tgindex
Udhëzimi i Parë – The First Guidance

Udhëzimi i Parë – The First Guidance

Статистика

Kontakto për porosi dhe pyetje: @Udhezimiipare_bot

Последний пост
7 авг.
Последнее чтение
15 авг.
Постов за неделю
0
Всего постов
20
Тип
открытый
Язык
und
В каталоге с
14 авг.
Подписчики
361
0 за 1 дн.
Сутки
0
0,00%
Неделя
 
Месяц
 
Просмотров на пост
277
20 постов
Вовлечённость
76,7%
к подписчикам
Постов в день
0,0
всего 20
Упоминаний
1
каналов
Охват размещения
оценка
1/24сутки в ленте
142
1/48двое суток
162
1/72трое суток
175

Оценка по просмотрам недавних постов: пост набирает почти всё за первые сутки.

Посты

  • Eshab ibn Xhubejr ka thënë: Hyra tek kopshti i El-Kasim ibn Muhammedit, ndërkohë që ai me urrente për hir të Allahut ndërsa unë e doja atë për hir të Allahut, dhe më tha: Çfarë të futi këtu?! Dil! Thashë: Të lus, pashë Fytyrën e Allahut, të ma japësh një kalavesh! El-Kasim tha (duke iu drejtuar shërbëtorit të tij): O djalë, jepja atij një kalavesh, sepse vërtet ai ka kërkuar me një kërkesë që nuk shpëton ai që e refuzon atë. 📖 Sherh Usul El-Itikad 685.

  • ✍️ Rruga e Selefëve

  • Rritja e shpenzimeve për familjen në ditën e Ashurasë (SOT) 🗣 Ibn Mensuri ka thënë: I thashë Ahmedit: A ke dëgjuar në Hadithin i cili ka ardhur: Ai që i rrit shpenzimet për familjen e tij ditën e Ashurasë, Allahu ia zgjeroftë atij pjesën e mbetur të vitit. Ai tha: Po. E ka transmetuar atë Sufjan ibn Ujejneh nga Xhafer El-Ahmer nga Ibrahim ibn Muhammed ibn El-Munteshir – dhe ishte nga njerëzit më të mirët të kohës së tij – se atij i ka arritur: Ai që i rrit shpenzimet për familjen e tij ditën e Ashurasë, Allahu ia zgjeroftë atij pjesën e mbetur të vitit të tij. 🗣 Ibn Ujejneh ka thënë: E kemi provuar këtë që 50 apo 60 vite, dhe nuk kemi parë veçse të mira. 📖 Letaif El-Mearif f. 53 nga Ibn Rexhebi. ✍️ E sa i përket sadakasë në të, atëherë është transmetuar nga Abdullah ibn Amr ibn El-As – radijAllahu anhuma – të ketë thënë: Ai që e agjëron Ashuranë është sikur ta ketë agjëruar të gjithë vitin, dhe ai që jep sadaka në të është sikur sadakaja e një vitit. 📖 Letaif El-Mearif f. 53 nga Ibn Rexhebi.

  • Nesër (24.06) është dita e nëntë e muajit Muharrem: ✍️ Ashura është dita e dhjetë e muajit Muharrem, ky është mendimi i Seid ibn Musejjibit dhe El-Hasenit për shkak të asaj që është transmetuar nga Ibn Abbasi: I Dërguari i Allahut – salAllahu alejhi ue selem – urdhëroi për agjërimin e Ashures ditës së dhjetë të muajit Muharrem. E ka transmetuar Et-Tirmidhiju, dhe ka thënë: Hadithi është hasen sahih. Gjithashtu është transmetuar nga Ibn Abbasi se ka thënë: Është dita e nëntë. Gjithashtu është transmetuar se Pejgamberi – salAllahu alejhi ue selem – e agjëronte ditën e nëntë, e ka transmetuar Muslimi me kuptimin e tij. Gjithashtu Atai ka transmetuar nga ai se ka thënë: Agjëroni ditën e nëntë dhe të dhjetë, dhe mos u përgjasoni çifutëve. Nëse vërtetohet kjo atëherë pëlqehet agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë për shkak të kësaj. Këtë e ka përmendur Ahmedi dhe ky është mendimi i Is’hakut. 📖 El-Mugnij 441/4. ✍️ Et-Tirmidhiju shkruan: Është transmetuar nga Ibn Abbasi se ka thënë: Agjëroni ditën e nëntë dhe të dhjetë, dhe kundërshtoni çifutët. E me këtë Hadith thonë Esh-Shafiju, Ahmedi dhe Is’haku. 📖 El-Xhami El-Kebir 755. 🗣 Imam Ahmedi ka thënë: Nëse atij i ngatërrohet fillimi i muajit atëherë i agjëron tre ditë (ditën e nëntë, dhjetë dhe njëmbëdhjetë). Këtë e vepron që të jetë i bindur për agjërimin e ditës së nëntë dhe të dhjetë. 📖 El-Mugnij 441/4.

  • без подписи

  • "Allahu është miku i Umer ibn El-Khattabit në dynja dhe ahiret. La ilahe illAllah." Me shkrim të Sahabijut të madh Umer ibn El-Khattabit radijAllahu teala anhu.

  • 29 мая3942из udhezimiipare

    Hadith madhështor Tregon madhështinë e ditës së Xhuma në këtë botë dhe në botën tjetër Transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Më erdhi Xhibrili (alejhi selam) në dorë mbante një objekt që kishte formën e një pasqyre të bardhë dhe në të kishte një pikë të zezë. E pyeta: 'Çfarë është kjo, o Xhibril?' Ai tha: 'Kjo është dita e xhuma, që Zoti yt ta ka sjellë ty si dhuratë, të jetë festë për ty dhe për umetin tënd pas teje'. E pyeta: Çfarë kemi ne në këtë ditë? Ai tha: "Keni shumë të mira në të. Ju jeni të fundit në këtë botë, por të parët në Ditën e Gjykimit. Në këtë ditë ka një orë (çast) që, nëse një rob falet dhe lutet për diçka, Allahu ia pranon atë.' I thashë: Po çfarë është kjo pika e zezë? Ai tha: Kjo është ajo ora e veçantë e xhumasë. Xhumaja është zotëria e ditëve dhe ne e quajmë atë "Dita e Shtimit". E pyeta: Çfarë është "Dita e Shtimit", o Xhibril? Ai tha: Kjo është dita kur Zoti yt ka përgatitur në xhenet një luginë të gjërë nga misku i bardhë. Kur vjen dita e xhuma në botën tjetër, Zoti i Gjithëmëshirshëm zbret nga Arshi (Froni) i Tij në Karrigen e Tij, dhe Karriga rrethohet me minbere të dritës, ku ulen në to profetët, dhe minberet e profetëve rrethohen me karriga nga ari, ku ulen në këto karriga të sinqertët dhe dëshmorët. Ata (banorët tjerë të xhenetit) që janë në dhomat e tyre të larta në xhenet zbresin dhe ulen mbi kodrat e miskut, këta nuk shohin se pronarët e minbereve dhe karrigave (profetët, të sinqertët dhe dëshmorët) kanë një pozitë më të lartë se ata në këtë mexhlis. Dhe pastaj Allahu i Madhëruar e i Ndershëm, u shfaqet atyre, dhe u thotë: "Kërkoni prej Meje". Ata të gjithë së bashku thonë: Kërkojmë kënaqësinë Tënde, o Zot!. Pastaj Allahu i siguron për kënaqësinë e Tij dhe i pyet sërish për të kërkuar deri sa të përmbushen dëshirat e çdo robi. Pastaj Allahu u jep atyre nga mirësitë e Tij që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe as që kanë kaluar në mendjen e njeriut. Pastaj Zoti i Madhëruar ngrihet nga Karriga e Tij për tek Arshi, dhe banorët e dhomave të larta kthehen në dhomat e tyre, të cilat janë nga perla të bardha, xhevahirë të gjelbër ose margaritarë të kuq të pa çarë e të pa krisur. Lumenjtë rrjedhin në to dhe pranë tyre kanë frutat e varura e të ulura. Aty kanë bashkëshortet, shërbëtorët dhe banesat e tyre. Banorët e xhenetit nuk presin asgjë më shumë me padurim sesa ditën e xhuma, për të shtuar sa më shumë afërsinë ndaj Allahun dhe për të arritur kënaqësinë e Tij". Këtë hadith e shënojnë një numër i imamëve të Sunetit në librat e tyre, si: Ibn Ebi Shejbe në "el Musanef" (5560), Darimiu në "er Rred alel Xhehmije" (104), Abdullah ibn Ahmed në "es Sunneh" (442), Darakutniu në "er Rru'jeh" (f. 172), Axhurri në "esh Sheriah" (708) e të tjerë. Ibn Kajimi (751 h) thotë: Ky është një hadith madhështor e kanë transmetuar atë imamët e Sunetit, e kanë aprovuar dhe konsideruar të pranuar, imam Shafiu e zbukuroi me të "Musnedin" e tij". Dhe thotë: "Këtë hadith e saktësoi një numër i imamëve (hufadhëve të hadithit)". Shih: Hadi el Ervah" (f. 291) dhe "Ixhtima el Xhujush el Islamije" (f. 139).

  • 27 мая2421из udhezimiipare

    Esselamu alejkum, tekabbelAllahu minna ue minkum 🌸

  • 📝 Na ka arritur se është thënë: Vërtet duaja përgjigjet në pesë netë: Në natën e Xhumasë, natën e Kurban Bajramit, natën e Fitër Bajramit, natën e parë të muajit Rexheb dhe natën e mesit të muajit Shaban. 📖 Kitab El-Um 264/1. ✍️ Muhammed ibn Idris Esh-Shafij rahimehullahu teala

  • Prej Sunetit është që të hajë ditën e Fitër Bajramit para se të dalë, dhe ta vonojë ushqimin ditën e Kurban Bajramit derisa të kthehet. 📖 El-Musannef 🗣 Amir Esh-Shabij rahimehullahu teala.

  • 26 мая206из udhezimiipare

    📝 Tavusi nuk linte ndonjë shërbëtore të tij pos që i urdhëronte ato të ngjyrosin duart dhe këmbët e tyre (me henna) për ditën e Fitër Bajramit dhe ditën e Kurban Bajramit, duke thënë: Është ditë Bajrami (feste). 📖 El-Musannef 5856

  • Kemi hyrë në orën e fundit të ditës se Arafatit. Bëni dua.

  • без подписи

  • без подписи

  • 26 мая2624из DarulRuqya99

    4_5929297807776156732.pdf

  • I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: Vërtet Allahu – i Lartë Madhërishëm – zbret tek qielli i dynjasë, dhe krenohet me njerëzit e Arafatit para Melekëve të Tij, dhe thotë: Shikoni tek robërit e Mi, më kanë ardhur Mua me flokë të pakrehura e të pluhurosura. O njerëz…

  • Nesër është dita e Arafatit!

  • 25 мая2523из udhezimiipare

    I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: Agjërimi i ditës së Arafatit, unë llogaris tek Allahu, që t'i shlyejë mëkatet e vitit që vjen pas tij dhe vitit që është para tij. 📖 Sunen Et-Tirmidhij 759. ✍️ Njerëzit e diturisë e kanë pëlqyer agjërimin e ditës së Arafatit…

  • 25 мая2112из udhezimiipare

    I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: Agjërimi i ditës së Arafatit, unë llogaris tek Allahu, që t'i shlyejë mëkatet e vitit që vjen pas tij dhe vitit që është para tij. 📖 Sunen Et-Tirmidhij 759. ✍️ Njerëzit e diturisë e kanë pëlqyer agjërimin e ditës së Arafatit me përjashtim të atij që është në Arafat... Me këtë punohet tek shumica e njerëzve të diturisë, ata e pëlqejnë mos agjërimin duke qenë në Arafat në mënyrë që njeriu të forcohet me të për lutje. ✍️ Muhammed ibn Isa 279h. rahimehullahu teala.

  • I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: Nuk ka ditë më të mëdha tek Allahu dhe as më të dashura tek Ai sesa vepra në këto dhjetë ditë. Shtoni në to fjalët: Elhamdulillah, la ilahe illAllah, dhe Allahu Ekber. 📖 Fedlu ashri dhi el-hixheti 3.