🌴White Palm🌴
СтатистикаWhite Palm -Qendër për mësimin e Kuranit dhe aktivitete të tjera me qendër në Tetovë, si dhe online për të gjitha motrat shqipfolëse kudo që janë.
- Последний пост
- 14 авг.
- Последнее чтение
- 13 авг.
- Постов за неделю
- 3
- Всего постов
- 26
- Тип
- открытый
- Язык
- und
- В каталоге с
- 13 авг.
- 1/24сутки в ленте
- 199
- 1/48двое суток
- 228
- 1/72трое суток
- 245
Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.
Посты
без подписи
без подписи
🌿 Një takim që na kujton atë që shpesh e harrojmë: për kë jetojmë dhe për kë përpiqemi? Në rrugën e jetës përpiqemi për shumë gjëra, por përpjekja më e çmuar është ajo që bëhet për hir të Allahut — për ta kërkuar kënaqësinë e Tij dhe për t’iu afruar Atij. Ju ftojmë nesër në ligjëratën me temë: “Dhe përgezoj të përulurit (ndaj Allahut)” Një ligjëratë që, me lejen e Allahut, do të na ndihmojë të reflektojmë mbi zemrën, përulësinë dhe përpjekjen tonë në rrugën drejt Tij. 📅 E enjte, 14 gusht 🕑 Ora 14:00 📍 White Palm – Tetovë 💻 Mund ta ndiqni edhe online në zoom Linku https://us06web.zoom.us/j/87926914318?pwd=1unEnZ3uj97WKZRsNz1S7PQ57O9pcH.1 Ejani dhe sillni me vete edhe një motër tjetër. Ndoshta një fjalë që dëgjojmë bëhet shkak për një ndryshim të madh në zemrën tonë. 🌿 Ju mirëpresim!
без подписи
ℝ𝕀𝕂𝕌𝕁𝕋𝕀𝕄 ☟ 𝗦𝗲𝗹𝗮𝗺𝘂 𝗮𝗹𝗲𝗷𝗸𝘂𝗺 𝗺𝗼𝘁𝗿𝗮 𝘁𝗲 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗮 , 𝗝𝘂 𝗶𝗻𝗳𝗼𝗿𝗺𝗼𝗷𝗺𝗲 𝘀𝗲 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗮𝗸 𝗺𝗶𝗻𝘂𝘁𝗮 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗼𝗻 ritransmetimi . 𝗝𝘂 𝗺𝗶𝗿𝗲𝗽𝗿𝗲𝘀𝗶𝗺 . 🌷
Ritransemetimi ora 14:00 e hene. Linku https://us06web.zoom.us/j/87926914318?pwd=1unEnZ3uj97WKZRsNz1S7PQ57O9pcH.1
Linku i ligjerates https://us06web.zoom.us/j/87926914318?pwd=1unEnZ3uj97WKZRsNz1S7PQ57O9pcH.1
Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuh. Ju ftojmë me kënaqësi të merrni pjesë në ligjëratën e radhës nga seria “Shtëpi të ngritura mbi devotshmëri”, me temë: “Gruaja besimtare – shtylla e shtëpisë” Një temë që na rikujton rolin e madh të gruas në ndërtimin e një familjeje të qëndrueshme, të mbushur me iman, dashuri dhe bereqet. Do të ndalemi te cilësitë që e bëjnë gruan burim qetësie, edukatore të brezave dhe shtyllë të fortë të shtëpisë muslimane. Mos e humbni këtë mundësi për të përfituar dobi, për t’u motivuar dhe për t’u afruar më shumë me udhëzimet e Kuranit dhe Sunetit. Jeni të gjitha të mirëseardhura! Allahu e bëftë këtë takim të dobishëm dhe të begatë për të gjitha ne.
Një mëngjes i ndritur që sjell me vete një mundësi të re, një mëshirë të re dhe një shpresë të re. Sado që ditët të na kenë rënduar dhe sado që të jetë vonuar ajo që presim, Allahu është i Plotfuqishëm ta ndryshojë gjendjen tonë në një çast dhe të na hapë dyer që as nuk i kemi imagjinuar. Askush nuk e di çfarë fsheh kjo ditë, por ne e dimë me bindje se caktimi i Allahut është më i bukur se planifikimi ynë dhe se mëshira e Tij është më e gjerë se të gjitha frikërat tona. Prandaj, fillojeni ditën me zemra të qeta, me shpirtra mirënjohës, me sy që presin të mirën dhe me besim të palëkundur se ajo që vjen, me lejen e Allahut, do të jetë edhe më e bukur. Mirëmëngjes plot shpresë, qetësi dhe kënaqësi (me caktimin e Allahut).
Java e katërt shënoi përmbylljen e rrugëtimit tonë veror. Nxënësit mësuan rreth ushqimeve të preferuara të Muhamedit ﷺ, vizituan Kopshtin Zoologjik dhe monumentet historike të Shkupit, ndanë përshtypjet e tyre dhe morën mirënjohje për pjesëmarrje. Katër javë me dije, edukim, përvoja praktike dhe argëtim, të realizuara me synimin që fëmijët të afrohen me besimin dhe vlerat islame. Falënderojmë prindërit për besimin, mësuesit për përkushtimin dhe nxënësit për pjesëmarrjen. Lusim Allahun që çdo gjë e mësuar të jetë e dobishme dhe të lërë gjurmë në jetën e tyre. https://youtu.be/X9EH8SWlinI?si=FMUaJQafU-xRYFC2
без подписи
Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuh. Ju njoftojmë se nesër, ditën e premte, në orarin e zakonshëm të ligjëratës do të organizohet ceremonia e ndarjes së certifikatave për nxënëset, me rastin e përmbylljes së Shkollës Verore, si dhe një takim me prindërit. Për këtë arsye, ligjërata e rregullt e së premtes nuk do të mbahet. Ceremonia do të jetë e hapur për të gjitha motrat që dëshirojnë të marrin pjesë. Jeni të mirëseardhura të na bashkoheni në këtë moment të veçantë. Allahu ju shpërbleftë me të mira!
“Edhe nëse përdor të gjitha mënyrat për ta shfrytëzuar kohën dhe për ta vënë në rregull rrëmujën e ditëve të tua, nëse nuk i kushton Kuranit një kohë që i takon mes grumbullit të angazhimeve të tua, nuk do ta ndjesh bereqetin e kohës që ke kaluar duke kërkuar gjëra të tjera. E nëse e ndjen, ai do të jetë vetëm një ndikim i vogël e kalimtar, sepse rrënjët e bereqetit nuk janë thelluar.” Dhe fjalia e fundit: “Dhikret e mëngjesit dhe pjesa e përditshme e Kuranit janë fillimi më i bukur i ditës tënde. ☀️🌿” #Përkthim
Es-selamu alejkum motra të nderuara! 🌿 Ju ftojmë me shumë kënaqësi që nesër të jeni pjesë e një ligjërate me temën: 🌿 "Në botën tjetër më shoqëro me të mirët" 🌿 Në Ditën e Gjykimit, njeriu do të dëshirojë shoqërinë më të mirë. Por kjo shoqëri nuk fitohet rastësisht. Ajo ndërtohet me besim, vepra të mira dhe zgjedhjen e shokëve të mirë që në këtë botë. Ejani të reflektojmë së bashku se si mund të jemi prej atyre që Allahu i bashkon me pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe të devotshmit – shoqëria më e mirë që mund të shpresojë një besimtar. Mos e humbni këtë ligjëratë dhe ftoni edhe një motër, mike apo familjare që të përfitojmë së bashku nga ky takim i dobishëm. 🗓 E premte, 24 korrik 🕑 Ora 14:00 📍 White Palm – Tetovë https://us06web.zoom.us/j/87926914318?pwd=1unEnZ3uj97WKZRsNz1S7PQ57O9pcH.1
https://us06web.zoom.us/j/87926914318?pwd=1unEnZ3uj97WKZRsNz1S7PQ57O9pcH.1
Es-selamu alejkum motra të nderuara! 🌿 Ju ftojmë me shumë kënaqësi që nesër të jeni pjesë e ligjëratës së katërt nga seria “Dashuria ndaj Allahut – Motori i Zemrës”. 🟢 Tema: IV — Hierarkia e Zemrës: Vendosja e dashurisë ku i takon Një zemër e qetë është ajo që di kë të vendosë në vendin e parë. Kur dashuria ndaj Allahut bëhet mbi çdo dashuri tjetër, jeta merr drejtimin e duhur, sprovat bëhen më të lehta dhe zemra gjen prehje. Mos e humbni këtë ligjëratë të rëndësishme. Merrni me vete edhe një motër, një mike apo një familjare, që të përfitojmë së bashku nga ky takim i dobishëm. 🗓 E premte, 17 korrik 🕑 Ora 14:00 📍 White Palm – Tetovë 💻 Transmetim edhe në Zoom Mirë se vini! Allahu na bëftë prej atyre që e duan Atë sinqerisht dhe që e vendosin dashurinë e Tij mbi çdo gjë tjetër. 🌿
Ritransemetimi ne zoom e hene ora 14:00 Linku https://us06web.zoom.us/j/87926914318?pwd=1unEnZ3uj97WKZRsNz1S7PQ57O9pcH.1
https://youtu.be/nfa_87IP88A?si=KDbwp91luvYjCxPj Çdo prind dëshiron ta shohë fëmijën e tij të lumtur. Ta shohë duke mësuar, duke buzëqeshur, duke krijuar miqësi të mira dhe, mbi të gjitha, duke u rritur pranë Allahut. Sepse fëmijëria kalon shpejt, por ajo që mbillet në zemrën e një fëmije gjatë këtyre viteve e shoqëron për gjithë jetën. Prandaj, në Shkollën Verore zgjodhëm që çdo ditë të mos fillojë me lojën, por me atë që është më e vlefshme: me përmendjen e Allahut. Çdo mëngjes, zërat e fëmijëve bashkohen në dhikrin e mëngjesit, duke mësuar se dita më e bukur nuk është ajo që fillon me telefonin apo me lodrat, por ajo që fillon me Zotin e tyre. Ne besojmë se kur një zemër e vogël mësohet ta kujtojë Allahun në mëngjes, ajo ndërton një lidhje që, me lejen e Tij, do ta shoqërojë edhe kur të rritet. Por edukimi nuk kufizohet vetëm brenda katër mureve të klasës. Në fushën sportive, përmes futbollit, fëmijët mësojnë bashkëpunimin, respektin dhe disiplinën. Në gjelbërimin e qytetit tonë zbulojnë bukurinë e krijimit të Allahut dhe mësojnë ta falënderojnë Atë për begatitë që na ka dhuruar. Një nga momentet më të veçanta të kësaj jave ishte vizita në Xhaminë e Pashës, një nga monumentet më të vjetra dhe më të çmuara islame të Tetovës. Për më shumë se pesë shekuj, kjo xhami ka qenë vend adhurimi, dijeje dhe edukimi. Ajo ka parë breza besimtarësh të përkulen para Allahut dhe breza nxënësish të mësojnë fenë e tyre. Duke e vizituar atë, fëmijët nuk panë vetëm një ndërtesë të bukur, por prekën nga afër një pjesë të historisë dhe trashëgimisë së umetit tonë. Natyrisht, fëmijëria nuk do të ishte fëmijëri pa buzëqeshje. Një akullore e ndarë me shokët, të qeshurat dhe çastet e gëzimit u bënë kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e tyre. Në klasë, përmes projektorit, udhëtuam në historinë e Mekës, vendit ku filloi shpallja e Islamit dhe ku ndodhet Qabja, shtëpia e parë e ngritur për adhurimin e Allahut. Përmes historisë, fëmijët mësuan ta duan më shumë fenë e tyre dhe vendet më të shenjta të Islamit. Java u mbyll me lojëra edukative, sfida dhe shumë buzëqeshje, sepse besojmë se fëmijët mësojnë më mirë kur zemrat e tyre janë të lumtura. Por, në fund të fundit, suksesi i kësaj jave nuk matet me numrin e aktiviteteve, as me lojërat që u zhvilluan apo vendet që u vizituan. Ai matet me zemrat që u afruan më shumë me Allahun. Nëse një fëmijë, pas kësaj jave, e kujton më shpesh Allahun, e do më shumë namazin, e respekton më shumë prindin, sillet më mirë me shokët dhe e kupton se dija është një dhuratë, atëherë, me lejen e Allahut, ne kemi arritur qëllimin tonë. Kjo ishte vetëm java e parë... Na ndiqni për më shumë...
ℝ𝕀𝕂𝕌𝕁𝕋𝕀𝕄 ☟ 𝗦𝗲𝗹𝗮𝗺𝘂 𝗮𝗹𝗲𝗷𝗸𝘂𝗺 𝗺𝗼𝘁𝗿𝗮 𝘁𝗲 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗮 , 𝗝𝘂 𝗶𝗻𝗳𝗼𝗿𝗺𝗼𝗷𝗺𝗲 𝘀𝗲 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗮𝗸 𝗺𝗶𝗻𝘂𝘁𝗮 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗼𝗻 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗲𝗿𝗮𝘁𝗮 . 𝗝𝘂 𝗺𝗶𝗿𝗲𝗽𝗿𝗲𝘀𝗶𝗺 . 🌷
A mjafton të thuash: “E dua Allahun”? Dashuria ndaj Allahut nuk është vetëm një ndjenjë që mbahet në zemër. Ajo ndërtohet, ushqehet dhe forcohet çdo ditë. Po si e ndërtuan këtë dashuri njerëzit që Allahu i zgjodhi si shokë të Profetit ﷺ? Në ligjëratën e tretë të serisë “Dashuria ndaj Allahut”, do të ndalemi te modeli më i mirë i edukimit të zemrës: “Shkolla e Sahabëve: Si ndërtohej dashuria?” Ejani të mësojmë se si një brez i zakonshëm u bë brezi më i dashur tek Allahu dhe çfarë mund të marrim ne sot nga jeta e tyre. 📅 E premte | 10 Korrik | 🕑 Ora 14:00 📍 White Palm – Tetovë 💻 Transmetim edhe në Zoom https://us06web.zoom.us/j/87926914318?pwd=1unEnZ3uj97WKZRsNz1S7PQ57O9pcH.1 Mos e humb këtë takim. Mirë se vini! 🌿