tgindex
Hoxhë Shaban Tolaj

Hoxhë Shaban Tolaj

Статистика

Kanali zyrtar i Hoxhë Shaban Tolaj

Последний пост
20 янв.
Последнее чтение
13 авг.
Постов за неделю
0
Всего постов
20
Тип
открытый
Язык
und
В каталоге с
13 авг.
Подписчики
1 100
−1 за 4 дн.
Сутки
0
0,00%
Неделя
 
Месяц
 
Просмотров на пост
1 620
10 постов
Вовлечённость
147,3%
к подписчикам
Постов в день
0,0
всего 20
Упоминаний
0
каналов
Охват размещения
оценка
1/24сутки в ленте
1/48двое суток
1/72трое суток

Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.

Посты

  • 20 янв.2 5093910

    Shejh el-Albani Allahu e mëshiroftë, thotë: “Popujt nuk i zbatojnë ligjet e Allahut, ndërkohë që kërkojnë nga sundimtarët t’i zbatojnë ligjet e Allahut.” 📚 El-Huda ue’n-Nurr, nr. 1941

  • 19 янв.2 706317

    Gjykimi i talljes dhe përqeshjes me çështjet e fesë dhe mënyra e trajtimit të atyre që e bëjnë këtë Tallja dhe përqeshja me çështjet e fesë janë nga cilësitë e jobesimtarëve të humbur dhe mendjelehtë; sepse për shkak të mungesës së arsyes së shëndoshë, moskuptimit të ajeteve të Allahut dhe mosnjohjes së qëllimeve të sheriatit, ata tallen me namazin dhe me myslimanët. Disa prej tyre e bëjnë këtë nga kokëfortësia, sfidimi dhe për qëllim që t’i mashtrojnë njerëzit. Prandaj, nuk i takon njerëzve të cilët kan iman që t’i duan këta, apo t’i marrin për miq e mbrojtës, ndërkohë që ata janë armiq të fesë së tyre, armiq të sheriatit dhe shkaktarë të largimit të njerëzve nga feja, nga Profeti i tyre dhe nga ajo me të cilën erdhi ai ﷺ. Për këtë arsye Allahu i Madhëruar ka thënë: وَإِذَا نَادَيْتُمْ إِلَى الصَّلَاةِ اتَّخَذُوهَا هُزُوًا وَلَعِبًا (El-Maide: 58) “Dhe kur ju thërrisni për namaz, ata e marrin atë për tallje dhe lojë.” Kjo është gjendja e tyre, prandaj bëhet e detyrueshme largimi prej tyre dhe kundërshtimi i tyre. Po ashtu, duhet të theksohet vazhdimisht se tallja dhe përqeshja me fenë është kufër ndaj Allahut, dhe është nga cilësitë e jobesimtarëve dhe hipokritëve. Allahu i Lartësuar thotë: وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلْعَبُ ۚ قُلْ أَبِاللَّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنْتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ ۝ لَا تَعْتَذِرُوا قَدْ كَفَرْتُمْ بَعْدَ إِيمَانِكُمْ (Et-Teube: 65–66) “E nëse i pyet, ata thonë: ‘Ne vetëm po bisedonim dhe po bënim shaka.’ Thuaj: ‘A me Allahun, me ajetet e Tij dhe me të Dërguarin e Tij po talleshit?’ Mos u arsyetoni, ju keni mohuar pas besimit tuaj.” Pra, tallja me fenë, me namazin, me agjërimin, me haxhin, me xhihadin ose me çfarëdo gjëje tjetër të fesë, nënkupton nënçmim dhe fyerje të fesë, fyerje ndaj Atij që e ka ligjëruar atë dhe ndaj atij që e ka sjellë atë. Kjo konsiderohet nga format e daljes nga Islami (ridde). Për këtë arsye, dijetarët e kanë përmendur talljen me fenë ose me ndonjë pjesë të saj ndër anuluesit e Islamit . Nëse dikush tallet me namazin, e nënçmon atë dhe thotë se është kot, se nuk ka vlerë, se nuk ka nevojë për të, ose se është humbje kohe kjo është dalje nga Islami. Kërkojmë mbrojtje tek Allahu. Burimi: Fetawa Iben Baz, Allahu e mëshiroftë.

  • Live stream finished (41 minutes)

  • Live stream started

  • 17 янв.2 102355

    Ibn el-Mubaraku u pyet: “Cila është gjëja më e mirë që i është dhënë njeriut?” Ai tha: “Një mendje (arsye) e lindur natyrshëm.” U tha: “Po nëse nuk e ka?” Tha: “Edukatë e mirë.” U tha: “Po nëse nuk e ka?” Tha: “Një vëlla i mirë, të cilin e këshillon (dhe këshillohet me të).” U tha: “Po nëse nuk e ka?” Tha: “Heshtje e gjatë.” U tha: “Po nëse nuk e ka?” Tha: “Vdekje e shpejtë.” 📚 Shih gjithashtu: Sijer A‘lam en-Nubelā’ (8/397) Shejh Abdullah Buhari, Allahu e ruajttë

  • 17 янв.1 48011

    Njoftim për mësim në Akide Sonte, inshAllah, do të ketë mësim në akide nga libri: “Sherhu es-Sunneh li Imam Berbehari, Allahu e mëshiroftë” Me komentim të: Shejh Rabi‘ ibn Hadi el-Medh’hali, Allahu e mëshiroftë Koha: Pas namazit të jacisë (18:14) Ligjërata transmetohet live (audio) në telegram: https://t.me/shtolaj

  • Live stream finished (24 minutes)

  • Live stream started

  • Live stream finished (1 minute)

  • Live stream started

  • 16 янв.1 325333

    Siç shihet, çdo shpatë që është përgatitur kundër Shejh Arafatit Allahu e ruajtë ka pasur qëllim, po ashtu edhe kundër dijetarit të madh selefi, Abdullah ibn Abdurrahim Al-Bukhari Allahu e ruajtë. Mirëpo ato shpata u thyen dhe, me emrin e Allahut, do të thyhen edhe shum tjera.

  • Live stream finished (45 minutes)

  • Live stream started

  • 15 янв.1 272151

    Njoftim për mësim në Fik’h Sonte, inshaAllah, do të ketë mësim në Fik’h: • Libri: Bulugh al-Maram min Edil-lat al-Ahkam • Me koment të Shejh Uthejminit • Tema: Kapitulli i Pastërtisë, ( Kapitulli i fshirjes mbi mestet ) • Koha: Pas namazit të (18:11) Ligjërata transmetohet live (audio) në telegram: https://t.me/shtolaj

  • 15 янв.1 205102

    Mëkatet e dobësojnë logjikën Një nga pasojat e mëkateve është se ato e dobësojnë dhe e pakësojnë logjikën e njeriut. Nuk ka dy njerëz me mendje, ku njëri i bindet Allahut dhe tjetri bën mëkate, veçse ai që i bindet Allahut ka logjikë më të fortë, mendim më të shëndoshë dhe gjykim më të drejtë. Ai është më afër së vërtetës dhe më i mbrojtur nga gabimi. Për këtë arsye, Kur’ani u drejtohet vazhdimisht njerëzve të logjikës dhe mendjes së shëndoshë, siç thotë Allahu: ﴿وَاتَّقُونِ يَا أُولِي الْأَلْبَابِ﴾ “Dhe kini frikë Mua, o ju të zotët e logjikës!” (El-Bekare: 197) ﴿فَاتَّقُوا اللَّهَ يَا أُولِي الْأَلْبَابِ الَّذِينَ آمَنُوا﴾ “Prandaj kini frikë Allahun, o ju të zotët e logjikës që besuat!” (Et-Talak: 10) ﴿وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّا أُولُو الْأَلْبَابِ﴾ “Dhe nuk përkujtohen veçse të zotët e logjikës.” (El-Bekare: 269 Burimi: Iben Kanjiim- Dau ve devau/ 321

  • 14 янв.1 1718

    Njoftim për mësim në Fik’h Neser, inshaAllah, do të ketë mësim në Fik’h: • Libri: Bulugh al-Maram min Edil-lat al-Ahkam • Me koment të Shejh Uthejminit • Tema: Kapitulli i Pastërtisë, ( Abdesti dhe dispozitat e tij) • Koha: Pas namazit të (18:11) Ligjërata transmetohet live (audio) në telegram: https://t.me/shtolaj

  • 14 янв.1 020213

    Imami Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Pasuesit e Sunetit i braktisin mendimet e njerëzve kur ato bien ndesh me Sunetin e Profetit ﷺ, ndërsa pasuesit e bidateve e braktisin Sunetin për t’u kapur pas fjalëve dhe mendimeve të njerëzve.” Es-Sava‘ik el-Murselah (4/1603)

  • 11 янв.1 410263

    Shejhu ynë, dijetari el-Bukhari (Allahu e ruajtë), ka thënë: “Shkaku rrënjësor i devijimit të bijve të Ademit janë shprehjet e përgjithshme (të paqarta) dhe kuptimet e ngatërruara, sidomos kur ato përputhen me mendje të turbullta. E çfarë të thuhet, nëse kësaj i shtohet edhe pasioni (hawa) dhe fanatizmi?! Prandaj, lutu Atij që i forcon zemrat, që ta forcojë zemrën tënde në fenë e Tij dhe të mos të hedhë në këto errësira.” Taḥkik el-Minneh, f. 117

  • Live stream finished (16 seconds)

  • Live stream started