Dobitë Selefije
СтатистикаMbledhja, tubimi dhe publikimi i dobive të ndryshme nga fjalët e dijetarëve të mëdhenj të Ummetit.
- Последний пост
- 14 авг.
- Последнее чтение
- 15 авг.
- Постов за неделю
- 3
- Всего постов
- 49
- Тип
- открытый
- Язык
- und
- Категория
- Новости и СМИ (по похожим)
- В каталоге с
- 13 авг.
- 1/24сутки в ленте
- 182
- 1/48двое суток
- 208
- 1/72трое суток
- 224
Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.
Посты
#dobi #urtësi 🌟Dijetari kolosal Abdullah El‘Buhari, Allahu e ruajttë, ka shkruajtur: 💎Prej fikhut dhe urtësisë së imamëve është se: 🔹Kur Imam Ahmedi refuzoi të debatonte me Ibn Ebi Duadin, ai ia shpjegoi arsyen el’Mu‘tasimit duke thënë: Unë nuk e njoh atë si një prej njerëzve të dijes, që të bisedoj me të. 📚Sijer (12/247) 📮https://x.com/dr_albukhary?lang=de 🖋️Përktheu: Semir Veliu 🎙️https://t.me/selefit
💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 Shejtani u afrohet magjistarit dhe ziliqarit, u flet atyre dhe shoqërohet me ta. Por, ziliqarin (hasetçiun) e ndihmojnë shejtanët, edhe pa i thirrur ai, sepse #ziliqari është i ngjashëm me Iblisin dhe, në realitet, është një prej ithtarëve të tij. Ai e kërkon atë që e do shejtani, siç janë: prishja e njerëzve dhe largimi i mirësive të Allahut prej tyre. Kështu veproi edhe Iblisi, i cili e pati zili Ademin për pozitën dhe vlerën e tij dhe refuzoi t'i bëjë sexhde atij nga #zilia. Prandaj, ziliqari është nga ushtria e Iblisit. 📚 Bedai' el-feuaid, vëll. 2, fq. 758. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Hasen elBasri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 Shtoni istigfarin (kërkimin e faljes), sepse nuk mund ta dini kur zbret mëshira. 📚 Letaif elMe'arif, faqe 376. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎Fjalë madhështore💎 🌟Imam Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ▫️Kur fjalëve të pavërteta u bashkohen hamendësimet e rreme dhe i ndihmojnë ato dëshirat dhe epshet mbizotëruese, atëherë mos pyet më se sa shumë mund të ndryshohet feja pas kësaj. 📚Igathatu Lahfan, (2/146) 🖋️Përktheu: Semir Veliu 📍https://t.me/selefit
🖋️Shejhu i nderuar, Shejh Salah Kantush, Allahu e ruajttë, ka shkruajtur: ▫️Ai që nuk nxjerr mësim nga mësimet e historisë, historia do ta shkruajë atë si mësim për të tjerët. Që moti është thënë: I lumturi është ai që merr mësim nga ajo që u ndodh të tjerëve, ndërsa i mjeri është ai që merr mësim vetëm pasi i ndodh vetë. Allahu është Ai prej të Cilit kërkohet ndihma. 📮 https://t.me/kantush1437/5381 🖋️Përktheu: Semir Veliu 📍https://t.me/selefit
⭐️ Imam Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ⚠️ ”Nëse i sheh njerëzit duke u grumbulluar para dyerve të spitaleve, ndërsa janë të pakujdesshëm ndaj dyerve të xhamive, atëherë dije se gjendja nuk është e mirë. Sepse përkujdesja dhe përpjekja e madhe e njerëzve për shërimin e sëmundjeve të trupit, ndërkohë që neglizhojnë sëmundjet e zemrës, është shenjë se ka ndodhur një prapakthim. Allahu na ruajttë!” 📚Fet‘h Dhil Xhelal ua‘l Ikram (3/273) ✍️ Përktheu: Semir Veliu 🎙️https://telegram.me/selefit
💎 Imam #Ibën_Kethir, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 Allahu i Lartësuar i ngre fëmijët në #Xhenet deri në gradën e prindërve të tyre, edhe nëse ata nuk kanë vepruar si prindërit e tyre, pa ua pakësuar prindërve aspak shpërblimin e veprave të tyre, në mënyrë që të jenë së bashku në gradën më të lartë dhe të lumturohen duke qenë të bashkuar me pasardhësit e tyre. ✒️ - më pas, ai flet gjerësisht, duke sjellë sqarime dhe argumente, dhe në përfundim thotë: 🔸 Kjo është nga mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj fëmijëve, për shkak të bereqetit të veprave të prindërve të tyre. Ndërsa mirësia e Tij ndaj prindërve është për shkak të bereqetit të lutjeve të fëmijëve të tyre për ta. 📚 elBidaje uen-Nihaje, vëll. 20, fq. 414–416. ✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
〰 Transmetohet nga Aishja, radijAllahu 'anha, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: إِذَا أَنْفَقَتِ الْمَرْأَةُ مِنْ طَعَامِ بَيْتِهَا غَيْرَ مُفْسِدَةٍ كَانَ لَهَا أَجْرُهَا بِمَا أَنْفَقَتْ، وَلِزَوْجِهَا أَجْرُهُ بِمَا كَسَبَ، وَلِلْخَازِنِ مِثْلُ ذَلِكَ، لَا يَنْقُصُ بَعْضُهُمْ أَجْرَ بَعْضٍ شَيْئًا. Kur gruaja shpenzon nga ushqimi i shtëpisë së saj, pa e shpërdoruar atë, ajo ka shpërblim për atë që ka shpenzuar dhe burri i saj ka shpërblim për atë që ka fituar, por edhe ai që kujdeset për ruajtjen e tij e ka të njëjtin shpërblim. Shpërblimi i asnjërit prej tyre nuk e pakëson aspak shpërblimin e tjetrit. 📚 Buhariu, nr. 1425; Muslimi, nr. 1024. ✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Një nga lutjet më të bereqetshme dhe më të dobishme për përmirësimin e familjes dhe arritjen e bekimit dhe mirësisë në shtëpi 〰 Transmetohet nga Ebu Hurajra, radijAllahu 'anhu, se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej me këtë lutje: اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي، وَوَسِّعْ لِي فِي دَارِي، وَبَارِكْ لِي فِيمَا رَزَقْتَنِي O Allah! M'i fal mëkatet e mia, ma zgjero banesën dhe më beko në atë që më ke furnizuar! 📚 Sunen etTirmidhi, nr. 3500. 📚 el-Albani, Sahih elXhami', nr. 1265. [Hasen] ✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
🌟Imam Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sikur feja të bazohej në emocione, atëherë të gjithë pasuesit e bidateve do të ishin në të drejtë.” 📚Lika Shehri, (33) ✍️ Përktheu: Semir Veliu 📍https://telegram.me/selefit
🌟Dijetari kolosal Muhammed Aman El‘Xhami, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 💎Ajo që e gjallëron zemrën tënde, mbjell në të dashurinë për Allahun dhe për të Dërguarin e Tij ﷺ, ta kujton Ahiretin dhe të shtyn të përgatitesh me furnizim për ditën e takimit me Allahun, është kërkimi i dijes dhe angazhimi në leximin e Kuranit duke medituar mbi kuptimet e tij. 📚Qurratu Ujuni Selefije, fq.237 🖋️Përktheu: Semir Veliu 📍https://telegram.me/selefit
без подписи
https://youtu.be/Z7rPVCnw83w?si=S-e8hj0hgMVVTav_
〰 Transmetohet nga Muavije, radijAllahu 'anhu, se ka thënë: 〰 I Dërguari i Allahut ﷺ doli te një grup i sahabeve të tij (që ishin ulur bashkë) dhe u tha: 🔸 Për çka jeni ulur? 〰 Ata thanë: 🔸 U ulëm ta përmendim Allahun dhe t'i shprehim lavdi që na ka udhëzuar në Islam. 〰 Ai u tha: 🔸 Ju përbetoj për Allahun! A nuk jeni ulur për diç tjetër, por vetëm për këtë? 〰 Ata thanë: 🔸 Për Allahun, nuk jemi ulur për asgjë tjetër, por vetëm për këtë. 〰 Ai u tha: أَمَا إنِّي لَمْ أَسْتَحْلِفْكُمْ تُهْمَةً لَكُمْ، وَلَكِنَّهُ أَتَانِي جِبْرِيلُ فأخْبَرَنِي أنَّ اللَّهَ عَزَّ وَجَلَّ يُبَاهِي بكُمُ المَلَائِكَةَ. 🔸 Unë nuk ju përbetova pse nuk ju besoj. Mirëpo, më erdhi Xhibrili dhe më lajmëroi se Allahu mburret me ju para melaikeve të Tij. 📚 Muslimi në Sahih, nr. 2701. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
без подписи
без подписи
без подписи
без подписи
#gra #madhështore #urtësi që #më_pëlqeu #medito 💎 Merjemja nuk u martua kurrë. 💎 Asija e kishte bashkëshortin më të keq të njerëzimit. 💎 Hadixhja e gjeti bashkëshortin e përsosur në moshën dyzetvjeçare. 💎 Aishja nuk pati fëmijë. 💎 Fatimja vuajti nga vështirësitë ekonomike. 🔸 Megjithatë, këto janë zonjat më të larta të Xhenetit. 🔸 Jeta e kësaj bote nuk është medoemos të jetë e plotësuar me të gjitha aspektet. Besimtari e synon Xhenetin dhe Fytyrën e Allahut, pa u kthyer dhe pa u mashtruar pas të mirave të ulëta dhe kalimtare. ✍ Xhemal Jakupi
〰 Transmetohet nga Abdullah ibën Amri, radijAllahu 'anhuma, se i Dërguari i Allahut ﷺ u pyet: 🔸 O i Dërguar i Allahut! Kush është njeriu më i mirë? 〰 Ai tha: «كلُّ مخمومِ القلبِ، صدوقِ اللسانِ.» "Çdo njeri me zemër të pastër dhe me gjuhë të sinqertë." 🔸 Thanë: "Me gjuhë të sinqertë e kuptojmë. Por, kush është ai me zemër të pastër?" 〰 Ai tha: «هو التقيُّ النقيُّ، لا إثمَ فيه، ولا بغيَ، ولا غِلَّ، ولا حسدَ.» "Ai është njeriu i devotshëm dhe i dëlirë, tek i cili nuk ka gjynahe, as padrejtësi, as mllef e as zili." 📚 Ibën Maxhe, nr. 4216. Albani e konsideron sahih në Sahih et-Tergib, nr. 2889. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j