- Последний пост
- 13 авг.
- Последнее чтение
- 15 авг.
- Постов за неделю
- 1
- Всего постов
- 26
- Тип
- открытый
- Язык
- und
- Категория
- Новости и СМИ (по похожим)
- В каталоге с
- 13 авг.
- 1/24сутки в ленте
- 419
- 1/48двое суток
- 480
- 1/72трое суток
- 517
Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.
Посты
💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 Shejtani u afrohet magjistarit dhe ziliqarit, u flet atyre dhe shoqërohet me ta. Por, ziliqarin (hasetçiun) e ndihmojnë shejtanët, edhe pa i thirrur ai, sepse #ziliqari është i ngjashëm me Iblisin dhe, në realitet, është një prej ithtarëve të tij. Ai e kërkon atë që e do shejtani, siç janë: prishja e njerëzve dhe largimi i mirësive të Allahut prej tyre. Kështu veproi edhe Iblisi, i cili e pati zili Ademin për pozitën dhe vlerën e tij dhe refuzoi t'i bëjë sexhde atij nga #zilia. Prandaj, ziliqari është nga ushtria e Iblisit. 📚 Bedai' el-feuaid, vëll. 2, fq. 758. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Imam #Ibën_Kethir, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 Allahu i Lartësuar i ngre fëmijët në #Xhenet deri në gradën e prindërve të tyre, edhe nëse ata nuk kanë vepruar si prindërit e tyre, pa ua pakësuar prindërve aspak shpërblimin e veprave të tyre, në mënyrë që të jenë së bashku në gradën më të lartë dhe të lumturohen duke qenë të bashkuar me pasardhësit e tyre. ✒️ - më pas, ai flet gjerësisht, duke sjellë sqarime dhe argumente, dhe në përfundim thotë: 🔸 Kjo është nga mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj fëmijëve, për shkak të bereqetit të veprave të prindërve të tyre. Ndërsa mirësia e Tij ndaj prindërve është për shkak të bereqetit të lutjeve të fëmijëve të tyre për ta. 📚 elBidaje uen-Nihaje, vëll. 20, fq. 414–416. ✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
〰 Transmetohet nga Aishja, radijAllahu 'anha, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: إِذَا أَنْفَقَتِ الْمَرْأَةُ مِنْ طَعَامِ بَيْتِهَا غَيْرَ مُفْسِدَةٍ كَانَ لَهَا أَجْرُهَا بِمَا أَنْفَقَتْ، وَلِزَوْجِهَا أَجْرُهُ بِمَا كَسَبَ، وَلِلْخَازِنِ مِثْلُ ذَلِكَ، لَا يَنْقُصُ بَعْضُهُمْ أَجْرَ بَعْضٍ شَيْئًا. Kur gruaja shpenzon nga ushqimi i shtëpisë së saj, pa e shpërdoruar atë, ajo ka shpërblim për atë që ka shpenzuar dhe burri i saj ka shpërblim për atë që ka fituar, por edhe ai që kujdeset për ruajtjen e tij e ka të njëjtin shpërblim. Shpërblimi i asnjërit prej tyre nuk e pakëson aspak shpërblimin e tjetrit. 📚 Buhariu, nr. 1425; Muslimi, nr. 1024. ✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Një nga lutjet më të bereqetshme dhe më të dobishme për përmirësimin e familjes dhe arritjen e bekimit dhe mirësisë në shtëpi 〰 Transmetohet nga Ebu Hurajra, radijAllahu 'anhu, se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej me këtë lutje: اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي، وَوَسِّعْ لِي فِي دَارِي، وَبَارِكْ لِي فِيمَا رَزَقْتَنِي O Allah! M'i fal mëkatet e mia, ma zgjero banesën dhe më beko në atë që më ke furnizuar! 📚 Sunen etTirmidhi, nr. 3500. 📚 el-Albani, Sahih elXhami', nr. 1265. [Hasen] ✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
#gra #madhështore #urtësi që #më_pëlqeu #medito 💎 Merjemja nuk u martua kurrë. 💎 Asija e kishte bashkëshortin më të keq të njerëzimit. 💎 Hadixhja e gjeti bashkëshortin e përsosur në moshën dyzetvjeçare. 💎 Aishja nuk pati fëmijë. 💎 Fatimja vuajti nga vështirësitë ekonomike. 🔸 Megjithatë, këto janë zonjat më të larta të Xhenetit. 🔸 Jeta e kësaj bote nuk është medoemos të jetë e plotësuar me të gjitha aspektet. Besimtari e synon Xhenetin dhe Fytyrën e Allahut, pa u kthyer dhe pa u mashtruar pas të mirave të ulëta dhe kalimtare. ✍ Xhemal Jakupi
〰 Transmetohet nga Abdullah ibën Amri, radijAllahu 'anhuma, se i Dërguari i Allahut ﷺ u pyet: 🔸 O i Dërguar i Allahut! Kush është njeriu më i mirë? 〰 Ai tha: «كلُّ مخمومِ القلبِ، صدوقِ اللسانِ.» "Çdo njeri me zemër të pastër dhe me gjuhë të sinqertë." 🔸 Thanë: "Me gjuhë të sinqertë e kuptojmë. Por, kush është ai me zemër të pastër?" 〰 Ai tha: «هو التقيُّ النقيُّ، لا إثمَ فيه، ولا بغيَ، ولا غِلَّ، ولا حسدَ.» "Ai është njeriu i devotshëm dhe i dëlirë, tek i cili nuk ka gjynahe, as padrejtësi, as mllef e as zili." 📚 Ibën Maxhe, nr. 4216. Albani e konsideron sahih në Sahih et-Tergib, nr. 2889. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 Solidariteti me besimtarët shfaqet në disa forma: me pasuri, me autoritet, me ndihmë fizike dhe shërbim, me këshillë e udhëzim, me lutje dhe kërkim faljeje për ta, si dhe duke ndarë me ta dhembjen dhe pikëllimin. 🔸 Solidariteti është në përpjesëtim me imanin. Sa më i dobët të jetë imani, aq më i dobët është edhe solidariteti; e sa më i fortë të jetë imani, aq më i fortë solidariteti. 🔸 I Dërguari i Allahut ﷺ ishte njeriu më solidar me shokët e tij në të gjitha këto aspekte. Edhe pasuesit e tij do të jenë solidarë me njëri-tjetrin për aq sa e ndjekin shembullin e tij. 📚 elFeuaid, f. 380–381. ✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
〰 Nga Ebu Hurajra, radijAllahu 'anhu, transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: يُؤتَى الرَّجُلُ فِي قَبْرِهِ، فَإِذَا أُتِيَ مِنْ قِبَلِ رَأْسِهِ دَفَعَتْهُ تِلَاوَةُ الْقُرْآنِ، وَإِذَا أُتِيَ مِنْ قِبَلِ يَدَيْهِ دَفَعَتْهُ الصَّدَقَةُ، وَإِذَا أُتِيَ مِنْ قِبَلِ رِجْلَيْهِ دَفَعَهُ مَشْيُهُ إِلَى الْمَسَاجِدِ. Njeriut i vjen dënimi në varrin e tij. Kur i vjen nga ana e kokës, e mbron leximi i Kuranit. Kur i vjen nga ana e duarve, e mbron sadakaja (lëmosha). Kur i vjen nga ana e këmbëve, e mbron ecja e tij për në xhami. 📚 etTaberani, elEusat, nr. 9438. 📚 Albani e vlerëson hasen në Sahih etTergib, nr. 3561. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
Dimensionet shpirtërore për ngritjen e namazit.pdf
🔸 Gjashtë dimensione shpirtërore, me të cilat namazi ngrihet në nivel të lartë shpirtëror dhe e sjell dobinë e pritur te robi 💎 Nga Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë! 📚 Letra e Ibnul Kajiimit drejtuar njërit prej vëllezërve të tij, fq. 39 - 55. ✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi
💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 SubhanAllah! 🔸 Nefsi i ka: mendjemadhësinë e Iblisit, zilinë e Kabilit, mospërfilljen e Adit, arrogancën e Themudit, guximin e Nemrudit, teprimin e Faraonit, sulmin e Karunit, fëlliqësinë e Hamanit, epshin e Bel'amit, hilet e njerëzve të së Shtunës, rebelimin e Velidit dhe injorancën e Ebu Xhehlit. 🔸 Nga morali i kafshëve, nefsi i ka: lakminë e korbit, pangopësinë e qenit, budallallëkun e fazanit, ultësinë e brumbullit të plehut, pabindshmërinë e hardhucës, inatin e devesë, nxitimin e tigrit, sulmin e luanit, ligësinë e miut, keqdashjen e gjarprit, kotësinë e majmunit, grumbullimin e milingonës, dinakërinë e dhelprës, mendjelehtësinë e fluturës dhe gjumin e hienës. 🔸 Mirëpo, përpjekja dhe lufta kundër nefsit i largojnë këto cilësi. Ndërsa, kush u dorëzohet atyre, është prej ushtrisë së së keqes. 📚 el-Feuaid, fq. 188–189 ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
https://mesxhidelfeth.netlify.app/
без подписи
💎 Imam el-Euzai, Allahu e mëshiroftë, një herë u pyet: ▪️ Një njeri thotë: "Unë rri me njerëzit e Sunnetit dhe rri me njerëzit e bidatit." 💎 Ai u përgjigj: 🔸 Ky është një njeri që dëshiron ta barazojë të vërtetën me të kotën. 💎 Imam Ibën Batta e komenton këtë fjalë dhe thotë: 🔸 Të vërtetën e ka thënë el-Euza'iu. 🔹 Unë them: 🔸 Ky është një njeri që nuk e njeh dhe nuk e dallon të vërtetën nga e kota, as kufrin nga Imani. Për njerëz të tillë kanë zbritur ajete dhe janë thënë hadithe. Allahu i Lartësuar ka thënë: {وَإِذَا لَقُوا الَّذِينَ آمَنُوا قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْا إِلَىٰ شَيَاطِينِهِمْ قَالُوا إِنَّا مَعَكُمْ} [البقرة: ١٤] "Kur takohen me besimtarët, thonë: 'Ne besojmë'; e kur mbesin vetëm me shejtanët e tyre, thonë: 'Ne jemi me ju'." (elBekare: 14) 📚 el-Ibane elKubra, vëll. 1, fq. 212 ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Transmeton Imam Ebu Bekr el-Axhurri në librin e tij eshSheria, me zinxhirin e tij të transmetimit, nga Omer ibën Abdil'Aziz, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: 🔸 Sikur të donte Allahu t'i ngarkonte krijesat e Tij me obligime sipas madhështisë së Tij, nuk do të mund t'i bartnin ato as toka, as qielli, as uji e as malet. Mirëpo, Allahu dëshiron t'ua lehtësojë robërve të Tij. 📚 edh-Dheria, vëll. 2, fq. 372. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
A merret dije nga hajduti? Një njeri që nuk njihet për dituri, nuk ka mësuar te dijetarët – pavarësisht pretendimeve të tij – dhe nuk ka lënë asnjë kontribut të njohur në shërbim të diturisë dhe thirrjes për Sunet, vjedh me tradhti e poshtërsi mundin dhe kontributin shumëvjeçar të dikujt tjetër, pastaj hip mbi të për t'u shfaqur i madh. Me cilën fe dhe me cilën logjikë mund të arsyetohet një veprim i tillë? Kjo është vepër e njerëzve të ultë dhe të dobët, kurrë e atyre që kanë fisnikëri, moral dhe dinjitet, e që e respektojnë veten.
💎 Shejh Rabi ibën Hadi #elMedkhali, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 Disa njerëz sot i përndjekin selefijtë, sa që kanë arritur deri te dijetarët, duke i quajtur mumejji'in (të dobët dhe zbutës të menhexhit). 🔸 Sot thuajse nuk ka mbetur asnjë dijetar pa u akuzuar me këtë. Kjo, natyrisht, është rruga e Ihwan el-muslimin dhe e ithtarëve të bidatit. Arma e ithtarëve të bidatit është rrëzimi i dijetarëve. Madje, kjo është edhe një metodë çifute masonike: "Nëse dëshiron të rrëzosh një ide, rrëzoji dijetarët ose personalitetet që e përfaqësojnë atë!" 🔸 Largohuni nga kjo trashëgimi e keqe dhe respektoni dijetarët. 📚 el-Mexhmuë, vëll. 1, fq. 481–482. ✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Shejh Rabi ibën Hadi #elMedkhali, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 #Selefiu i sinqertë dhe i përkushtuar ndaj Allahut e analizon çdo vepër dhe çdo besim, pastaj i vlerëson ato sipas Librit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit të Allahut ﷺ. 🔸 Selefijtë i luftojnë epshet, bidatet dhe devijimet. Ata e ngrenë flamurin e Sunnetit, i këshillojnë muslimanët, ua sqarojnë të vërtetën, ua bëjnë të qartë rrugën e udhëzimit që të dallohet nga rruga e devijimit dhe ua sqarojnë atë që u sjell lumturi në Dynja dhe në Ahiret. 🔸 Allahu i Lartësuar e ka lëvduar këtë Ummet, sepse urdhëron për të mira dhe ndalon nga të këqijat. Gjithashtu, e ka lëvduar sepse, pasi kishte qenë i përçarë, u bashkua rreth Librit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit të Allahut ﷺ, u afrua mes vete mbi këtë bazë dhe u bë Ummeti më i mirë që është nxjerrë për njerëzit, sepse urdhëron për të mira dhe ndalon nga të këqijat. 📚 Sherh Akideti es-Selef As'hab el-Hadith / el-Mexhmuë, vëll. 2, fq. 240–241 ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
〰 Transmetohet nga 'Ukbe ibën Amir, radijAllahu 'anhu, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: لا خَيْرَ فيمَنْ لا يُضِيفُ. 〰 Nuk ka hajr te një njeri që nuk mikpret mysafirë. 📚 Ahmedi, 17419. 📚 el-Albani e vlerëson sahih në esSilsile esSahiha nr. 2434. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
〰 Transmetohet nga Abdullah ibën Mes'ud, radijAllahu 'anhu, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: حُرِّمَ عَلَى النَّارِ كُلُّ هَيِّنٍ لَيِّنٍ، سَهْلٍ قَرِيبٍ مِنَ النَّاسِ. 〰 Zjarri (i Xhehennemit) është i ndaluar për çdo njeri të këndshëm, të butë, të lehtë dhe të afërt me njerëzit. 📚 Ahmedi, 3938; Tirmidhiu, 2488. 📚 el-Albani e vlerëson sahih li ghajrihi në Sahih etTerghib nr. 2676. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j