejtojini rreshtat!”, sepse nuk është transmetuar nga Profeti ﷺ se ai ka thënë “Drejtojini rreshtat!” në namazin e xhenazes. Ajo që është transmetuar është se ata u rreshtuan, sepse zakonisht namazi i xhenazes falet pas namazit obligativ — kjo në të shumtën e rasteve. Njerëzit tashmë janë në rreshtat e tyre, prandaj nuk është e nevojshme që të dalin përpara ose të ndryshojnë rreshtat e tyre. Përktheu: Unejs Sheme https://t.me/islamiautentik

  • Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Dhe vërtet, zemra ime pothuajse copëtohet nga dhimbja dhe pikëllimi për shkak të zhveshjes (shfaqjes së stolive) mjerane dhe zbukurimit të turpshëm, drejt të cilit janë turur gratë e kësaj kohe, ashtu siç turren mizat (ose fluturat e natës) drejt zjarrit!" Xhilbab el-Mer'ah el-Muslimeh Përkthei: Unejs Sheme https://t.me/islamiautentik

  • Nga nëna e besimtarëve, Aisheja (radijAllahu anha), transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O njerëz! Merrni nga veprat aq sa keni mundësi t’i kryeni. Vërtet, Allahu nuk lodhet (së shpërblyeri) derisa ju të lodheni. Veprat më të dashura për Allahun janë ato që bëhen vazhdimisht, edhe nëse janë pak.” E shënon Buhariu dhe Muslimi. Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Çështja nuk qëndron në shtimin e adhurimeve, por në atë që ato të jenë sipas Sunetit, larg bidatit. Për këtë ka treguar edhe Ibën Mes’udi (radijAllahu anhu) kur ka thënë: ‘Të qenit mesatar në Sunet është më e mirë sesa zellshmëria (përpjekja) në bidat'." "Es-Silsiletu es-Sahihah" (14/5) Përktheu: Unejs Sheme https://t.me/islamiautentik