tgindex
esSunneh
@essunnehНовости и СМИитальянский

Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.

Последний пост
28 июл.
Последнее чтение
15 авг.
Постов за неделю
0
Всего постов
21
Тип
открытый
Язык
итальянский
Категория
Новости и СМИ (по похожим)
В каталоге с
13 авг.
Подписчики
482
0 за 2 дн.
Сутки
0
0,00%
Неделя
 
Месяц
 
Просмотров на пост
319
21 постов
Вовлечённость
66,2%
к подписчикам
Постов в день
0,0
всего 21
Упоминаний
2
каналов
Охват размещения
оценка
1/24сутки в ленте
71
1/48двое суток
81
1/72трое суток
87

Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.

Посты

  • без подписи

  • без подписи

  • 28 июл.83из xhemal_j

    без подписи

  • 13 июл.190из MiraathAL

    без подписи

  • https://youtu.be/hqnoPxa6H8Q

  • 6 июн.393из moskeeElAlbani

    Esselamu alejkum ue rahmetuLlahi ue berekatuHu Lajmërojmë vëllezërit në lidhje me mësimin e nesërm në kuadër të serisë mujore të ligjëratave. Nesër (e shtunë, 06.06), shejhu ynë, Xhemal Jakupi, do të mungojë për arsye personale. Në vend të mësimit të tij, do të ligjerojë hoxha Blerand Grubi. ⸻ 📖 Tema e mësimit: Dyzet hadithe mbi dispozitat fetare ✍️ Autor: Imam El-Mundhiriu, Allahu e mëshiroftë 🎙️ Me shpjegimin e: Sh.dr. Abdullah el-Buhari, hafidhahuLlah ⏰ Nesër, rreth orës 20:30 Allahut i kërkojmë sukses.

  • 29 мая3861из moskeeElAlbani

    Nesër, e shtune mësimi i radhës me hoxhën e dashur Semir Veliu. Tema: Pengesat në kërkimin e diturisë. Të Shejh Abduselam ibn Berxhis, Allahu e mëshiroftë. Ju mirëpresim në ora 20:30 në xhaminë el-Albani. Livestream: https://youtube.com/@xhamiaelalbani?si=Pi5hGPGNykoxoJp-

  • 23 мая3041из moskeeElAlbani

    Sot në orën 20:30 📍Xhamia el-Albani Gent

  • 6 мая4571из moskeeElAlbani

    Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu, Në kuadër të serisë mujore të ligjëratave, kemi kënaqësinë t’ju informojmë se këtë të shtunë do të organizohet ligjërata me hoxhën e nderuar Shaban Tolaj. Tema e ligjëratës: “Largimi i Dyshimeve” Ju mirëpresim në Xhamia El Albani, një orë para namazit të akshamit. *Namazi i akshamit këtë të shtunë* (09.05) në ora *21:23*

  • 4 мая3534из essunneh

    Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "Dhe kështu Zoti i Madhëruar, kur e privon robin e Tij besimtar nga një çështje e dynjasë, e privon vetëm për t’i dhënë diçka më të mirë dhe më të dobishme për të. Kjo nuk vlen për askënd tjetër, veçse për besimtarin. Atë e privon nga risku më i ulët dhe më pak i çmuar dhe nuk ia pëlqen atë atij, që t’ia japë riskun më të lartë dhe më të çmuar. Por robi, nga padija për atë se çfarë është në dobinë e vet dhe nga padija për bujarinë e Zotit të vet, për urtësinë dhe butësinë e Tij, nuk e kupton ndryshimin midis asaj që ia ka privuar dhe asaj që ia ka rezervuar. Bile është i prirur nga dashuria për të shpejtën (dynjanë) edhe në qoftë e ulët, dhe nga mungesa e dëshirës për të më vonshmen, edhe në qoftë e lartë. Sikur robi të ishte i drejtë me Zotin e vet – e ku të bëhet i tillë – do ta dinte se mirësia e All-llahut ndaj tij lidhur me gjërat që ia ka penguar, prej dynjasë dhe kënaqësive të saj, është më e madhe se mirësia e All-llahut ndaj tij lidhur me gjërat që ia ka dhuruar. Ai, pra, nuk e ka privuar për tjetër, veçse për t’i dhuruar, nuk e ka sprovuar (me vështirësi), veçse për t’i dhënë mirëqenie, nuk e ka vënë në test, veçse për ta nxjerrë të pastër, nuk e ka bërë të vdesë, veçse për ta ngjallur dhe nuk e ka sjellë në këtë botë, veçse të përgatitet nga aty për të shkuar tek Ai dhe ta ndjekë rrugën që të shpie drejt Tij. “Ai e ka bërë natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës për ata që duan të marrin mësim ose duan të falënderojnë.” [El-Furkân, 62] “Por të padrejtët nuk pranojnë, ata vetëm mohojnë.” [El-Isrâ’, 99] All-llahu është Ai prej të Cilit kërkojmë ndihmë!" ________________ t.me/essunneh El-Fewâid, f. 79. Përktheu: Blerand Grubi

  • 2 мая2672из moskeeElAlbani

    без подписи

  • 1 мая187из xhemal_j

    4. Sa i përket ligjëratës me titull “Stolisja me cilësinë e mëshirës”, e cila u mbajt në një ambient pushimi me vëllezër umrexhinj nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, ajo nuk është as mësim i fshehtë dhe as shkelje e rregullave, por ishte një ftesë nga ana jonë që shejhu të na vizitonte. Dhe si zakonisht, kur ai ulet, nuk përmend gjë tjetër veçse dije, këshilla dhe porosi për të vërtetën. 5. Nga kundërthëniet e qarta në fjalët e Feuazit është se ai e përmend këtë çështje, ndërkohë që vetë – edhe pse është shtetas dhe jo banor i huaj në Saudi – mban mësime dhe kurse brenda Saudisë pa leje, madje edhe pas ndalimit të tij. Kjo vërtetohet me shumë prova, prej të cilave disa i gjen në shtojca. “Më akuzoi për sëmundjen e vet dhe u largua.” Shto kësaj se ai viziton shpesh Shqipërinë, mban kurse dhe udhëton për thirrje pa leje nga pushtetarët e tij, ndërkohë që është bërë e njohur për të gjithë se pushtetarët e Saudisë nuk lejojnë askënd të udhëtojë jashtë saj për thirrje pa leje paraprake. E ç’të thuhet kur ky person nuk është i lejuar për thirrje as brenda Saudisë? E çfarë nëse gjatë vizitave të tij në vende të tjera ai nxit përçarje dhe i dëmton njerëzit me akuza të rënda dhe paralajmërime që nuk mbështeten në prova dhe në njohje reale të gjendjes? Për të mos e zgjatur, mjaftohem me kaq, duke shpresuar se në këtë sqarim bëhet e qartë se shkrimi i Feuazit është i ndërtuar mbi gënjeshtra, shpifje dhe shtrembërim të fakteve. Dhe kjo mjafton për të treguar pavlefshmërinë e asaj që ka përmendur, si dhe se ai bazohet në mashtrim dhe shtrembërim të realitetit, jo në verifikim dhe drejtësi. Largohu, o Feuaz, nga ndjekja e zemërngushtësisë dhe bashkëpuno me shujuhët selefi në përhapjen e dijes. E nëse nuk mundesh, atëherë të paktën mos u bëj i ngathtë dhe i paaftë për të heshtur dhe që mos e kundërshtosh të vërtetën dhe mos i luftosh ithtarët e saj. Allahu është i Mirinformuar për atë që veproni. Shkruar nga: Ebu Seid Xhemal Jakupi Ditën e enjte, 13 Dhul-Ka’de 1447H. (30.04.2026G)

  • 1 мая155из xhemal_j

    E gjithë lavdia i takon Allahut, Zotit të botëve! Salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi robin dhe të Dërguarin e Tij, Profetin tonë Muhamedin, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij në përgjithësi! Më tej: Kam parë një shkrim të hartuar nga i ashtuquajturi Feuaz elMedkhali – Allahu e udhëzoftë – në të cilin përpiqet të nxisë fitne mes shujuhëve selefij dhe pushtetarëve, duke i shtrembëruar faktet dhe duke i paraqitur ato në mënyrë mashtruese. Bëhet fjalë për një shkrim që përmban një sërë gabimesh dhe shtrembërimesh që nuk burojnë nga një kërkues i drejtë i dijes. Në këtë sqarim – me ndihmën e Allahut – do ta rrëzoj manipulimin e tij nga disa aspekte: 1. Ajo që pretendon Feuazi se shejhu Arafati – Allahu e ruajttë – e ka kundërshtuar ndalimin e pushtetarëve ndaj tij për mësimdhënie, është kritikë publike dhe nënçmim ndaj pushtetarëve të tij (duke e ditur se ai është shtetas saudit). Nëse Feuazi do të kishte ndonjë provë për kundërshtimin e shejh Arafatit, atëherë do të duhej t’i këshillonte pushtetarët në fshehtësi që ta ndalonin atë dhe të mos e shfaqte këtë gjë publikisht, sipas mënyrës së atyre që kritikën publike e bëjnë metodë në minbere dhe në platformat mediatike. Thotë shejh Ibën Uthejmini – Allahu e mëshiroftë –: “Njeriu nuk duhet të tregojë çka i ka thënë prijësit, sepse nëse e bën këtë, ose prijësi e zbaton atë që i është thënë dhe njerëzit thonë: prijësi u përul dhe u poshtërua; ose nuk e zbaton dhe njerëzit thonë: ai kundërshtoi dhe u rebelua.” (Nga “Sherh el-Erbe'in enNevevijje”, f. 150) Çfarë synon me këtë veprim tënd, o Feuaz? Apo të kanë verbuar urrejtja dhe zilia? 2. E vërteta është se shejhu Arafat – Allahu e ruajtë – nuk është i ndaluar nga asgjë. Maksimumi i çështjes është se ai nuk ka leje për mësimdhënie publike, dhe dallimi mes këtyre dy gjërave është i qartë, sepse mësimdhënia dhe tubimet publike të organizuara kërkojnë leje nga institucionet përgjegjëse. Kjo nuk është diçka e veçantë për shejhun Arafat, por përfshin këdo që dëshiron të mbajë ligjërata dhe mësime publike. Sa për pretendimin se pushtetarët në Saudi ndalojnë përhapjen e dijes dhe studimin e saj edhe në takime private, kjo është një tjetër shpifje ndaj pushtetarëve të tu, o Feuaz, prandaj ki kujdes! 3. Feuazi ka thënë: “Ai zhvillon mësime në mënyrë të fshehtë te një prej ndjekësve të tij, i cili është (Alben Abdurrahman el-Albani) në Medinen Profetike, duke shkelur kështu ligjet e Saudisë së Arabisë Saudite!!” Kjo është gënjeshtër dhe shpifje nga Feuazi – Allahu e udhëzoftë – dhe videoja që ai ka sjellë nuk tregon aspak atë që pretendon, sepse është një takim me vëllezër nga Kazakistani dhe nuk është në Medine. Kjo është nga format më të qarta të mashtrimit ndaj njerëzve, duke e vendosur ngjarjen në vend të gabuar për t’i dhënë lexuesit një përshtypje të rreme. Si është e mundur që ky gazetar të mos kërkojë saktësi dhe verifikim, por qëllimisht gënjen dhe e zgjedh gënjeshtrën? Ndryshe nga ajo që kemi parë te shejhu Arafat el-Muhammedi – Allahu e ruajttë dhe e mbrojttë – tek i cili nuk kemi parë tjetër veçse kujdes të madh në verifikim, kërkim të argumenteve dhe mospranim të fjalëve të pakonfirmuara, edhe nëse vijnë nga njerëzit më të afërt. Këtë – pa dyshim – ai e ka mësuar nga mësuesit e tij, pranë të cilëve është edukuar mirë dhe të cilët kanë qenë gjithmonë në këtë metodë të verifikimit dhe shqyrtimit të lajmeve, si imami Shejh Rabi’, Shejh Ubejd – Allahu i mëshiroftë – dhe Shejh Abdullah elBuhari – Allahu e ruajttë! Pastaj – siç e përmenda më herët – ku është problemi në studimin e dijes, rikujtimin dhe këshillimin mes vëllezërve dhe miqve për hir të Allahut? Shejh Arafati është i dashur për zemrat e selefijve; ata gëzohen kur e takojnë, e vizitojnë dhe e ftojnë. Takimet dhe ndejat e tij janë dije dhe përkujtesë; në to nuk ka fjalë të kota, përgojim, shpifje dhe as cenim të nderit. Këtë e kam parë vetë dhe e kanë parë edhe të tjerët.

  • 22 мар.3551из xhemal_j

    💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 Më ndodhi të zhvilloj një debat me një prej dijetarëve të Ehlul Kitabit (me gjasa prej çifutëve - shënim i përkthyesit). Na bashkoi një takim privat (në vetmi) dhe biseda mes nesh përfundoi te përmendja e fyerjes që të krishterët i bëjnë Zotit të botëve – një fyerje që askush nga njerëzit nuk ia ka bërë si ajo. 🔸 I thashë: “Edhe ju, duke e mohuar pejgamberllëkun e Muhammedit ﷺ, i keni bërë Zotit të Lartësuar fyerjen më të madhe.” ▪️ Ai tha: “Si ashtu?” 🔸 I thashë: “Sepse ju pretendoni se Muhamedi ﷺ ishte mbret (sundues) tiran, e jo një i dërguar i sinqertë; se ai doli kundër njerëzve me shpatën e tij, duke ua cenuar padrejtësisht pasuritë, gratë dhe fëmijët; madje nuk u mjaftua me kaq, por edhe gënjeu ndaj Allahut, duke thënë: ‘Allahu më ka urdhëruar për këtë dhe ma ka lejuar’, ndërkohë që Allahu nuk e kishte urdhëruar dhe nuk ia kishte lejuar; thoshte: “Më vjen shpallja”, ndërsa nuk i shpallej asgjë; i shfuqizonte (abrogonte) ligjet e profetëve nga vetja, anulonte prej tyre çfarë donte dhe linte çfarë donte, dhe të gjitha këto ia përshkruante Allahut; madje i vriste miqtë e Tij dhe pasuesit e të dërguarve të Tij, dhe i robëronte gratë dhe pasardhësit e tyre. 🔸 Tani, ose Allahu i Lartësuar i shihte të gjitha këto, i dinte dhe i vëzhgonte, ose jo. 🔸 Nëse thoni se kjo ndodhi pa dijen dhe pa vëzhgimin e Tij, atëherë ju ia atribuoni Atij injorancën dhe marrëzinë, dhe kjo është prej fyerjeve më të shëmtuara. 🔸 E nëse Ai ishte i dijshëm për këtë, e shihte dhe e vërente atë që bënte ai, atëherë ose ishte i aftë ta ndalojë dhe ta pengojë, ose jo. 🔸 Nëse thoni se nuk ishte i aftë ta ndalojë dhe ta pengojë, atëherë i atribuoni Atij paaftësi dhe dobësi. 🔸 E nëse thoni: “Përkundrazi, ishte i aftë ta ndalojë, por nuk e bëri”, atëherë i atribuoni marrëzi, padrejtësi dhe tirani. Sepse ky (Muhamedi ﷺ), që nga momenti kur u shfaq deri sa e mori Allahu (vdiq), lutjet e tij pranoheshin, nevojat i plotësoheshin; nuk kërkonte ndonjë gjë pa iu plotësuar, nuk drejtohej me ndonjë lutje pa iu përgjigjur lutja; nuk ngrihej kundër tij ndonjë armik pa e mposhtur, nuk ngrihej ndonjë flamur i tij pa u ndihmuar, asnjë kundërshtar nuk i dilte pa u shkatërruar dhe poshtëruar. Çështja e tij, që nga shfaqja deri në vdekje, veçse shtohej në dukje, lartësi dhe madhështi me kalimin e ditëve dhe netëve; ndërsa çështja e kundërshtarëve të tij vetëm sa ulej dhe zhdukej. Dashuria për të në zemrat e krijesave rritej me kalimin e kohës, dhe Zoti i tij i Lartësuar e mbështeste me lloje të ndryshme të përkrahjes dhe e ngrinte përmendjen e tij në shkallën më të lartë. E gjithë kjo, ndërkohë që, sipas jush, ai ishte prej armiqve më të mëdhenj të Tij dhe më i dëmshmi për njerëzit. 🔸 Atëherë, çfarë fyerje ndaj Zotit të botëve, çfarë sharje dhe çfarë shpifje kundër Tij është më e madhe se kjo?” 🔸 Fjalët e mia e prekën thellë dhe kjo u duk qartë tek ai. ▪️ Pastaj tha: “Larg qoftë nga ne që të themi një gjë të tillë për Të! Përkundrazi, ai është një profet i sinqertë; kushdo që e ndjek është i lumtur, dhe çdo njeri i drejtë prej nesh e pranon këtë dhe thotë se pasuesit e tij janë të lumtur në të dy botët.” 🔸 Unë i thashë: “Atëherë, çfarë të pengon ty ta fitosh këtë lumturi?” ▪️ Ai tha: “Edhe pasuesit e çdo profeti janë kështu; edhe pasuesit e Musait janë të lumtur.” 🔸 I thashë: “Nëse e pranon se ai është profet i sinqertë, atëherë ai i ka shpallur jobesimtarë ata që nuk e ndjekin, i ka luftuar ata dhe ka gjykuar për ta se janë në Zjarr. Nëse i beson atij në këtë, atëherë të bëhet detyrim ta ndjekësh; e nëse e përgënjeshtron në këtë, atëherë ai nuk është profet. Si mund të jenë atëherë pasuesit e tij të lumtur?” ▪️ Ai nuk gjeti përgjigje dhe tha: “Na fol për ndonjë temë tjetër.” 📚 esSawa’ik elMursele, 1/327 – 329. ✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j

  • 17 февр.5753из essunneh

    Kliko artikullin: - Cila është arsyeja dhe urtësia e agjërimit tonë? - Çfarë obligimi kam gjatë Ramazanit? - Cilat gjëra e prishin agjërimin? - A prishet agjërimi nëse harron… - Si vërtetohet hyrja e Muajit Ramazan? - A obligohen të gjitha vendet të fillojnë agjërimin në një ditë? - Muaji Ramazan, sezoni i Ahiretit - Abdul-Muhsin el-Abbad (libër i shkurtër)

  • 17 февр.455из xhemal_j

    〰Sqarim në lidhje me fillimin e Ramazanit〰 Elhamdu lil-lah, ues salatu ues selamu ala Rasulil-Lah, ue ba'd. ▪️ Për shkak të dallimeve në fillimin e Ramazanit të sivjetëm në vende të ndryshme islame, duhet t'i kemi parasyh disa çështje: 1⃣ Mendimi më i saktë…

  • 17 февр.3801из xhemal_j

    〰Sqarim në lidhje me fillimin e Ramazanit〰 Elhamdu lil-lah, ues salatu ues selamu ala Rasulil-Lah, ue ba'd. ▪️ Për shkak të dallimeve në fillimin e Ramazanit të sivjetëm në vende të ndryshme islame, duhet t'i kemi parasyh disa çështje: 1⃣ Mendimi më i saktë prej dy mendimeve të dijetarëve është se secili rajon ka shikim më vete për Hënën e Re dhe nuk janë të obliguara të gjitha vendet të punojnë sipas shikimit të Hënës në një rajon. 2⃣ Obligimi i secilit musliman është që fillimin dhe mbarimim e Ramazanit ta bëjë me xhematin e muslimanëve në vendin e tij. 3⃣ Nëse dikush e sheh Hënën e Re të Ramazanit, por nuk mund ta vërtetojë këtë shikim, që me të të punojnë të gjithë, atëherë e ka obligim për vete të agjërojë. Por, nëse e sheh vetë Hënën e Shewwalit, nuk ka të drejtë ta bëjë Bajramin, përveçse me të gjithë bashkërisht. 4⃣ Duke gjykuar në bazë të kushteve atmosferike në vendet tona sot, Hëna e Re nuk mund të shihet për shkak të vranësirave, që dmth se duhet ta plotësojmë muajin Sha'ban 30 ditë. ▪️ Sipas kësaj, ne në vendin tonë do ta fillojmë Ramazanin të Enjten, 19 Shkurt 2026. ▪️ Allahun e lusim që të na japë ne dhe të gjithë muslimanëve sukses për të agjëruar, për t'u falur dhe për t'i shtuar veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar!

  • 17 февр.266из MiraathAL

    🌙 Lajmërim për mësimet e Ramazanit Xhamia elFet'h ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në mësimet e përditshme që do të mbahen gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. 📖 Tema e mësimeve: Shpjegimi i librit “Raudatul ‘Ukala” nga Ibën Hibban el-Busti. 🎙 Ligjërues: Hoxha Xhemal Jakupi 📍 Vendi: Xhamia elFet'h 🕰 Koha: Çdo ditë pas namazit të ikindisë Ky libër është ndër veprat më të çmuara që trajton moralin, urtësinë, sjelljen e mençur dhe edukimin e shpirtit. Gjatë këtyre mësimeve do të ndalemi në këshilla të thella, rregulla të vyera dhe udhëzime praktike që forcojnë karakterin e besimtarit dhe e ndihmojnë të ecë me maturi në jetën e përditshme. Ju ftojmë që këtë Ramazan ta shfrytëzojmë jo vetëm me agjërim dhe adhurim, por edhe me dije të dobishme që ndriçon mendjen dhe përmirëson zemrën. Le të jetë ky muaj një shkollë për shpirtin dhe një mundësi për forcimin e karakterit dhe afrimin me Allahun. Mirë se vini dhe mirë se ju gjejmë në shtëpinë e Allahut! 📡 Transmetim i drejtpërdrejtë: Për ata që nuk kanë mundësi të jenë fizikisht të pranishëm, mësimet do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalet e Radio Miraath Shqip. Nga Allahu e kërkojmë suksesin.

  • 3 февр.369из MiraathAL

    https://youtu.be/VXPLmKhagW0

  • без подписи