tgindex
Последний пост
14 авг.
Последнее чтение
15 авг.
Постов за неделю
2
Всего постов
21
Тип
открытый
Язык
und
В каталоге с
13 авг.
Подписчики
1 246
+5 за 4 дн.
Сутки
+3
+0,24%
Неделя
 
Месяц
 
Просмотров на пост
982
21 постов
Вовлечённость
78,8%
к подписчикам
Постов в день
0,3
всего 21
Упоминаний
2
каналов
Охват размещения
оценка
1/24сутки в ленте
220
1/48двое суток
252
1/72трое суток
271

Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.

Посты

  • без подписи

  • Bashkëshortësi » Njeriu duhet të lëshojëpe për hir të Allahut dhe që martesa të jetë e shëndoshë e vazhdueshme. Problemet e shumta mund të çojnë deri te prishja e martesës. Prandaj, për ta ruajtur atë, si burri ashtu dhe gruaja, duhet të kundërshtojnëegon e tyre dhe t'i kërkojnë falje njëri-tjetrit kur janë fajtor për një gjë. Ne kemi shumë nevojë që ta edukojmëveten (në jetën bashkëshortore) me mësimet e ardhura në Kuran dhe sunet. Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim

  • Martohu me një grua të devotshme nëse dëshiron lumturinë, dhe martohu me një burrë të devotshëm nëse dëshiron suksesin. Një nga dyert më të mëdha të suksesit është zgjedhja e mirë e bashkëshortit ose bashkëshortes. Burri i devotshëm e ndihmon gruan e tij në bindjen ndaj Allahut dhe e udhëheq familjen drejt qëndrueshmërisë në fe. Gruaja e devotshme e ndihmon burrin e saj drejt mirësisë, e ruan fenë dhe familjen e tij, dhe i edukon fëmijët në besim. Nëse të dy bashkëshortët janë prej njerëzve të dijes, ose të thirrjes islame, ata bëhen ndihmës të njëri-tjetrit në kërkimin e dijes, përhapjen e saj dhe në thirrjen tek Allahu. Ata bëhen partnerë në ndërtimin e një familjeje të bekuar, në shërbim të fesë, në dobi të umetit dhe në edukimin e një brezi të mirë që e mbart këtë fe. Prandaj, martesa nuk është thjesht një mjet për shfryrjen e epshit, por një partneritet në adhurimin e Allahut dhe në ndërtimin e një familjeje që bëhet një tullë e fortë në përmirësimin e umetit. Profeti ﷺ ka thënë: “Zgjidhe atë (femër) që është fetare, të lumshin duart!” (Buhariu dhe Muslimi) Dhe ka thënë ﷺ: “Kur t’ju vijë dikush me fenë dhe moralin e të cilit jeni të kënaqur, atëherë martojeni (vajzën tuaj) me të.” (Tirmidhiu) Bëje këtë kriterin tënd! Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

  • A lejohet që burri t’i bëjë gruas së tij dhuratë në përvjetorin e martesës së tyre çdo vit, me qëllim ripërtëritjen e dashurisë dhe afërsisë mes tyre, duke ditur se përvjetori do të kufizohet vetëm me dhuratën dhe bashkëshortët nuk do të organizojnë festim me këtë rast? Përgjigjja: Ajo që unë mendoj është se kjo derë duhet të mbyllet, sepse këtë vit mund të jetë vetëm një dhuratë, ndërsa vitin tjetër mund të shndërrohet në festim. Pastaj, vetë fakti që kjo datë bëhet zakon dhe përsëritet çdo vit me një dhuratë, e bën atë të ngjashme me festimin, sepse festë konsiderohet çdo gjë që përsëritet dhe rikthehet rregullisht. Ndërkaq, dashuria dhe afërsia nuk duhet të ripërtërihen vetëm një herë në vit, por duhet të jenë të përtërira vazhdimisht. Sa herë që gruaja sheh nga burri i saj diçka që e gëzon, dhe sa herë që burri sheh nga gruaja e tij diçka që e kënaq, atëherë dashuria dhe afërsia mes tyre do të ripërtërihen vazhdimisht. (Shejh Uthejmini) Hoxhë Jeton Bozhlani

  • 6 июл.1 02110

    Në ngjarjen e shpifjes (ndaj Aishes), kraharorin e Profetit ﷺ e mbuloi një pikëllim i tillë që, po t’u ndahej njerëzve, do t’u mjaftonte të gjithëve; sepse dëmi dhe lëndimi kishin arritur te njerëzit më të dashur për të. Megjithatë, mes kësaj dhimbjeje të madhe, mëshira e tij ndaj familjes së vet mbeti më e gjerë se hidhërimi dhe më e madhe se pikëllimi. Ai hynte te Aishja  (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe e pyeste duke e ngushëlluar: “Si je, si është gjendja jote?” Një shprehje e shkurtër, por që zbulon një zemër të madhe; zemër që bashkoi dhimbjen e një profeti, butësinë e një bashkëshorti dhe besnikërinë e një njeriu fisnik. Prandaj, o bashkëshortë: ndër gjërat më të çmuara që mund të dalin nga mesi i grumbullit të shqetësimeve tuaja është një vëmendje e ngrohtë ndaj bashkëshorteve tuaja; një pyetje që i qetëson, një butësi që u jep zemër e prehje dhe një interesim që ua bën të ndiejnë vendin dhe vlerën që kanë tek ju. Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

  • Divorci u shtua kur bashkëshortët (burrat dhe gratë) filluan t'i nënvlerësojnë të drejtat dhe detyrimet. ​✅ Dhe humbën amanetet dhe përgjegjësitë: ​▫️ Qëndrimi zgjuar deri në orët e vona; ▫️ Fjetja duke lënë pas dore farzet (detyrimet fetare) dhe përgjegjësitë; ▫️ Humbja e të drejtave të fëmijëve; ▫️ Mungesa e kujdesit – para çdo gjëje tjetër – ndaj urdhrave dhe ndalesave, ndaj hallallit dhe haramit. ​❕ Divorci u shtua kur u shtua gjurmimi i gabimeve dhe kërkimi i shkarjeve dhe pengesave... ​❌ Ashpërsia zuri vendin 🤔 e mëshirës. ​❌ Fjala e keqe zuri vendin 🤔 e fjalës së mirë. ​❌ U shfaq "tregimi i dhëmbëve" (sjellja kërcënuese dhe e ashpër) 🤔 në vend të buzëqeshjes së sinqertë. ​❌ U përhap gjuetia e gabimeve dhe publikimi i tyre 🤔 në vend të kujtimeve të bukura. ​❌ U shtua zbulimi i sekreteve 🤔 të cilat nuk duhej të shfaqeshin kurrë dhe që ishin të groposura e të mbajtura të fshehura. ​✔️ Prandaj, kini frikë Allahun duke i ruajtur besëlidhjet dhe duke mos i zbuluar sekretet. Shkëputur nga hytbeja: "Besimtari të mos e urrejë besimtaren". ​🎙Shejh Ali bin Zejd el-Medkhali Përktheu: Unejs Sheme islamiautentik

  • без подписи

  • 20 июн.1 0013

    без подписи

  • 14 июн.1 0884

    без подписи

  • без подписи

  • 📌 Ndikimi i bashkëshortëve tek njëri-tjetri! Shejkh Mukbil bin Hadij El-Uadi’ij (Allahu e mëshiroftë): “Nëse shokët kanë ndikim të madh mbi njëri-tjetrin, atëherë sa i madh mund të jetë ndikimi i bashkëshortëve mbi njëri-tjetrin?!” 📚 El-Makhrexh min el-Fiten, 190 KandiliUdhezues

  • без подписи

  • 6 июн.1 05711

    без подписи

  • 31 мая1 2208

    без подписи

  • 30 мая1 1275

    без подписи

  • 26 мая1 26012

    без подписи

  • 23 мая1 0427

    без подписи

  • 19 мая1 2148

    Subhanallah! Po tregon Aisheja, radijallahu anha, se deri në dy muaj nuk është ndezë zjarri në shtẽpitë Pejgamberit alejhis selam sepse s'kanë pas cka me ngrenë vecse hurme dhe ujë, Ose disa fqinjë që ikanë dhënë qumësht. Tra.Buhariu (2567), Muslimi (2972). Mësim për muslimanet që nuk e durojně varfërinë me burrat e tyre. Hoxhë Zejd Haziri

  • 14 мая1 38713

    Amr Ibn EI-As radiAllahu anhu thotë: Nuk më bëhet bajat (nuk kam neveri) nga rroba ime, përderisa më bën; dhe nuk kam neveri nga gruaja ime, përderisa ajo sillet mirë në bashkëjetesë me mua; dhe nuk neveritem nga kafsha e udhëtimit, përderisa ajo më bart. - Vërtet, neveria është prej moralit të keq. Taariikh Dimashk 46/183

  • 10 мая1 5636

    Burri – tema e preferuar e bisedës së gruas Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421) Sherh Sahih El-Bukhari (6/372) Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com Aishah -radijAllahu anha rrëfeu: “Njëmbëdhjetë gra ishin ulur (dhe bisedonin), ato i premtuan njëra-tjetrës se nuk do të fshehin asgjë rreth burrave të tyre. E para tha…” Transmeton Bukhari (5189), Muslimi (2448) dhe Nesai (9138-9140). Duhet ta dimë se gratë gjithmonë flasin për këto gjëra sepse ndër gjërat më të çmuara për gruan, mos më e çmuara është burri i saj. Prandaj i sheh ato sesi ulen e flasin për burrat e tyre me njëra-tjetrën. Kjo është diçka e ditur. Megjithatë disa gra mund të gënjejnë dhe të pretendojnë gjëra që nuk janë të vërteta vetëm për t’u zbukuruar me një petk të rremë, siç thuhet. Kështu ajo fillon ta përshkruajë dhe lavdërojë burrin e saj në mënyrë të përgjithshme, ndërkohë që gënjen. “Por a është më mirë të heshtësh për burrin nëse ai ka diçka që nuk duhet t’u përmendet të tjerëve? Në fakt, është obligim të mos e tregosh atë sepse përhapja e gjërave të tilla mes njerëzve është përgojim.” Ndërsa nëse ajo mendon se ka dobi që të përmenden disa mangësi të tij dhe i drejtohet nënës së tij apo motrës së tij më të madhe, që ato ta këshillojnë, ta udhëzojnë ose t’ia sqarojnë të vërtetën, atëherë nuk ka problem në këtë.